Takim pune me ASHAK

 

Në kuadër të Marrëveshjes ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (2018-2020), drejtuesit e seksioneve të shkencave natyrore dhe teknike të të dy akademive, zhvilluan një takim pune në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Në takim u diskutua për agjendën e bashkëpunimit, arritjet dhe planifikimin e veprimtarive për vitin 2019. U diskutua që këto veprimtari të realizohen në përputhje me prioritetet e 2019 për kontributin e të dy akademive, nëpërmjet zhvillimit të përbashkëta të konferencave, seminareve, workshopeve, leksioneve të hapura, botimeve te ndryshme monografike e periodike dhe shkembimeve të ndërsjella, projekteve të përbashketa, etj. me Kontribute në kërkim–zhvillim, në edukim shkencorë, politika shkencore e qeverisëse në nivele të ndryshme, etj. Mbas takimit, drejtuesit e seksioneve informuan Kryetarin e Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës, Akademik Nexhat Daci, i cili theksoi rendësinë emadhe të bashkëpunimit ndermjet akademive për të rritur në nivel më të lartë rolin e akademive në përputhje me kërkesat aktuale për zhvillimin ekonomik e social të dy vendeve.