Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

Konkursi i çmimeve për 550-vjetorin e Gjergj Kastriot Skënderbeut

 

Konferencë Shtypi


Konkursi i çmimeve për 550-vjetorin e Gjergj Kastriot Skënderbeut


Nga fjala e prof. Floresha Dados në konferencën e shtypit për konkursin e veprave dhe botimin më të mirë shkencor kushtuar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe epokës së tij, shpallur nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë me Vendimin nr. 24, datë 22.12.2017, në kuadrin e vitit 2018, shpallur “Viti i Skënderbeut”.


Vendimi për të zhvilluar disa aktivitete shkencore në 550-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, u shpall nga Akademia që në nëntor të vitit 2017, dhe ky konkurs ishte vetëm një prej aktiviteteve të parashikuara.


Aktiviteti i parë i planifikuar ishte zhvillimi i një Konferencë Ndërkombëtare. Kjo Konferencë, me Vendim të Qeverisë, u konceptua si një Konferencë ndërshtetërore, ndërinstitucionale, ku Akademia është bashkëorganizatore.


Aktiviteti i dytë: çmimet e veçanta.

- Për veprën më të mirë shkencore dhe/ose dokumentare, shkruar nga autorë shqiptar.

- Për veprën më të mirë shkencore dhe/ose dokumentare, shkruar nga autorë të huaj, shqip ose në gjuhë tjetër.

- Për veprën më të mirë shkencore dhe/ose dokumentare në vlerësimin e rrallësisë bukinistike, me përparësi botimet diplomatike-anastatike, çmim i cili nuk do të jepet, pasi juria nuk ka cilësuar që ka një prurje të tillë në konkurrim.


Aktiviteti i tretë do të jetë botimi i një vëllimi të posaçëm kushtuar Skënderbeut, ku janë ftuar të kontribuojnë, personalitete të shquara të shkencave albanologjike, me temë Skënderbeun dhe epokën e tij.


Aktiviteti i katërt është promovimi i dhjetë vëllimeve të akad. Kristo Frashërit. Janë botime me përmbledhje dokumentash, mbledhur dhe përkthyer nga gjuhë lindore e perëndimore, që përbëjnë një pasuri të jashtëzakonshme për të gjithë historianët.


I bëjmë thirrje me këtë rast APP, që të përshpejtojë procedurat e tenderimit, pasi ka një pezullim, që ky botimi i rëndësishëm të realizohet në kohë.


Programi i jurisë për shpalljen e çmimit është ky:

Në fillim, të gjithë të nominuarit do të prezantojnë shkurtimisht ligjëratat e tyre, seanca e dytë do të jetë një seancë nderimi për personalitetet që nuk jetojnë më dhe e treta, seanca e ndarjes së çmimeve.


Më poshtë fjala e prof. Pëllum Xhufit, kryetar i jursë së çmimeve të konkursit


Në kuadrin e “Vitit të Gjergj Kastriot Skënderbeut”, në pëmbushje të detyrave funksionale të përcaktuara me ligj, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, shpalli konkursin për akordimin e çmimit intestuar emrit të Heroit tonë Kombëtar:

- Për veprën më të mirë shkencore dhe/ose dokumentare të realizuar nga autorë shqiptarë.

- Për veprën më të mirë shkencore dhe/ose dokumentare shkruar nga autorë të huaj, shqip ose në gjuhë tjetër.

- Për realizimin më të mirë në fushën e bukinistikës e të botimeve anastatike të dorëshkrimeve të ralla ose të pasurive numizmatike, filatelike etj, që lidhen me figurën dhe epokën e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Për vlerësimin e botimeve të paraqitura në këtë konkurs, të ndara sipas tre kategorive të mësipërme, Akademia e Shkencave, me Vendimin e datës 03.04.2018 shpalli krijimin e Jurisë për ndarjen e emimeve që Akademia në fjalë akordon për 550-vjetorin e Gjergj Kastriot Skënderbeut, me këtë përbërje:

Prof. Dr. Pëllumb Xhufi, Instituti i Historisë, Tiranë - Kryetar

Akad. Luan Starova - anëtar

Akad. Asoc. Shaban Sinani - anëtar

Akad. Rezvan Teodorescu -anëtar

Prof. Matteo Mandala -anëtar

Juria bëri një mbledhje të parë në muajin prill, në të cilën u diskutuandhe u vendosën kriteret mbi bazën e të cilave do gjykohet për vlerën e sejcilës vepër të paraqitur në konkurs.

Me angazhimin e anëtarëve të jurisë, u identifikuan botimet e realizuara, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në këto dy dekada të fundit me subjekt jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit dhe epopenë e lavdishme të popullit shqiptar në shek. XV. Ndërkohë u ftuan institucionet këkimore-shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe autorë të interesuar për të paraqitur në konkurim vepra të realizuara e që përputhen me kërkesat e konkursit.

Ishte një befasi pozitive, që u krijua një masë e konsiderueshme botimesh, e cila e angazhoi jo pak jurinë që të dalë në vlerësime të bazuara për çdonjërën nga veprat e përzgjedhura e të paraqitura për konkurrim.

Më datën 30 Qershor 2018, juria realizoi mbledhjen e saj të dytë, në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave. Pas diskutimeve, Juria vendosi me votim, që të nominojë si më poshtë (renditja e të nominuarve është në rend alfabetik):

a. Për veprën më të mirë shkencore dhe/ose dokumentare shkruar nga autorë shqiptarë.

- Aurel Plasari, për veprën “Skënderbeu – një histori politike”, Tiranë, 2010;

- Kasem Biçoku, për veprën “Toponimet mesjetare për studimin e historisë së Skënderbeut”;

- Petrika Thëngjilli, për veprën “Skënderbeu: arritje, mangësi, pikëpamje të ndryshme”, Prishtinë, 2012.

b. Për veprën më të mirë shkencore dhe/ose dokumentare shkruar nga autorë të huaj, shqip, ose në gjuhë tjetër:

- Jose Manuel Floristan, “Marrëdhëniet mes Mbretërisë së Napolit me Shqipërinë”, seri studimesh botuar në revistën shkencore “Erytheia”, me mbi 25 artikuj shkencore në 1990-2017.

- Lucia Nadin me veprën “Shqipiria e rigjetur”, Onufri, 2012;

- Oliver Schmitt me veprën “Shqipëria Venedikase”, K&B, 2007, sjellë në shqip nga Ardian Klosi.

c. Për realizimin më të mire në fushën e bukinistikës e të botimeve anastatike të dorëshkrimeve të rralla, Juria, pasi shqyrtoi botimet e paraqitura vlerësoi dhe konkludoi qe prurjet nuk përmbushin kriteret e përcaktuara, dhe për këtë arsye nuk do të ketë asnjë nominim.

 

1. Juria u pajtua uninimisht me propozimin në këtë mbledhje për t’i propozuar Kryesisë së ASH organizimin e një seance të posacme (in honorem) për të nderuar personalitete të shquara shqiptare dhe të huaja, veçanërisht ato që i kanë dhënë kontribute të vecanta nëpërmjet studimeve të tyre mbi figurën e Skënderbeut dhe epokën e tij, duke propozuar personalitetet më poshtë, pjesë e të cilëve nuk jetojnë më:

a. Franz Babinger

b. Halil Inalcik

c. Aleks Buda

d. Kristo Frashëri

e. Alain Ducellier

f. Peter Bartl

 

Për këto personalite do të përgatiten prezantimet në seancën e vecantë in honorem. Kryesisë se Akademisë së Shkencave u janë propozuar edhe emrat e studjuesve shqiptarë e të huaj, që do flasin për veprën e meritat në albanologji të personaliteteve të mësipërme (Oliver Schmitt, Ferit Duka, Luan Malltezi, Floresha Dado, Pëllumb Xhufi, Bardhyl Demiraj).

 

2. Juria i propozoi Kryesisë së Akademisë çeljen me këtë rast të “Librit të Artë të Meritës në Albanologji”, ku të jenë emrat e personaliteteve.

 

3. Juria gjithashtu propozon që për figurat e shquara që do të jenë pjesë e “Librit të Artë të Meritës në Albanologji”, t’i përcjellë një propozim Bashkisë së Tiranës, për të nderuar emrin dhe veprën e tyre nëpërmjet emërtimeve të rrugëve, shesheve, objekteve apo institucioneve të qytetit.

Për Jurinë:

Kryetar Pëllumb Xhufi

Anëtar Luan Starova

Anëtar Shaban Sinani

Anëtar Matteo Mandala