Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

Takim i Kryetarit të Grupit tё Punёs, Akademik Skёnder Gjinushi

 

Nё vijim tё konsultimeve pёr projektligjin pёr Akademinё e Shkencave, Kryetari i Grupit tё Punёs, Akademik Skёnder Gjinushi pati sot dy takime nё Berlin: me presidentin e ALLEAs, rrjetit europian tё akademive tё shkencave, Prof. Gunter Stock, dhe Drejtorin Ekzekutiv, Matthias Johansen, dhe me pёrfaqёsuesin e Akademisё Kombёtare Gjermane Leopoldina, Lucian Brujan, qё ёshtё njёkohёsisht edhe koordinatori kryesor i Konferencёs sё pёrbashkёt shkencore pёr Ballkanin Perёndimor (Procesi i Berlinit).


Drafti mё i fundit i projektligjit mbi Akademinё e Shkencave u ёshtё dёrguar zyrtarisht ALLEAs dhe Akademisё Leopoldina, tё cilat kanё dёrguar paraprakisht sugjerimet dhe vlerёsimet e tyre pranë akademisë sonë të shkencave. Ndёrsa nё takimet e zhvilluara sot, u diskutuan mё gjerёsisht aspektet teknike, zgjidhjet konkrete dhe implikimet e tyre, garancia pёr njё kuadёr tё konsoliduar, autonomi funksionale dhe parime bazё tё qartёsuara nё kuadrirn ligjor.


Prof. Stock vlerёsoi punёn e kryer dhe draftin aktual, qё ёshtё produkt i njё pune tё koordinuar institucionale mes Akademisё sё Shkencave dhe niveleve politikёbёrёse, por edhe i njё konsultimi tё gjere me aktorёt kryesorё dhe palёt e interesit. Ёshtё e rёndёsishme theksoi Prof. Stock, qё akademia tё vijojё tё luajё rolin e vet tё rёndёsishёm lidhur me politikat pёr zhvillimin e shkencёs, pёr sigurimin e standarteve dhe cilёsisё sё kёrkuar pёr infrastrukturёn e kёrkimit shkencor nё vend dhe çёshtjet kryesore qё pёrcaktojnё ecurinё dhe suksesin e kёrkimit shkencor. Ёshtё gjithashtu pjesё e misionit tё akademisё tё promovojё shkencёn dhe elitёn shkencore nё vend.


Dispozitat ligjore të hartuara krijojnё mundёsi pёr angazhim aktiv tё akademisё, hapjen ndaj komunitetit mё tё gjerё nё vend dhe institucioneve tё interesuara. Ёshtё pozitive konstatoi Prof. Stock qё projektligji siguron balancёn e duhur me institucionet politikё-bёrёse, ndёrkohё qё kjo duhet koordinuar e harmonizuar me dispozitat specifike nё ligjin pёr shkencёs, qё ёshtё duke u hartuar paralelisht.


Edhe aspektet e referuara nga pёrfaqёsuesi i Akademisё Gjermane Leopoldina (projektligji faktikisht u konsultua nga ekspertёt pёrkatёs, pёrfshirё edhe ekspertёt ligjorё tё Akademisё Leopoldina) pёrcollёn preokupimin kryesor pёr njё funksionim autonom tё akademisё.


Z. Brujan vuri nё dukje qё projektligji ka nevojё tё ndiqet nё vijimёsi deri nё aprovimin e tij nga Parlamenti, nё mёnyrё qё tё sigurohen parimet kryesore pёr organizimin dhe funksionimin e Akademisё. Diskutimi u zgjerua edhe nё krahasimin dhe analizimin mes opsioneve dhe modeleve alternative ndёr akademitё europiane, pёr tё siguruar zgjidhjet sa mё efektive nё kontekstin ku ёshtё Akademia e Shkencave e Shqipёrisё, dhe pёr sfidat me tё cilat pёrballet.
Si pёrfaqёsuesit e ALLEAs dhe pёrfaqёsuesi i Akademisё Leopoldina vlerёsuan draftin dhe konfirmuan mbёshtetjen e tyre pёr parimet bazё dhe standartet kryesore qё ofron projektligji, nё mёnyrё qё t’i sigurohet akademisё njё funksionim normal. Shkёmbimet dhe diskutimet do tё vijojnё deri nё pёrfundimin e procesit tё reformёs nё Shqipёri.