Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

Prezantimi i koleksionit me portretet e akademikēve në pikturë dhe përurimin e pianos koncertale

Fjala e akademik Vasil S. Tole, sekretar shkencor i ASH në hapje të aktivitetit pēr prezantimin e koleksionit me portretet e akademikēve në pikturë dhe përurimin e pianos koncertale.

 

Të dashur miq.

Ju uroj të gjithëve mirëseardhjen në akademinë tonë të shkencave. Kjo mbrëmje në shoqërinë e pikturës dhe muzikës është një ngjarje e bukur, sa artistike e kulturore, në funksion të promovimit të vlerave të trashëgimisë akademike shqiptare. Themi të pikturës, se falë këtij arti u rikthyen në akademi për të mos u larguar më nga sytë, mendja dhe zemra e të gjithëve, të bukur e në paqe, me tërë fuqinë e mendimit, peshën intelektuale dhe vlerat njerëzore që mbartin, një pjesë e themeluesve dhe antarëve të saj të çmuar.

Falë portreteve në pikturë ata janë me ne, janë këtu sot e do të jenë tërë kohës, ikonat e Akademisë, akademikët: ALEKS BUDA, Eqrem Cabej, Petrit Radovicka e akademikët pasues Alfred Uçi, Bedri Dedja, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Jorgo Bulo, Kolec Topalli, Kristaq Prifti, Kristo Frashëri, Mahir Domi, Teki Biçoku, Tish Daija, Zija Këlliçi, Muzafer Korkuti, Afërdita Veveҫka e besoj të tjerë portrete do ta pasurojnë këtë koleksion të veçantë në të ardhmen.

Falenderimi ynë i posaçëm shkon më së pari për familjet e akademikëve të nderuar që pērmenda më sipër, të cilët ofruan me bujari bashkëpunimin dhe mbështetjen e domosdoshme për realizimin e portreteve, e në veçanti falenderimi ynē shkon për piktorët:Zef Shoshi, Maksi Velo, Leon Çika e Aleksandër Filipi, Ardian Devolli, Atanur Dogan, Elton Luarasi, Nikolin Ivanaj, Dulejman Topallaj, Endri Myrtaj, Sara Doda e Ruben Hajnaj që vunë artin dhe talentin e tyre në paraqitjen dhe lartësimin e figurës së akademikëve tanë. Po ashtu për skulptorin Qazim Arifi për skulpturat e akademikëve Kadare, Agolli, Frashëri dhe Spahiu të ekspozuara në hollin e akademisē.

Sot gjithashtu përurojmë me koncert pianistik edhe instrumentin e pianoffortes së re të Akademisë së Shkencave, e cila pas kësaj nuk është akademi në Evropë pa një të tillë. Kjo gjë do të ishte e pamundur pa mbështetjen, kontributin financiar dhe njerëzor të çiftit amerikan Ann dhe Bob Rosenthal dhe të pianistes shqiptaro-amerikane Dr. Elida Dakoli, e cila ishte motori gjeneruesi pozitiv i gjithë kësaj mirësie. Një falenderim i thellë dhe një duartrokitje shkon për Ann, Bob dhe Elidën të cilët na nderojnë me prezencën e tyre. Si një koicidencë e bukur, familja e akademik Budës solli për ne “Librin e Sonatinave” për piano me të cilin ushtrohej profesor Aleksi, libër e cili është dokumenti më i ҫmuar i faktit se sa të formuar ishin etërit tanë themelues.

Të dashur të pranishëm,

Që të gjithë ne jemi të ndryshëm, por kemi një gjë të përbashkët, pasi që të gjithë ne GJYKOHEMI PËR ATË QË JEMI DHE QË BËJMË. Në librat e shenjtê thuhet se:"Pema njihet nga fryti. Njeriu i mirë nxjerr të mirat nga thesari i mirë; dhe njeriu i lig nxjerr të liga nga thesari i lig". Ju të gjithë pa përjashtim, ata që ndihmuan, që kontribuan artistikisht, moralisht dhe financiarisht, por edhe Ju që jinni këtu, që të gjithë kini nxjerrë të të mirën nga thesari i mirë.

Tani është momenti që të ftoj për koncertin pianistik Elida Dakolin, e cila me interpretimin e saj do të përurojē jo vetëm pianon e re të Akademisë së Shkencave, por edhe sallën e më të re të muzikës së dhomës në kryeqytetin tonë.

Tani është koha për muzikē.

Ju faleminderit!