Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

Akademik Arben PUTO

Arben PUTO
Fusha: Drejtësi


Akademik Arben Puto

Arben Puto (1924-2016). Jurist, profesor, akademik. Ndoqi Liceun Kombëtar (francez) në Korçë dhe pas mbylljes së tij vijoi në liceun “Châteaubriant” në Romë. Mori pjesë në Luftën ANÇ. Pas çlirimit përfundoi shkollën e mesme në Gjimnazin e Tiranës (1946) dhe kreu studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Moskës (1951). Punoi në sektorin juridik të Ministrisë së Punëve të Jashtme (1951–1957). Pedagog në Fakultetin e Drejtësisë të UT (1957–1990), ku ka dhënë lëndën e së drejtës ndërkombëtare. Ka marrë pjesë aktive në proceset demokratike pas vitit 1990, duke kryesuar Komitetin Shqiptar të Helsinkit që nga krijimi (1990) dhe me ndërprerje deri në vitin 2000. Ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë.


Ndër veprat kryesore të tij janë: “E drejta ndërkombëtare publike”, vëllimi 1, 2 (1964, me ribotime); “Karta e Kombeve të Bashkuara; Statuti i Gjykatës Ndërkombëtare” (1993); “Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut në përqasje me Kushtetutën e Shqipërisë”, 186 f., (2003); “Historia e Shqipërisë” (botuar në frëngjisht 1974, anglisht 1981); “Historia e Shqipërisë” (vëll. III, 1983 dhe IV, 1984); “Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha 1912–1914” (1978); “Demokracia e rrethuar” (1990); “Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit”, vëll. I, 1867–1912 (1984); vëll. II, 1912–1918 (1987); vëll. III, 1919–1926 (2001); “Nëpër analet e diplomacisë angleze”, 203 f. (1976, botim i ripunuar, 2001); “Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926”, 392 f. (2003); “Shqipëria Politike 1912-1939” (2009); “Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878 - 1912”, (2010); “Demokracia e rrethuar”, (2010); “Lufta italo - greke, diktatorë e kuislingë” (2011); “Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e fuqive të mëdha: (1912-1914)”, 584 f., (2012); “Shkurorëzimi i Mbretit Zog në mërgim” (2012); Sfidat e të drejtave të njeriut për një shoqëri të lirë, kujtime: (1990-2000)”, (2015).