Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

Takimi nё Universitetin Charles

 

Nё datёn 2 korrik, u zhvillua takimi nё Departamentin e Studimeve Ballkanistike dhe Sllavistike, me drejtorin e Departamentit Dr. Jaroslav Otcenasek, pёrgjegjёsen pёr gjuhёn shqipe, Dr. Orkida Backus Borshi. Nё takim merrte pjesё edhe Prof. Asoc. Adrian Brisku, aktualisht pjesё e Departamentit tё Studimeve Ndёrkombёtare nё Universitetin Charles.


Nё paraqitjen e saj. Akad. Dado vuri nё dukje se tё dy institucionet kanё mundёsi tё koordinojnё dhe shfrytёzojnё mё mirё mundёsitё dhe kapacitetet e tyre. ASH, pavarёsisht se nuk ka institute nё strukturёn e vet qysh nga 2007, funksionon dhe organizon aktivitetet shkencore nё bashkёpunim me institutet dhe universitetet kryesore nё vend. Ёshtё e nevojshme tё kemi njё njohje mё tё mirё reciproke pёr cfarё synojmё, nё cilat sfera bashkohen interesat dhe mundёsitё dhe avantazhet e bashkёpunimit. Faktikisht mendojmё se nuk ka qenё e favorshme qё na ka mnuguar informacioni pёr këtё strukturё me interes nё sferёn e studimeve tё shqipes, si dhe zhvillimet lidhur me katedrёn e shqipes brenda departamentit pёrkatёs. Ne e shikojmë si njё pёrgjegjёsi nga ana jonё qё tё jemi nё kontakt dhe nё lidhje me qendrat ku lёvrohen studimet albanologjike.


Studimet e shqipes brenda kёtij departamenti tashmё janё hapur por ka numёr tё vogёl studentёsh. Ka 3-4 studentё nё programin Bachelor dhe 2-3 studentё nё programin Master. Studimet e shqipes janё tё kombinuara edhe me njё fokus tjetёr nё program. Akreditimi ёshtё realizuar edhe falё faktit se duke qenё brenda kёtij departamenti, sigurohen kapacitetet dhe standartet sipas akreditimit. Por, pёr 4 vjet do tё bёhet riakreditimi dhe njё nga kёrkesat kryesore tё Komitetit tё Akreditimit, ndёr tё tjera, lidhet me garancitё pёr vijimёsinё e studimeve, si pёr stafin edhe pёr studentёt. Prandaj ka rёndёsi forcimi dhe zgjerimi i aktivitetit akademik e kёrkimor, si dhe njё qasje ndёr-disiplinore, çka mund tё tёrheqё edhe studentёt nё njё program tё zgjeruar e kompleks, qё zgjeron edhe gamёn pёrkatёse nё tregun e punёs pas diplomimit. Mё pёrpara pati njё orientim drejt filologjisё, por kjo nuk rezultoi shumё e suksesshme lidhur me interesin e studentёve. Sot nevojitet njё formim qё ndёrthur disa fusha: gjuhёsinё, letёrsinё, historinё, turizmin, etnografinё, studimet politike etj.


Nё funksion tё zhvillimet tё perspektivave tё studimeve albanologjike por edhe studimeve ballkanistike nё pёrgjithёsi, do tё jetё me interes tё kemi shkёmbime lektorёsh, organizim ligjёratash me interes nga njё spektёr i gjerё studiuesish, vizita tё ndёrsjella studentёsh, furnizim me literaturё. Mund tё shihet mundёsia s inga ASH, nga universitetet por edhe nga shtёpitё botuese qё kanё botime me interes.


Universiteti ka njё buxhet tё caktuar dhe njё pjesё e literaturёs mund tё blihet. Pёrtej kёsaj, tek pjesa e inkurajimit nga ana jonё, ne duhet tё nxitim dhe mundёsojmё burime tё tjera pёr tё pasuruar studimet albanologjike nё kёtё universitet: burime nga vetё ASH, bashkё-koordinim me Ministrinё e Arsimit dhe KM pёr njё fond pёr kёtё qёllim, qё t’u shёrbejё edhe katedrave tё tjera tё shqipes nё botё. Edhe shkёmbimet e lektorёve, organizimin e ligjёratave apo projekte tё pёrbashkёta nё sferёn e albanologjisё, mund tё mbёshteten me njё fond tё veçantё, mundёsuar me akt administrative pёr zhvillimin e studimeve dhe kёrkimeve albanologjike, pёrhapjen dhe koordinimin pёr dijen, kulturёn. Njё tjetёr mundёsi ёshtё qё tё kemi njё pёrcaktim mё tё favorshёm dhe tё analizuar nё protokollin e bashkёpunimit pёr shkencёn dhe arsimin mes dy vendeve. Njё mekanizёm tjetёr ёshtё Erasmus+.


Sa mё sipёr ka nevojё tё artikulohen, tё diskutohen me institucionet respektive dhe tё formalizohen nё akte apo marrёveshje formale. Pas kthimit nё Tiranё, ne synojmё t’i diskutojmё kёto mundёsi me Ministrinё e Arsimit dhe Ministrin e Diasporёs dhe tё finalizojmё kanalet dhe instrumentet qё t’u shёrbejnё objektivave tona.


Akad. Dado pёrmendi edhe mundёsinё e bashkëpunimit lidhur me kurrikulёn e studimeve tё shqipes. Ka pasur njё interes pёr kёtё nga disa katedra qё mbulojnё studimet albanologjike. Ndarja e praktikave dhe aspekteve tё avancuara mund t’u shёrbejё mё gjerё rrjetit tё katedrave albanologjike, çka e bёn shumё dobiprurёse ngritjen e njё rrjeti funksional. Pёrveç koordinimit tё mbёshtetjes pёr infrastrukturё, mjete financiare e materiale, bashkёpunimit pёr kurrikulёn dhe studimet, rrjeti mundёson njё pёrdorim mё efikas edhe tё burimeve njerёzore nga tё gjithё pёr tё gjithё. Ёshtё vёrtet interesante qё lektorё nga Mynihu, Praga, Sofje, Shёn Peterburgu, Pekini, etj tё jenё tё disponueshёm pёr çdonjёrёn nga katedrat nё fjalё.


Drejtori i Departamentit shprehu vlerёsim tё veçantё pёr pёrpjekjet e ambasadorit shqiptar nё Pragё pёr intensifikimin e bashkёpunimit mes universiteteve dhe institucioneve shkencore tё tё dy vendeve. Ёshtё pozitive u shpreh ai, kur ka njё mbёshtetje kaq tё pranishme dhe tё angazhuar.


Departamenti ёshtё gjithashtu i lidhur nё aktivitetet e vetё edhe me Akademinё, pёr shkak se studiues dhe drejtues tё departamenteve nё Universitetin Charles janё direkt ose indirekt tё ёprfshirё nё institutet shekncore nёn Akademinё e Shkencave.


Prof. Otcenasek u shpreh se ky kontakt personal ёshtё vёrtet i dobishёm pёr tё filluar njё bashkёpunim efektiv, pasi shpesh kontaktet personale janё pёrcaktuese.


Nё fjalёn e tij. Akad. Asoc. Sinani pёrmendi faktin qё njё pjesё e konsiderueshme e elitёs intelektuale shqiptare ka lidhje me Pragёn. Ka njё sёrё gjёrash qё na sjellin bashkё, pёrfshirё edhe albanologёt çekё qё kanё kontribute tё rёndёsishme, por qё pёr momentin nuk janё promovuar mjaftueshёm. Prandaj do tё ndihmojё tё shfrytёzojmё edhe arkivat pёr kёtё qёllim.


Departamenti, nё kuadёr tё planifikimeve vjetore, ka organizuar çdo vit “Mbrёmje Shqiptare”. Vitin e kaluar kishin organizuar diçka mbi shkrimtarin Ismail Kadare. Pjesё e veprimtarisё ishte njё lexim nga veprat e tij, si dhe njё intervistё qё shkrimtari e kishte bёrё pёr tё pёrshёndetur kёtё aktivitet. Kёtё vit mendojnё tё organizojnё diçka mbi albanologun e shquar Robert Elsin.
Z. Sinani shtoi qё mund tё zgjerohet sfera e bashkёpunimit dhe studiuesit nga universiteti Charles mund t’i kemi edhe nё Tiranё dhe qendra tё tjera nё kuadrin e shkёmbimeve dhe ligjёratave. Kjo na ndihmon tё bёjmё secilin tё njohur te njёri tjetri, mundёsisht nёpёrmjet shkёmbimeve periodike. Na ndihmon gjithashtu tё njohim edhe cfarё nevojash kemi, tё ngrejmё njё rrjet albanologjik funksional, tё promovojmё aktivitete, vepra, personalitete dhe do tё kemi mё shumё perspektivё.


Dr. Otcenasek i vlerёsoi kёto mundёsi, aq mё tepёr se pёr studimet e shqipes ёshtё kёrkesa pёr tё pasur njё vijimёsi dhe garanci. Prandaj komiteti ka pёr ta parё pozitivisht kёtё pёrpjekje. Departamenti synon ndёrdisiplinaritetin nё sferat e historisё, filologjisё, politologjisё, etnografisё, folklorit, arkeologjisё, gjeografisё, etj. Edhe mbёshtetja prej drejtuesve tё fakultetit ёshtё e prirur drejt lidhjeve mes katedrave dhe qasjeve ndёrdisiplinare.


Njё tjetёr mundёsi qё zgjeron shkёmbimet eshtё edhe bashkёdrejtimi nё studimet doktorale, qё aktualisht ne po e aplikojmё me universitetet e Beogradit, Pekinit, Poznanit. Mund tё ketё edhe student shqiptarё qё tё aplikojnё pёr studime doktorale nё Universitetin Charles, aq mё tepёr qё kёrkohet vetёm njё nivel bazё i gjuhёs çeke. Dr. Otcenasek shtoi qё mund tё kushtёzohet edhe vetёm me angazhimin e kandidatit pёr tё kryer njё nivel bazё tё mёsimit tё gjuhёs kur tё fillojё studimet doktorale tek Charles.


Dr. Otcenasek shtoi se pёr studimet e shqipes ka rёndёsi tё konsolidohen dy boshte, ai akademik i studimeve si dhe garancitё pёr realizimin e synimeve shkencore. Departamenti ёshtё i prirur drejt aktiviteteve qё kanё Ballkanin si fokus tё pёrbashkёt. Nё vjeshtё ёshtё planifikuar njё aktivitet, pёr tё cilin do tё dёrgohet ftesё e posacme institucionale.