Koncert Diaspora Artistike dhe Shkencore - SHBA

 

Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, organizon koncertin e Diasporës Artistike dhe Shkencore - SHBA. Pjesëmarrës do të jenë Dr. Redi Llupa (piano, SHBA - Shqipëri) dhe Dr. Juan Sebastian Delgado (violonçel, Kanada-Argjentinë).

Pianisti shqiptar Dr. Llupa, i cili është pjesë e kërkuesve shkencorë të Diasporës Shqiptare, është gjithashtu dhe ambasador i muzikës së vendit të tij.

Në program përfshihen kompozimet e Manuel de Falla, Claude Vivier, Fazıl Say, Tonin Harapi, Vasil S. Tole, Thomas Simaku, Marcelo Nisinman dhe Astor Piazzolla. Disa prej këtyre veprave do të jenë jo vetëm premierë shqiptare, por edhe premierë botërore.

Koncerti zhvillohet ditën e dielë, më datë 8 shtator 2019, ora 19:00, në sallën "Aleks Buda" të Akademisë së Shkencave.

 

Klikoni për të lexuar ftesën me programin dhe informacione të mëtejshme.