Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

Akademik Bedri DEDJA


Bedri DEDJA
Fusha: Pedagogji-psikologji


Akademik Bedri DEDJA

DEDJA Bedri (1930–2004). Pedagog e psikolog, historian i arsimit shqiptar, shkrimtar, teoricien e kritik i letërsisë për fëmijë, akademik. Lindi në Korçë. Kreu studimet e larta në Institutin “Lenin” në Moskë (1953), duke ndjekur njëkohësisht dy degë: pedagogji-psikologji dhe letërsi për fëmijë. Ka qenë pedagog dhe dekan i Fakultetit të Historisë e të Filologjisë në Institutin e Lartë Pedagogjik (1954–1957), drejtor i Institutit të Lartë Pedagogjik 2-vjeçar të Tiranës (1957–1958), kryeredaktor i gazetës “Mësuesi”, i revistave “Arsimi popullor” e “Fatosi”; nismëtar dhe drejtor i Institutit të Studimeve dhe Botimeve Shkollore (1965–1970), zëvendësministër i Arsimit dhe i Kulturës (1970–1973), sekretar shkencor i ASHSH (1973–1975) etj. Është autor i botimeve shkencore pedagogjike e psikologjike: “Rrugët e perfeksionimit të sistemit të sotëm të edukatës familjare” (1966), “Shënime për historinë e mendimit pedagogjik shqiptar” (1972), “Studime për problemin e metodave të dhënies së mësimit në shkollë” (1987), “Drejt enigmave të psikikës së njeriut” (1989), “Psikologjia sociale” (1990), “Sekreti i talentit” (1998), “Nëpër ravat e jetës” (2001) etj.; bashkautor në tekste të psikologjisë për shkollat e larta dhe për kursin pasuniversitar, në veprën “Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar” I (2004), në manualin shkencor “Didaktika” etj. Ndër veprat kryesore si shkrimtar i letërsisë për fëmijë janë romanet “Kalamajtë e pallatit tim” (1972), “Met partizani” (1981), “Kacamisri rreth globit” (1993), “Një udhëtim i rrezikshëm” (1962), “Qyteti me tri kështjella” (2003), “Republika e një mijë e njëqind çudirave” (1997); poema “Shkolla e pyllit” (1967), vëllimet “Përralla njëmbëdhjetëkatëshe” (1996), “Kapiteni i shtrëngatës” (1970); si studiues ka botuar librat “Tradita e probleme të letërsisë shqipe për fëmijë” (1971), “Shkrime mbi letërsinë për fëmijë” (1978), “Letërsia për fëmijë”(1961) etj. Për këtë veprimtari ka marrë Urdhrin e Organizatës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë dhe të Rinj (Cyrih, 2000). Bedri Dedja ka qenë kryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Psikologëve, anëtar i Asamblesë së Lidhjes Botërore të Shkencave Psikologjike, kryetar nderi i Shoqatës Mbarëshqiptare të Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj. Është dekoruar me Urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës”, ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë.