REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Përfundon procesi i zgjedhjes dhe shpallet rezultati i votimit

 

 

Në përmbushje të rendit të ditës të Mbledhjes së Asamblesë, pikat 1, 2 dhe 3, rinjoftuar më datë 15 qershor 2020, Asambleja e Akademisë së Shkencave, në mbledhjen e saj të datës 29 qershor 2020, kreu procedurat e parashikuara në nenet 7 dhe 11 të Statutit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj akademik e akademik i asociuar, për avancime në titullin akademik të  dy anëtarëve të saj (lëvizje të brendshme), si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm.

 

Pas paraqitjes së kandidaturave nga Kryetari i Akademisë Asambleja zgjodhi komisionin e votimit për administrimin statutor të procesit zgjedhor, me këtë përbërje: akad. Neki Frashëri (kryetar), akad. Floran Vila (anëtar), akad. Jorgaq Kaçani (anëtar) dhe akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj (anëtar).

 

Referuar rezultatit të shpallur nga komisioni i posaçëm pas numërimit të votave (procesverbali bashkëngjitur), Asambleja:

 

Vendosi

 

I. Fitojnë titullin akademik anëtarët e Asamblesë me titull të mëparshëm akademik i asociuar:

1. Arjan Durrësi;

2. Ilirian Malollari.

 

II. Zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik:

1. Genc Sulçebe;

2. Ilia Mikerezi;

3. Pëllumb Xhufi.  

 

III. Zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik i asociuar:

1. Adrian Civici;

2. Artan Boriçi;

3. Kristina Jorgaqi;

4. Mimoza Hafizi;

5. Rajmonda Bualoti.

 

IV. Zgjidhen anëtarë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë:

1. Ardian Ndreca;

2. Ardian Vehbiu.