Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

 

Zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) akad. Jusuf Bajraktari u prit sot paradite në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë nga akad. Vasil S. Tole, Sekretar i Përgjithshëm.

Në takim merrnin pjesë edhe kryetarët dhe sekretarët shkencorë të seksioneve Akademike Floresha Dado, Akademik Salvator Bushati dhe akademik i asociuar Shaban Sinani. Takimi iu kushtua protokollit dyvjeçar të bashkëpunimit ndërakademik (2018-2019).

Gjatë vitit 2018 janë parashikuar pesë veprimtari shkencore, që do t'u kushtohen ngjarjeve të mëdha historike dhe kulturore, si:

1. 550-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut;

2. 140-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit;

3. 110-vjetori i Kongresit të Manastirit, kongresit të njësimit të alfabetit të shqipes;

4. 100-vjetori i themelimit të Komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës";

Një veprimtari është parashikuar për zhvillimet e reja në romanin shqiptar në shek. XX. U bënë propozime dhe u arrit marrëveshje për përbërjen e këshillave organizues për të gjitha këto veprimtari, për kalendarin e tyre, për mundësitë e përfshirjes së specialistëve më të mirë në to. U diskutua gjithashtu për nxitjen e institucioneve qeverisëse për dhënien e statusit të monumentit të kulturës disa objekteve që lidhen me këto ngjarje.

Nga të dy përfaqësuesit, akad. Tole e akad. Bajraktari, u shpreh qendrimi se bashkëpunimi midis ASHSH dhe ASHAK është prioritet i prioriteteve. Gjatë takimit Zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) akad. Jusuf Bajraktari u informua edhe për ecurinë e reformës në Akademinë e Shkencave.