Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

Akademik Petrit RADOVICKA

Petrit RADOVICKA
Fusha: Energjetikë


Akademik Petrit RADOVICKA

Petrit RADOVICKA (1920–1991). Inxhinier hidroenergjetik, profesor, akademik, Hero i Punës Socialiste. Lindi në Leskovik. Kreu gjimnazin e Tiranës dhe filloi studimet e larta në Universitetin Politeknik të Torinos (1939), të cilat i ndërpreu më 1942 dhe mori pjesë në Luftën ANÇ. Pas çlirimit përfundoi studimet e larta në Institutin Energjetik në Moskë (1950). P.R. qe drejtor i Kombinatit Energjetik, që me ngritjen e tij (1951), mbi të cilin u ngrit më pas Sistemi Unik Elektroenergjetik Shqiptar. U morr me studimin e zhvillimit të energjetikës në vendin tonë, duke përpunuar dhe mbrojtur variantin parësor për ndërtimin e HEC-eve të fuqishme të kombinuara me TEC-e. Përpunoi parimet shkencore e projektuese për studimin e potencialit hidroenergjetik të Shqipërisë dhe drejtoi studimet për skemën e shfrytëzimit hidroenergjetik të l. Drin, studimet inxhiniero-gjeologjike në veprat hidroteknike, projektimin dhe ndërtimin e HEC-eve të Ulzës, Shkopetit, Bistricës 1 dhe 2, të Vaut të Dejës, Fierzës, Komanit, dhe ndërtoi projektidenë studimore të HEC-it të Skavicës, si rregullator i HEC-eve të kaskadës së Drinit. P.R. ka qenë pedagog në Institutin e Lartë Politeknik, që me krijimin e tij, nënkryetar i Institutit të Shkencave (1955), zv.rektor i UT (1965–1968), nënkryetar i ASHSH (1972–1980), rektor i UT (1975–1981), kryetar i Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë, që me krijimin e tij (1981–1987) dhe përgjegjës i katedrës së Centraleve elektrike në UT (1987–1990). P.R. ka përfaqësuar vendin tonë në forume ndërkombëtare për shfrytëzimin e pasurive hidrike, ka marrë pjesë si kryetar grupi në Kongresin Ndërkombëtar të Digave të Mëdha në Londër dhe ka krijuar në Shqipëri Komitetin Kombëtar të Digave të Mëdha. Ka qenë deputet i Kuvendit Popullor (1974–1982). Ka marrë titullin “Punonjës i Shquar i Shkencës dhe i Teknikës” dhe “Çmimin e Republikës” të shkallës së parë (dy herë).