Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

 

Në vijim të konferencave shkencore ndërkombëtare për shëndetësinë, si konferenca “Menaxhimi Sfida kryesore e sistemit të kujdesit shëndetësor” (Management The Major Challenge of the Health Care System); konferenca “Parandalimi i kancerit: sfida dhe mundësi” (Cancer prevention challengies and opportunities), SShNT ndërmori zhvillimin e një veprimtarie të rëndësishme për shëndetin e kujdesin parësor, që lidhej me kulturën e të ushqyerit dhe ndikimin e saj direkt në kujdesin për një shëndet të mirë, “Faktorët e të ushqyerit dhe ndikimi në sëmundshmëri: shëndeti përmes të ushqyerit”, pasi sipas thënies së biologut të njohur shqiptar prof. Aleko Xoxe “......dimë të hamë, por nuk dimë të ushqehemi”.
Konferenca u organizua nga Seksioni i SShNT i AShSh në bashkëpunim me Universitetin Mjekësor të Tiranës, Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin e Shëndetit Publik dhe Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (21 nëntor 2015), në përputhje me rekomandimet e dy konferencave të mëparshme dhe qëllimet kryesore të saj ishin:

  • Evidentimi i ndikimit të të ushqyerit në sëmundshmërinë e popullatës në Shqipëri dhe i rolit të të ushqyerit në parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të veçanta;
  • Përfshirja dhe ndërgjegjësimi i grupeve të interesit për rolin e ushqimit dhe të ushqyerit në uljen e sëmundshmërisë, shkëmbimi i informacionit dhe ndërtimi i kapaciteteve të grupeve të ndryshme të interesit, brenda dhe jashtë sistemit shëndetësor nëpërmjet trajnimeve gjatë Konferencës.


Konferenca u përshëndet nga akad. Muzafer Korkuti, Kryetar i AShSh-së, , dr. Milva Ekonomi, zv. Ministre e Shëndetësisë, prof. dr. Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe prof. dr. Arben Gjata, Rektor i Universitetit të Mjekësisëtë Tiranës.

Në konferencë u mbajtën 12 referime kryesore, të cilat u shoqëruan me diskutime nga pjesëmarrësit. Përmbajtja e referimeve ishin prurjet më të reja të literaturës shkencore dhe të treguesve të fundit në Shqipëri dhe Maqedoni. Diskutimet ishin të përqendruara dhe u orientuan në shqetësimet që komuniteti ka në lidhje me të ushqyerit dhe sëmundshmërinë.

Konferenca nga vetë prurjet e saj demonstroi që tematika e saj paraqiti interes për komunitetin shkencor të kërkuesve shkencorë të specialiteteve të ndryshme në fushën e mjekësisë së specialiteteve e ato të parësorit, të universiteteve mjekësore të Tiranës e të rretheve; të prodhuesve të produkteve ushqimore, të institucioneve të ngarkuara për sigurinë dhe cilësinë ushqimore, ato politikëbërëse në fushën e shëndetit dhe të ushqimit si dhe të institucioneve të tjera të shoqërisë civile.
Po kështu dhe grupet përfituese të Konferencës: Ministria e Shëndetësisë, Drejtoritë Rajonale Shëndetësore, Shërbimi Parësor i Mjekut të Familjes, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, popullata, biznesi ushqimor dhanë pëlqimin e tyre për zhvillimin e konferencës në tematikat dhe cilësinë e zhvillimit të tyre në një kohë kur ato janë të domosdoshme për të gjitha komunitetet.


Të gjitha prurjet e kësaj Konference përmbajnë orientimet kryesore të aktiviteteve që duhet të zhvillohen në këtë fushë të rëndësishme jetike. Bazuar në rezultatet e saj, u hartuan orientime, të cilat u përmblodhën në një “Deklaratë të konferencës” të përgatitur nga një grup specialistësh të fushës së mjekësisë e ushqimit (bazuar në prurjet e Konferencës), e cila u aprovua nga pjesëmarrësit. Deklarata kishte në fokusin e saj orientimet kryesore të veprimtarive, që duhet të zhvillohen në të ardhmen në këtë fushë të rëndësishme jetike.

 

Lexoni: Deklaratën e Konferencës