Samiti i II-të i Diasporës

 

U mbajt nga datat 28 shkurt - 2 mars Samiti i II-të i Diasporës organizuar nga Ministria e Diasporës nën kujdesin e Këshillit të Ministrave në bashkëpunim me institucionet qeveritare, ato universitare dhe Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe organizmave ndërkombëtarë që veprojnë në Shqipëri. Në këtë aktivitet Akademia e Shkencave e Shqipërisë prezantoi në një pavion të sajin në mjediset e Samitit, veprimtaritë e saj shkencore dhe botuese duke paraqitur shumë interes për diasporën shkencore në veçanti. Akad. prof. Salvatore Bushati si përfaqësues i Akademisë së Shkencave zhvilloi takime me pjesëmarrës në Samit: me arbëreshë të Italisë, diasporën shkencore në Mbretërinë e Bashkuar dhe Greqi dhe me organizmat e huaja që veprojnë në Shqipëri. Interes pati gjithashtu dhe Televizioni Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, ALBUK për të cilin akademiku dha një intervistë mjaft interesante për veprimtarinë që kryen Akademia e Shkencave, misionin e saj, realizimet për vitin 2018, lidhjet e saj me Diasporen Shkencore në Itali, Greqi, Gjermani, Australi e vende të tjera nga ata vinin, por dhe objektivat e veprimtarive me Diasporën në Botë. Prof. Bushati në takimet me ta theksoi se Akademia e Shkencave e ka prioritet të saj lidhjen me Diasporën në përgjithësi e me Diasporen Shkencore në veçanti me synim transferimin e dijeve në Shqipëri. Prurjet e Diaspores Shkencore sjellin teknologji të reja, të cilat kontribuojnë në ngritjen e nismave shkencore e prodhuese, spin off-eve, njësive e ndërrmarrjeve prodhuese e më gjerë, duke rritur treguesit e zhvillimit ekonomik, por dhe të vendeve të punes e më gjerë.