REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Kandidat për titullin akademik i asociuar

 

 

Artan Boriçi kandidon në fushën e fizikës, për titullin akademik i asociuar. Ai ka mbrojtur gradën doktor i shkencave matematike në ETH, Zurich, Zvicër, më 1996. Titullin profesor e ka marrë në Universitetin e Tiranës, në vitin 2010. Punon në drejtimet kërkimore të fizikës teorike dhe llogaritëse dhe në fushën e financës llogaritëse në Institutin Paul Scherrer të Zvicrës; në shkollën e lartë politeknike federale të Zyrihut e në Universitetin e Ediburgut (1996-2003). I njohur në botën e teorisë rrjetore të fushës për “fermionet Boriçi-Creutz”. 

 

Artani Boriçi ka bashkëpunim me institucione shkencore, si Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Akademia Mbretërore e Shkencave e Suedisë (për propozimin e çmimeve Nobel në fizikë), Qendra e Kërkimeve Bërthamore Europiane, Qendra e Llogaritjeve Intensive në Jylih të Gjermanisë etj. Së bashku me këto institucione dhe personalitete të shquara të fizikës dhe matematikës botërore ka marrë pjesë në organizimin e konferencave ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit. Atij i janë akorduar mbi gjysmë milionë dollarë grante për punë kërkimore fondametale prej agjencive zvicerane e skoceze, si dhe nga NATO (gjatë punës në Shqipëri). 

 

Ka 64 artikuj, të cituar 531 herë (ResearchGate), me 34 artikuj të indeksuar në SCOPUS, me indeks H = 9. Ka botuar në revistat e mirënjohura të fizikës, si Physical Review D dhe Journal of Computational Physics. Është pjesëmarrës me referime në 49 konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit, në 11 prej tyre si referues i ftuar. 

 

Artan Boriçi ka mbi 20 vjet veprimtari si pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Ka shërbyer si zëvendësdekan i këtij fakulteti (2012) dhe si anëtar i këshillit shkencor. Që prej vitit 2012 Ai drejton grupin e fizikës llogaritëse dhe të energjive të larta në departamentin e fizikës. Ka udhëhequr dy teza doktorale në fushën e fizikës së thërmijave elementare.