Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

Akademik Kristaq PRIFTI

 

Kristaq PRIFTI
Fusha: Histori



PRIFTI Kristaq (1932–2017).
Historian, turkolog, profesor, akademik. Lindi në Berat, ku kreu edhe shkollën e mesme. Ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Historisë në Institutin Pedagogjik në Moskë (1951–1955). Në vitet 1955–1975 ka punuar si pedagog i historisë së përgjithshme dhe të Shqipërisë (periudha e Rilindjes) në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të UT, ku ka qenë edhe përgjegjës i katedrës së Historisë (1960–1975), në vitin 1962 zv.dekan dhe në vitet 1969–1975 dekan. Ka mbajtur ligjërata në kursin e magjistraturës në Universitetin e Prishtinës (1972–1980). Nga viti 1982 është punonjës shkencor në Institutin e Historisë të Akademisë së Shkencave, në vitin 1991–1993 drejtor i këtij Instituti. Veprimtarinë shkencore e ka zhvilluar në fushën e historisë së Shqipërisë (për periudhën e Rilindjes), ku ka trajtuar sidomos tema të tilla, si Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878–1881), Lidhja Shqiptare e Pejës (1899–1900), Shqiptarët dhe Revolucioni xhonturk, lëvizja politike-kulturore në Shqipëri (1908–1910), Kongresi i Manastirit (1908), shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe Qeveria e Përkohshme e Vlorës, si edhe për problemet e historisë së sotme të Kosovës etj. Është autor i disa monografive e botimeve me dokumente, si: “Lidhja Shqiptare e Pejës. Lëvizja Kombëtare 1896–1900” (1984, 2002, botim frëngjisht 1889), “Dervish Hima. Jeta dhe vepra” (1987, 1993), “Dr. Ibrahim Temo. Jeta dhe vepra” (Prishtinë, 1996), “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet osmane 1878–1881 (Dokumente)” (1978), “Popullsia e Kosovës” (2014), “Shkrime historike për Rilindjen Kombëtare” (2016), “Genocidi antishqiptar i serbomëdhenjve” (2017); bashkautor në monografinë “Kongresi i Manastirit ngjarje me rëndësi në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare” (1968, 1978, 2004), dhe bashkëpërgatitës i vëllimit “La Ligue Albanaise de Prizren” I (1988). Është bashkautor dhe bashkëredaktor i veprës ”Historia e Shqipërisë” (vëll. II, 1984), autor i një vargu artikujsh studimorë, të botuar në revistat shkencore brenda dhe jashtë vendit. Ka drejtuar gjatë viteve 1998–2007 projektin “Historia e popullit shqiptar” në katër vëllime dhe është bashkautor e redaktor shkencor i vëll. II (2002) dhe redaktor shkencor i vëll. III (2007). Është bashkëpërgatitës dhe bashkëredaktor i disa vëllimeve me dokumente e studime të Akademisë së Shkencave, si : “Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit” (1972), Sami Frashëri, “Vepra” (vëll. I e II, 1988), “E vërteta mbi Kosovën dhe Shqiptarët në Jugosllavi” (edhe anglisht: “The Throuth on Kosova”, 1993), “Çështja e Kosovës një problem historik dhe aktual” (dhe anglisht: “The Kossova issue - a historical and current problem”), Tiranë, 1996; bashkautor dhe bashkëredaktor i veprës “Himara në shekuj” (2004) etj. Është dekoruar me Urdhrin “Flamuri i Kuq i Punës” i kl. I; ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së dytë.