Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

Pemëtaria dhe vreshtaria në Shqipëri dhe në Kosovë

TAKIM SHKENCOR PËR BOTIMIN MË TË FUNDIT “PEMËTARIA DHE VRESHTARIA NË SHQIPËRI DHE NË KOSOVË”
(Kultivarët e vendit dhe prodhimi i fidanëve të pemëve frutore, hardhisë, ullirit dhe agrumeve)



Në kuadër të Panairit të Librit, organizuar në Prishtinë më 6–12 qershor 2017 u realizua takimi shkencor për përurimin dhe diskutimin mbi botimin e ri shkencor “Pemëtaria dhe vreshtaria në Shqipëri dhe në Kosovë” (Kultivarët e vendit dhe prodhimi i fidanëve të pemëve frutore, hardhisë, ullirit dhe agrumeve), realizuar në kuadër të Protokollit të Bashkëpunimit Shkencor dhe Artistik midis Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Meqenëse hartimi i botimit vjen pas një pune të gjatë për realizimin e projektit “Inventarizimi i virozave dhe shëndetësimi i materialit mbjellës të specieve frutore dhe vreshtave në Kosovë dhe në Shqipëri”, përsëri në kuadër të Protokollit të Bashkëpunimit mes dy akademive, takimi shkencor u organizua në formë debati për probleme të rëndësishme të pemëtarisë dhe vreshtarisë në të dyja rajonet shqiptare si mundësinë e përdorimit të specieve frutore autoktone duke u bazuar në një sistem certifikimi bashkëkohor në prodhimin e materialit fillestar.
Auditori përbëhej nga specialistë të njohur të biologjisë, të bujqësisë dhe më gjerë, nga Kosova, si dhe të ftuar nga Shqipëria. Nderonte me pjesëmarrjen e tij akademik Isuf Krasniqi, sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si përfaqësues i kësaj akademie në këtë veprimtari të përbashkët.
Fjalën e hapjes e mbajti sekretarja shkencore e Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike, akad. asoc. Efigjeni Kongjika, si përfaqësuese e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe si autore kryesore e botimit të ri. Ajo vuri në dukje bashkëpunimin e ngushtë dhe frytdhënës midis dy akademive në realizimin e disa botimeve dhe projekteve të përbashkëta. Ajo që dallon në rastin e këtij botimi të ri është pjesëmarrja e një grupi të madh autorësh, 27 autorë nga Shqipëria dhe Kosova, specialistë të njohur në fusha të ndryshme të pemëtarisë, të fitopatologjisë, biologjisë molekulare, bioteknologjisë, njohës të legjislacionit evropian dhe shqiptar për certifikimin e fidanëve të drurëve frutorë. Specialistët vijnë nga disa institucione shkencore të Shqipërisë si Departamenti i Bioteknologjisë, FSHN, UT; Departamenti i Hortikulturës dhe Mbrojtjes së Bimëve, FBM, UBT; Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Vlorë, MBZHRAU; me Institutin Agronomik Mesdhetar, Bari, Itali dhe të disa institucioneve shkencore të Prishtinës si Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë në Universitetin e Prishtinës etj.
Lexo më shumë...




PEMËTARIA


PEMËTARIA


PEMËTARIA


PEMËTARIA