Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

Promovimi i librit “Shqipëria dhe shqiptarët në Europën e Piut II”

Promovimi i librit “Shqipëria dhe shqiptarët në Europën e Piut II”


kopertina
Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, i Akademisë së Shkencave, në bashkëpunim me Institutin e Dialogut dhe Komunikimit, organizuan më 9 korrik në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave, promovimin e librit “Shqipëria dhe shqiptarët në Europën e Piut II”, të studiuesit Prof. Aurel Plasari. Merrnin pjesë akademikë, studiues të shkencave humanitare, kolegë dhe bashkëpunëtorë të autorit, si dhe përfaqësues të medias. Kryetarja e Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, Akad. Floresha Dado, duke vlerësuar këtë botim të rëndsishm shkencor, theksoi rolin e veantë që duhet të ketë Akademia e Shkencave në bashkëpunimin, promovimin, organizimin e debateve shekncore mbi teza, pikëpamje që studiues të spikatur realizojnë në veprat e tyre. Seksioni i Shkencave Albanologjike, theksoi ajo, duhet ta koncepton punën jo në rrethin e ngushtë të akademikëve, por në nxitjen dhe bashkëpunimin me studiues, qoftë të institucioneve shkencore shtetërore, qoftë edhe private. Takimin e promovimit të veprës shkencore të A.Plasarit, ajo e konsideroi si ftesë shkencore për rrethin e gjerë të studiuesve, nxitje të debatit mbi tezat origjinale që zhvillon Plasari në veprën e tij.
Në këtë promovim referuan Prof. Persida Asllani, e cila u ndal veçanërisht te figura komplekse e Papa Piu II, si një humanist i shquar, që në veprën ‘De Europa’ i dha një kuptim të ri konceptit ‘Europë’, duke rikuptimësuar dhe saktësuar brendinë e këtij koncepti. Dr. Agron Gjekmarkaj, u ndal kryesisht te pjesa e dytë e librit të Plasarit, ku flitet për vendin që zuri Arbëri, dhe në mënyrë të veantë figura e Gjergj Kastrioti, në veprat e Piut II. Ai vuri në dukje se studiuesi Plasari sjell të dhëna shumë interesante mbi rolin e Skëndërbeut në aleancën për mbrojtjen e krishtërimit, referuar veprave De Europa, Komentari, të Piut II. Botuesi i këtij studimi shkencor, Piro Misha, vlerësoi bashkëpunimin me studiuesin e njohur A. Plasari, vlerat e jashtzakonshme të këtij studimi, çka i dhanë garancinë dhe kënaqësinë e ndërmarrjes së botimit, por edhe të veprave të tjera në të ardhmen. Ai u ndal në disa pika themelore të kontributit të Plasarit, si në njohjen e periudhës humaniste, ku spikati Enea Silvio Piccolomini (Piu II), ashtu dhe në vendin e Arbërisë në këtë Europë humaniste.


Kliko për të lexuar parathënien e librit...


foto_1

foto_2

foto_3