Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

Letra ngushëlluese e Akademik Rexhep Ismajlit

 

HUMBJE E MADHE PËR SHKENCËN SHQIPTARE DHE NË MËNYRË TË VEÇANTË PËR ALBANOLOGJINË


Zonja Topalli dhe familjarë të akademik Kolec Topallit, miq dhe kolegë të tij, shuarja e prindit, familjarit dhe njeriut të madh, mikut të çmuar Akademik Kolec Topallit është një humbje e jashtëzakonshme për të gjithë ne, për kulturën dhe mbi të gjitha për shkencën shqiptare, për albanologjinë.


Ndihmesat e tij në studimet albanistike, në mënyrë të veçantë në fushën e historisë së gjuhës shqipe janë të mëdha. Profi¬lin shkencor të aka¬demik Kolec Topallit e shquan rezultati i punës që na ka lënë prapa ky personalitet i shquar i kohës sonë: du¬ke u marrë gjithë jetën me his¬to¬rinë e gjuhës shqipe ai këtë veprim¬atri e përmbylli me një sin¬tezë të gjerë për historinë fonetike, për historinë grama¬ti¬kore dhe për historinë e leksikut, që është Fjalori etimologjik i tij që sapo ka dalë. Janë të paktë ata studiues në këto fusha që në një jetë njeriu t’ia kenë dalë të rrumbullakonin një sintezë të tillë. Një përvojë kaq e madhe dhe e ngjeshur jetësore hulumtuese do t’i mungojë gjatë shkencës sonë.


Megjithë përndjekjet dhe vuajtjet që e kanë shoqëruar në një pjesë të jetës së tij, akademik Kolec Topalli është shquar për angazhimet e tij me tërë energjinë pozitive për të ndihmuar rikthimin e besimit në jetën sho¬që¬rore K. Pos përgjegjësive shtetërore, ai është marrë dhe me zbardhjen e fa¬te¬ve të të përndjekurve në botën intelektuale e tjetër shqip¬tare në periu¬dhën e diktaturës, çka në mënyrë të shtuar flet për fisni¬kërinë e tij, për sensin për drejtësi, të shoqëruar me ma¬tu¬rinë, durimin, bashkëndjesinë me vuajtjet e të tjerëve, moralin e lartë dhe qën¬drueshmërinë.


Akademik Kolec Topallin kam pasur fatin ta njihja personalisht mjaft vonë. Dhe gjithnjë jam mrekulluar me qetësinë, dashamirësinë dhe çiltërinë e tij në raportet me të tjerët. Prej atëherë kishim ndërtuar një miqësi që shkonte përtej preokupimeve tona në fushën e gjuhësisë.


Humbja për të gjithë ne është e jashtëzakonshme, por të gjithë ne, sidomos familja dhe mjedisi ku ai punoi, jemi krenar që e patëm dhe që jetuam në një kohë me Kolecin e dashur.


Familjes Topalli, miqve, Akademisë u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje të madhe.


Rexhep Ismajli

Prishtinë, 24 maj 2018