Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

 

Akademia e Shkencave e Shqipërisë jep çmimet vjetore kombëtare shkencore për vitin 2017

 

Më 12 prill 2018, Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizoi ceremoninë e çmimeve vjetore kombëtare shkencore. Ky është sesioni i dytë që Akademia akordon këto çmime kombëtare. Vlerësimi i botimeve shkencore më të mira për 2017, u parapri nga një proces kompleks vlerësimi i kandidatëve të paraqitur, prej nga u nominuan 1 deri 2 veprat më të mira për secilin çmim. Autorëve të veprave të nominuara iu dha mundësia, gjatë muajit shkurt 2018, që të organizonin ligjërata të hapura shkencore në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me synim paraqitjen e veprave të nominuara në kategoritë përkatëse të çmimeve shkencore dhe njohjen e publikut më të gjerë me studimet e kryera dhe vlerat përkatëse. Ligjëratat u zhvilluan në formën e forumeve të hapura, me pjesëmarrje të gjerë nga bashkësia akademike, kërkues shkencorë, studiues të dijeve të ndryshme, përfaqësues të universiteteve, përfaqësues të medias etj.

 

Në përfundim, juria e konkursit vendosi:

 

  1. Çmimi shkencor kombëtar vjetor i karrierës akademike për merita shkencore të vijueshme me rëndësi për dijet kombëtare, i jepet personalitetit të shquar, shkrimtarit dhe akademikut Ismail Kadare, me motivacionin: Figura më e rëndësishme e mendimit shqiptar; e gjuhës dhe letërsisë, e kulturës dhe qytetërimit shqiptar përgjatë më shumë se gjatë gjashtë dekadave; doctor honoris causa në disa universitete të vendit, të Europës dhe të botës; anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë; anëtar i Akademisë së Shkencave Morale e Politike të Francës që nga viti 1996; i nominuar për disa vite me radhë për çmimin "Nobel"; fitues i disa çmimeve e mirënjohjeve shumë të rëndësishme ndërkombëtare; nderuar me Urdhrin e Flamurit në Shqipëri dhe mbajtës i titullit më të lartë të nderimit në Francë, "Commandeur de la Légion d'Honneur"; shkrimtari më i shquar shqiptar në shkallë botërore; vepra e të cilit është e programuar për studime akademike dhe universitete në një shumicë vendesh të botës dhe ka përuruar dhe rindërtuar përfytyrimin global për identitetin dhe imazhin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.


  2. Çmimi shkencor kombëtar vjetor "Çabej" në fushën e shkencave shoqërore-albanologjike, i jepet studiuesit Kolec Topalli për veprën “Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe”, me motivacionin: Vepër themelore në albanologji, me karakter rivlerësues në fushën e etimologjisë dhe të historisë së fjalës shqipe; kontribut jetësor i autorit për historinë e burimit gjenetik, të evolucionit historik dhe të mbijetesës ndërshekullore të gjuhës shqipe; për mëvetësinë e saj tipologjike në kuadër të gjuhëve indoeuropiane; për rolin e saj të pazëvendësueshëm si përcaktuese e identitetit dhe e homogjenësisë së popullit shqiptar; studim sintezë që do të shërbejë si referencë bazë për albanologët, ballkanologët, helenistët, romanistët, sllavistët e orientalistët; pasqyrë e rezultateve më të denja që ka arritur shkenca e etimologjisë në fushë të shqipes.



  3. Çmimi shkencor kombëtar vjetor "Radovicka" në fushën e shkencave natyrore-teknike, i jepet studiuesve Nazim Gruda dhe Andrea Shundi për veprën “Hortikultura: vështrim enciklopedik”, me motivacionin: Vepër cilësore me vështrim enciklopedik në fushën e hortikulturës dhe me të dhëna të ekologjisë, të agronomisë dhe të risive teknologjike me rëndësi veçorizuese në trojet shqiptare.


  4. Për çmimin shkencor kombëtar vjetor për kërkuesin e ri më të suksesshëm, juria vendosi që këtë vit të jepet vetëm në fushën e shkencave shoqërore-albanologjike. Ky çmim u dha për veprën "Ekspedita në lumin Azov – Gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës" vëll. I, II, me autor kryesor Aleksandër Novik, dhe bashkautorë J. V. Bucatskaja, D. E. Ermolin, A. S. Dugushin, M. S. Morozov (grup autorësh), me motivacionin: Studim i thelluar ndërdisiplinor me karakter gjithëpërfshirës për trashëgiminë shpirtërore të shqiptarëve të Ukrainës, që ndriçon në mënyrë prapavajtëse historinë e ngulimeve të tyre, të shpërnguljeve dhe rishpërnguljeve, të burimit zanafillës, të gjuhës dhe riteve, të mënyrës së identifikimit, të dallimit me popullsinë vendëse. Vepër shumautorëshe me karakter antropologjik, që certifikon gjendjen e sotme të vetëdijes së të parëve, përmes etnonimeve, këngëve popullore, tipologjisë së të folmes, krijimtarisë dhe zakoneve të pashkruara.

 

 

Informacionin për të nominuarit e çmimeve vjetore kombëtare shkencore (2017) mund ta gjeni në lidhjen e mëposhtme:

Të nominuarit e çmimeve vjetore kombëtare shkencore (2017)

Ndërsa informacionin për fituesit e edicionit të parë të çmimeve kombëtare shkencore (2016), mund ta gjeni në lidhjen e mëposhtme:

Fituesit e edicionit të parë të çmimeve kombëtare shkencore (2016)