Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

 «Shpallet konkursi për veprën shkencore më cilësore për antifashizmin në Shqipëri, botuar në periudhën 1991-2019»

Akademia e Shkencave në kuadër të përkujtimit të 75-vjetorit të antifashizmit në Shqipëri, përmes vendimit përkatës të datës 24 korrik 2019 vendosi shpalljen e «Konkursit retrospektiv për veprën shkencore më cilësore për antifashizmin në Shqipëri, botuar në periudhën 1991-2019 ».

Çmimet që akordohen në përfundim të këtij konkursi janë:

- Për veprën shkencore më cilësore për antifashizmin në Shqipëri, nga autorë vendës;

- Për veprën shkencore më cilësore për antifashizmin në Shqipëri, nga autorë të huaj;

- Për veprën shkencore më cilësore për antifashizmin në Shqipëri, nga studiues të rinj.

 

Të drejtën e propozimit të veprave për konkurrim e kanë: institucionet akademike-universitare, botuesit dhe vetë autorët.

Për organizmin e këtij konkursi pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ngrihet dhe funksionon një juri ndërkombëtare e specializuar, me studiues vendës e të huaj. Kjo juri ngarkohet që, në mënyrë autonome, të bëjë përzgjedhjen, nominimin dhe shpalljen e tre fituesve, sipas përcaktimeve të pikës 3 të këtij vendimi.


Pranimi i veprave konkurruese mbyllet më datën 30 shtator 2019 duke depozituar në zyrën e protokollit të Akademisë së Shkencave: kërkesën për pjesëmarrje në konkurs, 2 kopje të botuara të veprës, deklaratën e origjinalitetit të punimit të paraqitur, CV-në e autorit dhe listën e punimeve. Nominimi i të përzgjedhurve shpallet nga juria jo më vonë se data 20 tetor 2019. Ceremonia e ndarjes së çmimeve organizohet më 13-16 nëntor, në kuadër të konferencës shkencore akademike Antifashizmi popullor i shqiptarëve.


Ndarja e diplomave të nderit dhe e shenjës së fituesit të konkursit bëhet me një ceremoni publike. Për secilin nga fituesit Akademia e Shkencave akordon një shpërblim në masën 300.000 lekë.


Akademia e Shkencave e Shqipërisë

 

 


 

Klikoni për të lexuar: Vendim nr 14 datë 24.07.2019 "Për shpalljen e konkursit retrospektiv për veprën shkencore më cilësore për antifashizmin në Shqipëri, botuar në periudhën 1991-2019"

Letër urimi nga akad. Mehmet Kraja


Klikoni për të lexuar: Letër urimi nga akad. Mehmet Kraja, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës për akad. Skënder Gjinushi në postin e tij si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë!

 

Intensifikim i bashkëpunimit shkencor Shqipëri-Kosovë

 


Në ambientet e Librit Akademik në Akademinë e Shkencave u zhvillua sot një takim për intensifikimin e bashkëpunimit të mëtejshëm shkencor midis Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.


Ky takim u zhvilluar në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy akademive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë për periudhën 2018-2020. Kjo marrëveshje përfshin aktivitetet në fushën kërkimore-shkencore e artistike si dhe veprimtari të ndryshme shkencore, simpoziume, konferenca e të tjera.


Gjatë takimit të sotëm u fol nga përfaqësuesit e dy akademive për vijimin e mëtejshëm të bashkëpunimeve shkencore mes tyre, për botime të përbashkëta shkencore, për zhvillimin e konferencave të cilat nxjerrin në pah problematikat dhe gjithashtu për sesione dhe projekte të cilat do bëjnë të mundur një pasqyrim më të denjë të punës së akademikëve mes dy vendeve.


Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja tha se, “ky takim u zhvillua për të konkretizuar një fazë të re bashkëpunimi mes dy akademive. Të dyja akademitë kanë një përvojë bashkëpunimi mes tyre megjithatë kishte dhe faza të ngecjes së këtij bashkëpunimi. Tani ka ardhur një fazë pas reformave, riorganizimit të Akademisë së Shqipërisë dhe të problemeve tona ku duhet të intensifikohet bashkëpunimi në gjitha fushat. Bashkëpunimi ynë konsiston në shkencat albanologjike, shkencat shoqërore dhe seksionin e arteve që Akademia e Shqipërisë nuk e ka, por dhe këtu gjetëm dhe kërkuam forma bashkëpunimi”.


Gjithashtu për ATSH-në kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Skënder Gjinushi tha se, ”kjo është një vizitë e rëndësishme vllazërore dhe patjetër e nevojshme pasi akademia jonë ka qenë në reformim dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës ka një kryetar të ri tashmë dhe duhet të vendoseshin këto kontakte të reja në nivel kryesish për të vijuar këtë bashkëpunim”.


Gjinushi u shpreh se, “tani vlerësoj që janë të tëra kapacitet dhe në riorganizimin e akademisë sonë dhe të Kosovës, që të vijojmë të punojmë në gjitha fushat së bashku. Në fushat e albanologjisë edhe për ekonominë dhe për problemet e arsimit dhe për botime dhe veprash madhore si historia e shqiptarëve, enciklopedia pra probleme të gjuhës shqipe. Të gjitha pra këto probleme dy akademitë do i përballojnë së bashku duke rakorduar potencialet madje dhe në fushat e shkencave të natyrës dhe teknike, ku absolutisht ne duhet të jemi plotësues me njëri-tjetrin dhe gjithashtu të kemi dhe projekte të përbashkëta që kanë të bëjnë me zhvillimin e shkencave natyrore dhe teknike”.


Gjatë takimit të sotëm morën pjesë përfaqësues nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës ndër të cilët kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Mehmet Kraja, zv.kryetari i Akademisë së Kosovës, Jusuf Bajraktari dhe sekretarja shkencore e Akademisë së Kosovës, Myzafere Limani. Nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë merrnin pjesë kryetari i akademisë, Skënder Gjinushi, zv.kryetari i Akademisë së Shkencave, Vasil Tole, dhe akademikët Floresha Dado dhe Shaban Sinani.


Bazuar në këtë marrëveshje të nënshkruar mes dy akademive shkencore, të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, brenda dy viteve do të realizohen veprimtari rreth çështjes së standardizimit të shqipes dhe të terminologjisë, botimi i hartës arkeologjike, fjalorë, konferenca të ndryshme shkencore, sesione, projekte, promovime, shkëmbime të botimeve e të tjera.


Pergatiti: Adela Alla, ATSH

 

takimi asha...
takimi ashak 5 takimi ashak 5
takimi asha...
takimi ashak 1 takimi ashak 1
takimi asha...
takimi ashak 4 takimi ashak 4
takimi asha...
takimi ashak 2 takimi ashak 2
takimi asha...
takimi ashak 3 takimi ashak 3
 

 

 

Njoftim i Këshillit të Botimeve të Akademisë së Shkencave

 

Te nderuar akademikë! 

Të nderuar studiues shkencorë!


Mbështetur në "Rregulloren mbi kriteret për botim në Akademinë e Shkencave të RSh”, për të promovuar veprat e vërteta shkencore, Akademia e e Shkencave shpall nisjen e procesit të aplikimit për botimet shkencore 2018.


Njoftohet bashkësia shkencore brenda e jashtē vendit për të marrë pjesë në këtë proces konkurrues, duke respektuar kriteret e pëcaktuara për botimet shkencore sipas rregullores së mëposhtme.. Autorët duhet të kryejnë dorëzimin ie dorëshkrimeve pranë ASh-së.


Dosja e një botimi shkencor duhet të përmbajë këto dokumente, të cilat paraqiten në fillim të vitit:


• Kërkesën drejtuar Këshillit të Botimeve;

• Studimin shkencor në format PDF;

• 2 Recensa nga autoritete shkencore: njëri nga recensionuesit duhet të jetë anëtar i Akademisë;

• Deklaratën personale që vërteton se punimi është origjinal;

Në momentin e dorëzimit, autorët duhet të konfirmojnë me shkrim që studimi ose ndonjë studim i ngjashëm, nuk është duke u shqyrtuar ose nuk është pranuar diku tjetër. Nëse një kopje e dorëshkrimit është dorëzuar edhe diku tjetër, autorët duhet të dorëzojnë një kopje të tij, bashkëngjitur me dorëshkrimin e paraqitur në ASh. Oponentëve do t’u kërkohet të komentojnë, nëse ka mbivendosje mes aplikimeve të ngjashme.


Këshilli i Botimeve i Akademisë së Shkencave

 

Tiranë, më 11.12.2017

 

Lexoni rregulloren e botimeve

16 maj 2018 - Forum i hapur shkencor


Drita është jetësore për njerëzimin. Nëpërmjet fotosintezës, drita është në origjinën e vetë jetës. Studimi i dritës ka sjellë burime alternative premtuese energjie, përparime mjekësore të shpëtimit në teknologjinë dhe trajtimet diagnostike, internet me shpejtësi të lartë dhe shumë zbulime të tjera që kanë revolucionarizuar shoqërinë dhe kanë ndikuar në kuptimin tonë të universit. Këto teknologji u zhvilluan përgjatë shekujsh të studimeve themelore mbi vetitë e dritës - duke filluar punimin themelor të Ibn Al-Haytham, Kitab al-Manazir (Libri i Optikës), i botuar në 1015 dhe duke përfshirë punën e Ajnshtajnit në fillim të shekullit të 20-të, ndryshoi mënyrën se si mendojmë për kohën dhe dritën.


Dita Ndërkombëtare e Dritës feston rolin e dritës në shkencë, kulturë dhe art, arsim dhe zhvillim të qëndrueshëm, dhe në fusha të ndryshme si mjekësia, komunikimet dhe energjia. Kjo Ditë do të mundësojë sektorë të ndryshëm të shoqërisë në mbarë botën të marrin pjesë në aktivitete që tregojnë se si shkenca, teknologjia, arti dhe kultura mund të ndihmojnë në arritjen e qëllimeve të UNESCO-s - duke ndërtuar themelet për shoqëritë paqësore.


Dita Ndërkombëtare e Dritës festohet në 16 maj të çdo viti, përvjetori i operacionit të parë të suksesshëm të lazerit në vitin 1960 nga fizikani dhe inxhinieri Theodore Maiman. Kjo ditë është një thirrje ndaj shoqërisë për të forcuar bashkëpunimin shkencor dhe për të shfrytëzuar potencialin e saj në nxitjen e paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm.


Në këtë Ditë të Parë Ndërkombëtare të Dritës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizoi një forum të hapur shkencor. Veprimtaria u zhvillua në mjediset e “Librit Akademik” dhe në të morën pjesë, specialistë të fushave të ndryshme, studentë të degëve të ndyshme të shkencave natyore si dhe nxënës nga shkollat e mesme dhe atë profesionale “Harry Fultz”. Fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike, akad. prof.dr.Salvatore Bushati, i cili foli mbi qëllimin e zhvillimit të kësaj veprimtarie dhe theksoi rolin e madh të Dritës në shkencë.


Kumtuesit e ftuar në këtë veprimtari ishin pedagogë nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës. I pari e mori fjalën prof.dr. Artan Boriçi, i cili foli mbi efektin Dopler dhe rëndësinë e tij në studime të ndryshme. Nëpërmjet mjeteve audiovizive, prof. Boriçi e bëri shumë të këndshëm dhe të kuptueshëm shpjegimin e kësaj dukurie.


Në këtë forum gjithashtu kumtoi dhe prof. asoc. dr. Valbona Sota, duke shpjeguar në një mënyrë shumë të bukur dhe të thjeshtëzuar fotosintezën dhe rolin e saj në zhvillimin e jesës së gjallë në planetin tonë. Shumë të goditura ishin shprehjet e personaliteteve nga fusha të ndryshme mbi fotosintezën.


Gjithashtu në këtë ditë, astrofizikanja prof. dr. Mimoza Hafizi postoi një prezantim ne faqen e Akademisë me titull: “Dritat e Universit në Ditën Nderkombëtare të Dritës”.

Lexoni prezantimin “Dritat e Universit në Ditën Nderkombëtare të Dritës”