Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

 

Sot u zhvillua një takim pune në Akademinë e Shkencave, ku Grupi i Punës për hartimin e projektligjit dhe akteve nënligjore pati një diskutim të hapur me përfaqësues të Akademisë së të Rinjve dhe studiues të rinj për projektligjin në përgjithësi dhe për aspektet që prekin organizimin dhe funksionimin e Akademisë së të Rinjve brenda Akademisë së Shkencave, por edhe aspekte për pranimet e reja, prej nga studiuesit e rinj janë kandidatë potencialë.


Kuadri i ri ligjor që po përgatitet për herë të parë prezanton realitetin e Akademisë së të Rinjve dhe krijon hapësirat për funksionimin e tyre. Parashikohet që ata të jenë në përbërje të Akademisë dhe të kenë akses në pjesëmarrjen në komisionet që ngre Akademia apo seksionet e saj. Mendohet që akademikët e rinj do të kenë zërin e tyre edhe në diskutimet dhe përcaktimet në Asamblenë e Akademisë për vendime që prekin ata vetë, aktivitetet e tyre si dhe buxhetin që do të marrin prej Akademisë së Shkencave.


Akademia e të Rinjve është një mundësi për vetë Akademinë e Shkencave në funksion të hapjes drejt një komuniteti më të gjerë kërkimor e universitar, dhe në përputhje me misionin dhe objektivat e akademisë. Nga ana tjetër, edhe studiuesit e rinj janë të interesuar të krijohet një mjedis më i favorshëm si për avancimin e karierës së tyre por edhe për procedura më të plota dhe cilësore në pranimet e reja.


Debatet mes grupit të punës dhe akademikëve të rinj vijuan gjatë. U diskutuan forma dhe shkallë të ndryshme të realizimit të sa më sipër, duke iu referuar edhe modeleve më të avancuara, kryesisht austriak, gjerman.


Me këtë takim grupi i punës është duke përmbushur konsultat paraprake me grupet e interest, për të vijuar më tej punën deri në finalizimin e projektligjit dhe akteve nënligjore deri në 31 mars 2018.