Akademia solemne: “Mahir Domi – 100-vjetori i lindjes” (13 mars 2015)

Hits: 7367

 

Nga kumtues të ndryshëm u hodh dritë në anë të ndryshme të personalitetit të tij poliedrik, në kontributin e tij shkencor në fushë të sintaksës së shqipes (prof. M. Çeliku), për historinë e gjuhës shqipe (prof. S. Mansaku), për morfologjinë historike të shqipes (akad. E. Likaj), për gramatologjinë e shqipes (prof. E. Hysa), për dialektologjinë e onomastikën (akad.as Gj. Shkurtaj) dhe për historinë e letërsisë (akad. J. Bulo). Znj. Etleva Domi, e bija e akademikut, bashkë me falënderimet solli kujtime nga i ati dhe fakte të rralla nga jeta e tij.