Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

Akademik Kolë POPA

Kolë POPA
Fusha: Kimi


Akademik Kolë POPA

Kolë POPA (1913–1993). Kimist, profesor, akademik, “Mësues i Popullit”, anëtar nderi i ASHAK. Lindi në Elbasan, ku kreu Shkollën Normale. Studimet e larta për kimi e farmaci i përfundoi në Universitetin e Pavias (Itali, 1935). Punoi si mësues në Shkollën Normale të Elbasanit. Mori pjesë në Lëvizjen ANÇ dhe qe anëtar KANÇ të Elbasanit, që nga formimi i tij. Nga v. 1950 dha ndihmesë për ngritjen e arsimit të lartë; qe pionier i kërkimit shkencor në fushën e kimisë dhe të kimisë biologjike. Më 1950 themeloi laboratorin e kërkimeve kimike pranë Institutit të Shkencave, të cilin e drejtoi deri në v. 1957. Dha ndihmesë për themelimin dhe organizimin e UT (1957), veçanërisht të Fakultetit të Shkencave Natyrore, ku qe dekan (1958–1974) dhe drejtoi hapjen e degëve të reja: farmaci, biologji, merceologji; ngriti katedrën e kimisë organike dhe ishte përgjegjësi i parë i saj (1957–1986). K.P. luajti rol të rëndësishëm në ngritjen e nivelit të mësimdhënies në degët e kimisë industriale, biologji-kimisë, fizikës etj.; qe nismëtar dhe realizues i sistemit të kualifikimit shkencor pasuniversitar, sidomos në katedrat e FSHN. K.P. ka qenë drejtues shkencor i laboratorit të kërkimeve biokimike pranë katedrës së kimisë organike dhe ka kryer studime shkencore për vlerësimin dhe shfrytëzimin e pasurive natyrore të vendit. Është autor i librit “Bimët mjekësore në vendin tonë” (1952), “Nomenklatura kimike në gjuhën shqipe” (vëll. I, 1989) etj., si dhe i një vargu artikujsh shkencorë. K.P. dha ndihmesë në organizimin e ASHSH dhe të kërkimit shkencor në institutet e saj, duke qenë anëtar themelues, nënkryetar dhe përgjegjës i Seksionit të shkencave natyrore deri në fund të jetës. Ka marrë “Çmimin e Republikës” (1958).