Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

Detyrat e Sekretarit Shkencor të Akademisë së Shkencave

Sekretari Shkencor është anëtar i Kryesisë së Akademisë së Shkencave i zgjedhur nga Asambleja e ASH-së. Ai ka këto detyra:


-Ndjek zbatimin e vendimeve të Asamblesë, të Kryesisë dhe përgatit mbledhjet e tyre;

-Në bashkëpunim të ngushtë me seksionet, kujdeset për paraqitjen e programit shkencor të Akademisë dhe raporton për veprimtarinë e përgjithshme të saj në bazë të programeve dhe raporteve të paraqitura nga seksionet dhe njësitë e tjera;

-Zëvendëson dhe përfaqëson kryetarin sipas urdhrit të tij, për çështje të veçanta ose për mbarë veprimtarinë e Akademisë për një periudhë kohe të caktuar;

-Mbulon nga afër veprimtarinë e aparatit administrativ të ASH: Sektorit të Financës, Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve, Marrëdhëniet me Jashtë dhe me Publikun, Sektorit të Botimeve Shkencore dhe Bibliotekës Shkencore, Njësisë së Projekteve të Kërkimit e Zhvillimit Teknologjik e Inovacioneve;

-Për kontrollin e realizimit të detyrave nga sektorët përkatës, sekretari shkencor kërkon periodikisht nga drejtuesit e tyre raport me shkrim. Për analizën e veprimtarisë së sektorëve dhe të raporteve të paraqitura prej tyre, organizon mbledhjen e drejtuesve të tyre kur e vlerëson ai të nevojshme;

-Në rastin e organizimit të mbledhjeve me tematikë apo problematikë të caktuar, një ditë përpara zhvillimit të saj, u njofton përgjegjësve të sektorëve përkatës rendin e mbledhjes, orën dhe vendin e zhvillimit të saj;

-Në mënyrë periodike raporton tek Kryesia për punën dhe veprimtarinë e administratës të Akademisë së Shkencave;

-Merr masa për administrimin e frytshëm të burimeve njerëzore, të mjeteve financiare e burimeve materiale të ASH, me miratimin e Kryesisë;

-Përgatit analiza, raporte dhe bën propozime për mbarëvajtjen e punës së strukturave në varësi të tij;

-Propozon strategji që kanë të bëjnë me drejtimin, motivimin dhe menaxhimin e personelit të strukturave të tjera të varësisë; -Ndërmerr nisma me administratën në lidhje me praninë dhe disiplinën në punë;

-Si epror i drejtpërdrejtë, bën vlerësimin e punës për nëpunësit civil në varësi të tij;

-Kryen veprimtari kërkimore shkencore vetjake.