Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

Takim nё ASH me Presidenten e Akademisё Çeke tё Shkencave

 

Sot në Akademinë e Shkencave u krye një takim me Presidenten e Akademisë Ceke të Shkencave Prof. Eva Zažímalová, e cila ndodhet për një vizitë në kuadër të një delegacioni të Senatit Çek në Tiranë.


Prof. Zažímalová shoqërohej nga Zj. Radka Calabkova, Ambasada Ceke në Tiranë. Në takim merrnin pjesë Sekretari Shkencor akad. Vasil Tole, Kryetari i Seksionit të Shkencave Natyrore Teknike akad. Salvator Bushati, Kryetare e Seksionit të Shkencave Shoqërore Albanologjike akad. Floresha Dado dhe sekretari shkencor i këtij seksioni akad. asoc. Shaban Sinani.


Gjithashtu, merrnin pjesë edhe akad. Skënder Gjinushi, aktualisht kryetar i grupit të puëns për hartimin e projektligjit; si dhe akad. Apollon Baçe, kryetar i grupit të punës për Reformën dhe anëtar i grupit të punës për projektligjin e Akademisë së Shkencave.


Palёt bёnё fillimisht njё tablo tё shkurtёr prezantuese tё situatave tё akademive pёrkatёse. Pёrfaqёsuesit e ASH, nё vijim tё njё historie tё shkurtёr tё institucionit, theksuan sfidat e tranzicionit qё kanё ndikuar ecurinё e Akademisё kёto 25 vjet. Zhvillimet nё 10 vitet e fundit kanё qenё edhe mё tё ndjeshme si nga ana funksionale edhe nga ana strukturore. Pas debateve tё shumta mes ekzekutivit dhe Akademisё nё periudhёn 2006-2009, Akademia mbeti pa institute kёrkimore dhe kaloi nё njё nivel kryesisht honorifik-kёshillimor dhe nё pёrgatitjet e politikave shkencore, nё mungesё kapacitetesh pёr punё direkte kёrkimore. Por ky ndryshim nuk ka rezultuar produktiv pёr institutet kёrkimore, pas riformatimit tё tyre pranё universiteteve ose nё formate tё ngjashme universitare.


Nё fazёn aktuale dhe sidomos gjatё muajve tё fundit, ёshtё ngritur njё grup punё nё bashkёpunim mё Ministrinё e Arsimit, Sportit e Rinisё pёr pёrgatitjen e akteve ligjore e nёnligjore. Janё zhvilluar tashmё linjat kryesore qё kanё qenё objekt i debatit dhe po ndёrtohen zgjidhje bazuar nё modelet mё tё pёrparuara dhe praktikat mё tё mira për probleme si: pranimet e anёtarёve tё rinj, zgjedhjet pёr strukturat drejtuese, marrёdhёniet me ekzekutivin me pёrgjegjёsitё dhe angazhimet reciproke, misionin institucional fokusuar kryesisht nё ofrimin e ekspertizёs dhe kёshillimit, hapjen e Akademisё ndaj komunitetit shkencor nё vend. Lidhur me strukturёn, pavarёsisht se nuk ёshtё shprehur nё kuadrin e ri, rikthimi i instituteve apo ngritja e qendrave kёrkimore, dispozitat e propozuara nuk e kundёrshtojnё njё drejtim tё tillё nёse ekzekutivi orientohet nё kёtё linjё.


Prof. Zažímalová vuri nё dukje se edhe pёr Akademinё Çeke, sfidat nuk kanё qenё shumё tё ndryshme. Situatёn nё tё cilёn ka qenё ASH nё periudhёn 2006-2009, Akademia Çeke e kaloi nё fillim tё viteve 1990, por, arriti tё rezistojё dhe tё mbajё institutet, dhe nё bazё tё tyre tё vijojё punёn kёrkimore, duke funksionuar nё tё njёjtёn kohё edhe si institucioni elitar nё vend. Kontestimet nё Çeki kanё qenё tё shpeshta, dhe, pavarёsisht se nё diskutimet me politikёn u ёshtё dashur shpesh tё argumentojnё nevojёn e promovimit dhe mbёshtetjes sё Akademisё, buxhetimit tё saj me fonde publike pёr tё pёrmbushur misionin e vet. Ardhja e njё qeverie tё re krijon gjithmonё njё tension dhe presion tё ri dhe risjell tё njёjtat kontestime deri edhe pёr egzistencёn dhe mbёshtetjen e Akademisё me buxhet publik.

Akademia çeke siguron tё ardhura nga buxheti publik: 1/3 e buxhetit tё vet vjetor vjen direkt nga buxheti shtetёror. Pjesa tjetёr (1/3 afёrsisht) sigurohet nga aplikimet pёr grante e projekte, duke shfrytёzuar kapacitetet kёrkimore tё institucioneve dhe qendrave qё ka nё varёsi. Dhe njё pjesё tjetёr sigurohet nga tё ardhurat dhe produktet e punёs kёrkimore. Njё mundёsi e mirё nё kёtё drejtim ka qenё njё patentё e rёndёsishme, nё fushёn e bio-teknologjisё pёr trajtimin e HIV AIDS, nga njё kёrkues çek.


Nё vijim prof. Zažímalová rekomandoi disa drejtime qё mund tё mbёshtesin ASH nё sfidat aktuale.


Së pari, ajo theksoi nevojën që shkenca do të ketë perspektivë zhvillimi vetëm nëse përfshihen institutet kërkimore si të tilla, me status institute kërkimi dhe jo vetëm me qendra kërkimore në universitete. Janë disa aspekte dhe kontekste tё sotme nё sistemin shkencor qё e bёjnё tё nevojshme funksionimin e instituteve kёrkimore pёrveç qendrave kёrkimore nё universitete. Pёrveç kësaj, edhe multidisiplinariteti kёrkon modelin e njё Akademie qё bashkёrendon kapacitetet dhe mundёsitё multidisiplinare tё bashkёsisё sё instituteve e qendrave kёrkimore.


Nuk ёshtё e saktё qё nё vendet perёndimore nuk ka traditё tё instituteve kёrkimore jashtё universiteteve. Pёrkundrazi, theksoi ajo, nё vende si Gjermania, Franca, Britania, Italia, Spanja etj., institutet kёrkimore tё fuqishme janё njё realitet dhe njё model qё demonstron tё kundёrtёn. Jo vetёm prania e kёtij modeli, por edhe niveli i lartё i tyre, i njohur dhe i konfirmuar nё sferёn ndёrkombёtare, ёshtё njё argument i pakundёrshtueshёm. Nё kёtё kontekst pёrmendi njё sёrё institutesh tё tilla, si p.sh.: nё Gjermani janё Max Plank, Fondacioni Humbold, DFG (German Research Foundation), Leibniz etj. Së dyti, institutet kërimore në Shqipëri nuk mund të jenë efektive nëse nuk lidhen funksionalisht në një rrjet përkatës.


Së treti, modeli me institute kёrkimore dhe qendra tё tilla brenda Akademisё siguron edhe infrastrukturёn e nevojshme qё kёrkohet sot, dhe qё nuk mund tё realizohet e sigurohet nga universitetet. Laboratore dhe pajisje të teknologjisë së avancuar nuk mund të sigurohen në nivel universiteti. Mjaft prej tyre janë të mundshme vetëm në nivel ndërkombëtar. Sipas saj, universitetet nuk rezultojnë alternativa më e mirë për një infrastrukturë të tillë.


Gjithashtu, duhet të funksionojë një ndarje mes kërkimit nga njëra anë dhe mësimdhënies që është prioritet në universitete, duke i lejuar kërkimit të ketë hapësirën, mbështetjen dhe angazhimin e nevojshëm. Së katërti, duke iu referuar çёshtjeve diskutuar apo pёrmendur nga situata me ASH, prof. Zažímalová vuri nё dukje se nuk ёshtё normale qё bёhen vlerёsime pёr eficiencёn, performancёn, produktivitetin e Akademisё, ndёrkohё qё nuk ka vlerёsim ekspert pёr Akademinё. Nuk mund të thuhet asgjë nëse nuk ka një vlerësim formal, zyrtar për institutet e kërkimit. Aq më tepër nivelet e ekzekutivit të vlerësojnë nëse ecuria është e ulët apo e lartë, e ngadaltë apo e shpejtë. Performanca e Akademisё nuk mund tё bёhet nga kushdo, por vetёm nga njё nivel ekspert pёr kёtё nivel. As universitetet nuk mund tё bёjnё vlerёsim tё situatёs shkencore pёr Akademinё. Nё Çeki, pёr vlerёsimin e punёs kёrkimore tё universiteteve, angazhohen akademikё dhe ekspertё tё lartё tё kёrkimit shkencor.


Duke iu referuar edhe eksperiencave në Republikën Çeke, ajo tha se debatet me ekzekutivin nuk duket të mbarojnë apo të ezaurohen. Ka nevojë qё pjesa shkencore akademike tё komunikojё me politikёn dhe tё mund tё pёrcjellё nevojёn e mbёshtetjes pёr shkencёn nё kushtet e sotme, duke pёrfshirё kjo edhe mbёshtetje nga institucione partnere, por edhe vende partnere. ASH ka pasur deri tani mbёshtetje faktike e morale nga akademi partnere, pёrfshirё ALLEA, Akademinё Gjermane Leopoldina etj. Prof. Zažímalová pёrmendi qё mund tё bёhej dicka nё kёtё drejtim, dhe pёr kёtё iu referua njё formati mё tё ngushtё bashkёpunimi qё kanё me Akademinё Polake, Akademinё Sllovake, Akademinë Sllovene, që mund të japë mbështetje konkrete për ASH në këtë moment që po kalon (por nuk mund ta premtoj këtë në direkt tani - shtoi ajo). Këtë format bashkëpunimi ajo e rekomandoi dhe për rajonin tonë, ku iniciativa më të ngushta mund të bëhen në mënyrë selektive me partnerët më të afërt.


Pёrfaqёsuesja e Ambasadёs Çeke nё Tiranё pёrmendi faktin qё mes dy vendeve ёshtё nёnshkruar dhe po zbatohet marrёveshja pёr shkёmbimet nё fushёn e arsimit e shkencёs. Por deri tani ka pasur vizita vetёm nga studiues e ekspertё çekё nё Shqipёri dhe jo edhe anasjelltas. Vijuar nga sa mё sipёr, ajo sugjeroi dhe inkurajoi qё tё ketё edhe vizita nga studiues shqiptarё nё Çeki nё kuadёr tё marrёveshjes. Akad. asoc Sinani pёrmendi qё ka njё rigjallёrim tё qendrave tё albanologjisё nё Europё dhe nё Çeki specifikisht. Kjo ёshtё njё mundёsi e mirё pёr ta mbёshtetur kёtё qendёr dhe pёr tё mundёsuar njё aktivizim intensiv mes qendrave tё albanologjisё nё Europё.


Prof. Zažímalová u shpreh që institucionet shqiptare kanë një hapësirë të gjerë në fushën e studimeve albanologjike, të cilat detyrimisht do të jenë edhe ndër-disiplinore, si dhe të lidhen me dije paralele, si studimet sllavistike, që janë drejtime ku punohet nga shumë akademi e institucione kërkimore. Mund të funksionojnë shkëmbime dhe bashkëpunime specifike, pjesëmarrje në konferenca dhe punë të përbashkëta. Diskutimet për sa më sipër do të vijojnë në fusha konkrete dhe ambasada ceke në Tiranë mund të mbështesë forma bashkëpunimi që parashihen edhe në marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e arsimit e shkencës. Kjo mund të shihet në një takim në ambasadën ceke në javën në vijim.