REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

 

 

 

Ja portretet shkencore të prof. Ardian Civicit, prof. Kristina Jorgaqit, prof. Ardian Ndrecës, prof, Pëllumb Xhufit dhe studiuesit, publicistit dhe shkrimtarit Ardian Vehbiut

 

Akademia e Shkencave vazhdon procesin e reformimit dhe rifreskimit të saj në bazë të hapësirave të krijuara nga ligji dhe statuti i ri si dhe impulsit e vizionit të dhënë nga organet e reja drejtuese, duke marrë pamjen e vërtetë të një institucioni shkencor. Organizimi dhe puna e saj tani po bëhen gjithnje e më të prekshme.

2020-a eshte viti i parë i zbatimit të plotë të reformës së ndërmarrë nga ASH-ja. U ngritën Komisionet e përhershme kërkimore-shkencore sipas fushave kryesore te dijes siç janë: komisioni  i matematikë-informatikës, fizikë-kimisë, mjekësisë, histori-arkeologjisë, gjuhë-letërsisë, etj.  Krahas tyre jane ngritur disa Njësi Kërkim- Studimi, si ai i sizmologjisë, nanoalbi dhe i bio&gjenetikës.

Ndërkaq, gjatë pandemisë ASH-ja vuri në dispozicion gjithë potenacialin e saj dhe me anë të grupit “Në ndjekje të pandemisë”, në të cilin bënin pjesë mjekët, profesorët, akademikët dhe specialistët më të mirë të vendit, anëtarë të komisioneve dhe seksioneve të Akademisë, të cilët me praninë e tyre në media dhe me kontributin në spitale e në institucionet e Shëndetit Publik dhanë një ndihmesë të posaçme bashkë me profesorët shqiptarë, anëtarë të ASH-së, që punojnë jashtë vendit. Edhe ata morën pjesë aktive në rrahjen e mendimeve dhe sollën përvojën e tyre dhe të kolegëve të tyre nga jashtë.

Ndërkaq, një nga prioritetet e veprimtarisë së Akademisë së Shkencave për vitin 2020 është edhe përtëritja e anëtarësisë së Asamblesë së ASH-së me kandidatë të rinj nga radhët e kërkuesve dhe studiuesve më të mirë të shkencës brenda e jashtë vendit.

Pas pranimit në radhët e ASH-së të prof. Eno Koço, të prof. Fioralba Cakoni dhe prof. Mira Mezini (të tre këta u pranuan si Anëtarë të jashtëm të Akademisë), tani po vazhdon procedura e shqyrtimit dhe pranimit të 9 anëtarëve te rinj të Asamblesë, të dy anëtarëve të jashtëm, studiues e kërkues të njohur nga thuajse të gjitha fushat e kërkimit shkencor që ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda dhe jashtë vendit.

 

Po çfarë procesi është ndjekur për pranimet e reja?

 

Anëtarët e rinj që do të pranohen në Asamblenë e ASH-së do Ë fitojnë titullin “Akademik”, “Akademik i asociuar” ose “Anëtarë të Jashtëm të Asamblesë” për ata që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë. Në këtë proces që ka filluar do të shqyrtohen 9 propozime për anëtarë të rinj, 2 për lëvizje të brendshme, (ata që janë propozuar të kalojnë nga “Akademik i Asociuar” në “Akademik”) dhe dy Anëtarë të Jashtëm. Akademia aplikon edhe titullin “Emeritus” për ata që kanë mbushur moshën 75 vjeç të cilëve u është kthyer e drejta e votës, si dhe “Korrespondent”.

Asambleja përbëhet nga 30 Akademikë dhe 10 Akademikë të Asociuar. Procedura nis me rekomandimin e dy akademikëve apo profesorëve. Njësia bazë e kandidatit vlerëson cilësinë e botimeve sipas kritereve të miratuara. Akademia i drejtohet Senatit përkatës për të marrë prej tij një votë konsultative. 

Më pas, kandidatura shqyrtohet në Komisionin e Akademisë në të cilin 40% janë akademikë dhe më pas edhe në Seksionin përkatës. Vlera e këtij votimi është se këtu bëhet një lloj rankimi që e ndihmon më pas edhe Asamblenë në vlerësimin përfundimtar të kandidatëve. 

Pas kësaj kandidaturat i paraqiten Asamblesë së ASH-së

Këtë vit ishte mjaft domethënës vlerësimi i Senatit të Universitetit të Tiranës për kolegët e tyre. Ata votuan individualisht dhe ajo që ra në sy ishte se kandidatët e përzgjedhur gëzonin respektin e merituar të kolegëve madje edhe të studentëve anëtarë të Senatit.

Një gjë tjetër që bie në sy në këtë zgjerim të Akademisë është rritja e numrit të zonjave studiuese. Gjithsej pesë shkencëtare shqiptare i shtohen Akademisë së Shkencave.

 

 


 

1. Prof. Adrian Civici

 

 

 

Lexo : 

 

CV e plotë e Prof. Adrian Civici

 

Paraqitje e shkurtër

 

Rekomandim Prof. Dr. Gudar Beqiraj

 

Rekomandim Prof. Dr. Anastas Angjeli Faqe 1 Faqe 2

 

Relacion i Komisioni i Shkencave Sociale, Juridike, Ekonomike

 

Vlerësim Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë 1, 2


 

2. Prof. Kristina Jorgaqi

 

 

Lexo : 

 

CV e plotë e Prof. Kristina Jorgaqi

 

Rekomandim Prof. Dr. Anjula Jubani

 

Rekomandim Shaban Sinani

 

Relacion i Komisioni i Përhershëm i gjuhës dhe i letërsisë

 

Vlerësim Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë


 

3. Prof. Ardian Ndreca

 

 

Lexo: 

 

CV e plotë e Prof. Ardian Ndreca

 

Relacion i Komisioni i Përhershëm i gjuhës dhe i letërsisë

 

Relacion i Komisioni i Përhershëm i artit dhe trashëgimisë kulturore

 

Vlerësim 1, 2


 

4. Prof. Pëllumb Xhufi

 

 

Lexo: 

 

CV e plotë e Prof. Pëllumb Xhufi

 

Paraqitje e shkurtër

 

Rekomandim 1, 2

 

Rekomandim Shaban Sinani

 

Vlerësim Akademia e Studimeve Albanologjike 1, 2 


 

5. Ardian Vehbiu

 

 

Lexo: 

 

CV e plotë e Ardian Vehbiu

 

Mendim mbështetës

 

Relacion i Komisioni i Përhershëm i artit dhe trashëgimisë kulturore

 

Relacion i Komisioni i Përhershëm i gjuhës dhe i letërsisë