Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

Përurimi i librit tё akad. Bardhyl Golemi, “Njeriu elektromagnetik, nё njё mjedis elektromagnetik”


Më 14 nёntor, ora 11.00, Akademia e Shkencave organizoi nё sallёn “Aleks Buda” përurimin e librit tё akad. Bardhyl Golemi, “Njeriu elektromagnetik, nё njё mjedis elektromagnetik”. Autori, nё pёrgjigje tё interesit tё njё publiku tё gjerё, bёri njё paraqitje tё çështjeve të trajtuara nё librin e tij tё fundit.

Ky ёshtё botimi i tretё nё serinё e veprave tё tij nё fushёn e elektromagnetizmit dhe ndikimit të saj në jetën e shёndetin e njeriut. Tema nё fjalё ka qenё objekt i shumё studimeve tё rёndёsishme dhe ka tërhequr vёmendjen e mjaft akademive të shkencave dhe instituteve kёrkimore nё Europё, Amerikёn e Veriut, në vendet e zhvilluara tё Azisё etj.
Është i pranishëm në jetën tonë shqetësimi për dëmet e mundshme ose tё supozuara nga teknologjia e sotme, çka jo gjithmonё merr pёrgjigje ezauruese nga autoritetet shkencore apo ekspertёt. Pёrmes njё argumentimi tё ndёrtuar dhe të paraqitur me mjeshtёri, autori arriti tё komunikonte dhe realizonte tek audienca (akademikё e profesorё nga fusha tё ndryshme si: elektroteknika, elektromagnetizmi, biologjia, mjekёsia, shёndeti publik, studentё, mёsues e nxёnёs tё shkollave tё mesme) bindjen pёr tezat dhe konkluzionet lidhur me ndikimn faktik tё fushave elektromagnetike. Por, ndёrsa studimet dhe tё dhёnat japin njё pёrgjigje nё kushtet e pёrgjithshme, mbetet pёr t’u studiuar ndikimi i disa aspekteve specifike pёr vendin tonё, si p.sh., korridoret elektromagnetike.
Pёr audiencёn ishte interesante ndёrthurja e koncepteve të disa fushave, konkretisht, të elektromagnetizmit, biologjisё, shёndetit publik. Studiues tё tyre vlerёsuan lart njohjen e autorit pёrtej disiplinёs sё elektromagnetizmit dhe rёndёsinё e qasjes ndёrdisiplinare pёr tё ndёrmarrё sfida tё tilla. Kjo ishte me interes edhe pёr nxёnёsit dhe mёsuesit e gjimnazeve qё ndoqёn paraqitjen e librit, duke sjellё njё model se sa ngushtё dhe afёr komunikojnё disiplinat shkencore. Nё projektet e e sotme tё arsimit ёshtё theksuar nё mёnyrё tё veçantë, nevoja e formimit ndёrdisiplinar nёpёrmjet integrimit të lëndëve.
Kjo temё bashkon shkencёn, politikёn dhe interesin publik, ku shkenca pozicionohet nё njё vend tё rёndёsishёm nё funksion tё zhvillimit, të interesit publik dhe shoqёrisё nё pёrgjithёsi. Studime tё tilla nxjerrin në pah se si shkenca vihet nё shёrbim tё shoqёrisё, çka sjell nga ana tjetёr, njё interes nё rritje tё publikut, sidomos tё studiuesve tё fushave tё tjera, tё profesorёve dhe studentёve e të rinjve në përgjithësi. Autori i mbёshtet argumentet e tij me ato tё botimeve tё shkencёtarёve dhe studiuesve tё vendeve të tjera.
Nё pёrfundim, pjesёmarrёsit, ish-studentё tё tij, sot profesorё e studiues nё departamente universitare, gjetёn rastin tё shprehin vlerёsimin pёr profesorin e tyre dhe nivelin e lartё shkencor të punёs së tij interesante, pёrkushtimin dhe angazhimin e tij duke qenë në koherencë me zhvillimet dhe studimet e fundit nё kёtё fushё por edhe pёrtej saj. Ata e përgëzuan prof.Golemin për vullnetin e disiplinёn e punës qё ngjall respekt pёr tё dhe pёr vetё shkencёn.