Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

Tryeza: QASJA GJINORE E PSIKOLOGUT NË PROCESIN E RREGULLT LIGJOR

 


Nga tryeza e diskutimit me temë: QASJA GJINORE E PSIKOLOGUT NË PROCESIN E RREGULLT LIGJOR, organizuar në kuadrin e projektit "Forcimi i grave të margjinalizuara përmes ofrimit të shërbimit ligjor falas dhe ndihmës psiko-sociale, një përgjigje më efektiveve të profesionisteve dhe institucioneve, si dhe kontributit pro bono", i cili zbatohet me mbështetjen e Civil Rights Defenders, në bashkëpunim dhe me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë


Fjala përshëndetëse e Sekretarit Shkencor të Akademisë së Shkencave, akademik Vasil S. Tole


Përshëndetje,


"Kush flet mbjell dhe kush dëgjon korr"!


Kaluan 3 vjet nga data 23 Janar 2015, kur u mblodhëm këtu në Akademinë e Shkencave në konferencën kushtuar rolit dhe përmirësimit të performancës së psikologut në organet e Drejtësisë në Shqipëri. Mendojmë se roli i këtyre konferencave është i jashtëzakonshëm për shkak të fokusimit përmbajtësor në një ҫështje të caktuar me interes publik, e posaҫërisht në paralelet që hiqen mes raporteve shumë të domosdoshme mes shkencës-politikës dhe shoqërisë, prej të cilave në rradhë të parë përfiton qytetari dhe vetë shoqëria në përgjithësi.


Nevoja për këtë tri-alog do ta quaja, u ngrit me të madhe nga Konferenca e Ballkanit perëndimor mbajtur në Berlin, ku pas analizave të rëndësishme u konstatuan prej vitesh mjaft mangësi. P.sh nuk është e re të thuhet se në rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria, ka një pamjaftueshmëri kronike të fondeve publike dhe private për shkencën dhe kërkimin shkencor (niveli i tanishëm i buxhetit është ndjeshëm më poshtë se objektivi i BE-së, sipas të cilit duhet të zërë 3% të PBB-së). Saktësia në planifikim pengohet nga fokusi afatshkurtër dhe qasjet e shpërndarjes së financimeve. Nuk ekzistojnë lidhje të mjaftueshme midis burimeve ekzistuese, infrastrukturave, projekteve dhe njerëzve në sistemet shkencore. Dijet nuk shkëmbehen dhe nuk përhapen në mënyrë sistematike dhe kjo çon në një shkallë të lartë izolimi/orientimi drejt vetes të sistemeve shkencore kombëtare. Shkenca dhe rezultatet e saj rrallë përfshihen në vendimmarrje dhe në krijimin e opinionit. Dijet e fituara nga studiuesit shkojnë dëm duke qenë se nuk përdoren në interes të politikës dhe shoqërisë. Studiuesit e rinj e kanë të vështirë të futen në sistem dhe emigrimi në masë i kërkuesve të rinj është një nga rreziqet më të mëdha për zhvillimin e ardhshëm të vendit tonë e më gjerë etj.


Strategjia e Lisbonës (2000) përcaktoi synimin strategjik për vendet europiane, që të përballeshin me sfidat e ekonomisë dhe ato të shoqërisë në përgjithësi, duke u orientuar drejt një shoqërie të bazuar në dije e shkencë. Duket se slogani « Shoqëri e bazuar në dije », është më tepër se një moto e thjeshtë, ai duket se do të jetë synimi i përhershëm i shoqërive të civilizuara! Prioritet e kërkimit dhe ndёrtimi i komunikimit mes shkencёs dhe politikёs. Duhet themeluar me doemos tradita e këshillimit shkencor të politikës. Sot në botë janë ndërtuar linja komplekse që i mundësojnë shkencës rolin e saj në mënyrë qё tё realizojё kёshillimin e politikës nga shkenca. Për këtë nevojitet prania e shkencëtarёve dhe ekspertëve në nivelet më të larta të këshillimit të shtetit si në: Presidencë, Parlament, Kryeministri, pranё ministrave dhe ministrive të caktuara, pranë drejtorive të rëndësishme, pranë agjencive shtetërore, duke synuar realizimin e objektivave qeverisëse të cilat duhet të bazohen në arritje shkencore, përmes studimeve të kontraktuara, paneleve dhe grupeve të veçanta për probleme të mprehta si dhe politika tё favorshme nё mbёshtetje tё shkencёs dhe kapaciteteve shkencore. Kërkohet gjithashtu sigurimi i përparësisë së shkencës dhe lidhjes së saj me identitetin kulturor e gjuhësor, ekonominë dhe komunitetin. Gjykojmë se për të mundësuar zbatimin e këtij prioriteti nevojitet domosdoshmërisht integrimi i shkencёtarёve/studiuesve nё segmente qё lidhen me zbatimin e politikave, zgjidhjen e problemeve, menaxhimin e emergjencave dhe paraprirja nga ekspertiza shkencore e problemeve dhe aspekteve ekonomike e sociale, përmes kontraktimit tё studimeve dhe vlerёsimeve shkencore; pёrfshirja nё grupe pune, panele, etj., e akademikëve dhe kërkuesve shkencorë sipas fushave. Një aspekt tjetër është sigurimi i kuadrit rregullator qё t’i hapё rrugё lidhjes sё shkencёs me biznesin, pёr t’i bёrё palёt tё interesuara, konkurruese dhe produktive dhe ndёrtimi i skemave specifike me grante qё tё orientojnё shkencёn drejt biznesit, industrisё, ekonomisё. Për sa më sipër kërkohet që të merren nё konsideratё disa çështje si: -sigurimi i dokumenteve bazё pёr komunitetin shkencor: standardet e shkencës dhe të kërkimit, etika dhe parimet universale të kërkimit bazuar nё modelet europiane dhe ndёrkombёtare (aktualisht ASH ka marrë nismën për hartimin e p.ligjit “Për Kodin e Etikës në kërkimin shkencor” shih: http://www.arsimi.gov.al/projektligj-per-kodin-e-sjelljes-…/), konsiderimi i “Statusit të Shkencëtarit” dhe i kuadrit pёr autonominё e instituteve tё kёrkimit; vlerësimi i performancёs, si dhe modele dhe standarde pёr vlerёsimin e outputeve shkencore; bashkërendimin, drejtimin dhe orientimet kryesore nё komunitetin shkencor nёpёrmjet njё bordi ku tё pёrfaqёsohen aktorёt kryesorё: Këshilli i Ministrave, Parlamenti, shkenca, biznesi dhe sigurimin e instrumenteve dhe skemave qё t’i mundёsojnё qeverisё zbatimin e programit politik nё ҫështjet qё lidhen me shkencën; -edukimin shkencor qё tё mundёsojё njё truall tё favorshёm tё orientuar pozitivisht ndaj shkencës shoqëruar me ndёrtimin e rrjeteve produktive tё shkencёtarёve tё rinj, pёr t’i promovuar nё karrierёn shkencore. Modelin e parë e kemi krijuar duke themeluar “Akademinë e të Rinjve” pranë Akademisë së Shkencave. Shih http://akad.gov.al/ash/akademia-e-te-rinjve/anetaret Si përfundim, shpresoj se edhe gjetjet e kësaj tryeze do të ndikojnë në rritjen e kapaciteteve në fushën gjinore të psikologëve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në sistemin e drejtësisë dhe do ta ndikojnë edhe vetë sistemin me vlerat e këtyre gjetjeve.


Ju falenderoj për vëmendjen.