Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Vizita e delegacionit të Universitetit të Gjuhëve dhe Qytetërimeve të Huaja të Pekinit (BFSU)

 

Delegacioni zhvilloi një takim në selinë e Akademisë së Shkencave (ASH) me drejtuesit më të lartë të Akademisë dhe Seksionit të Shkencave Shoqërore Albanologjike (SSHSHA).


Bashkëpunimi mes ASH dhe BFSU po vazhdon tashmë prej disa vitesh: shkëmbime shkencore, pjesëmarrje në konferenca të rëndësishme, dhe në mënyrë të vecantë mbështetja akademike për katedrën e albanologjisë : dhënie leksionesh, shkëmbime mes bibliotekash, udhëheqje shkencore deri në nivel doktorature, etj. Rektori i BFSU shprehu kënaqësinë për mbështetjen e deritanishme dhënë nga ASH duke shpresuar që do të forcohet dhe intensifikohet më tej. Mbi këtë eksperiencë, është duke u përgatitur edhe nënshkrimi i një marrëveshje mes dy institucionesh.


Beijing Foreign Studies University (BFSU) është një prej universiteteve të rendit parësor në Pekin, jo vetëm si pjesë e sistemit arsimor, por edhe për shkak të një statusi special që ka. Në këtë universitet gjendet katedra e vetme e albanologjisë në Azi. Ka 25 studentë në Bachelor, 10 në Master dhe 5 në PhD (dy nga Shqipëria). Këta studentë bëhen diplomatë, përkthyes të letërsisë, gazetarë, disa edhe funksionarë në parti. Në BFSU ndër të tjera janë formuar diplomatë si Muhamet Kapllani, apo edhe Prof. Ali Xhiku.


Universiteti BFSU, ndër të tjera, ka tre projekte madhore për kulturën shqiptare: 1. Botimin e një fjalori prej 45 mijë fjalësh shqip-kinezisht e kinezisht-shqip; 2. Botimin e 25 veprave letrare e shkencore shqiptare të përkthyera në gjuhen kineze; 3. Mbrojtja e 5 doktoratave për kulturën shqiptare.


Në këtë universitet katedrën e shqipes e ka kryesuar një albanologe e mirënjohur, prof. Ke Jing, albanologe e mirënjohur, me PhD në Louisëil në SHBA, me temën “The Four Others in Kadare’s Ëorks”. Prof. Ke Jing është studente e akad. Rexhep Ismajlit, ka studiuar edhe në Beograd, dhe nuk u bë sllaviste, por albanologe. Prof. Ke Jing është një personalitet në albanologjinë e sotme. Në funksionin e drejtores së drejtorisë për marrëdhënie me jashtë ajo ka favorizuar dukshëm albanologjinë. Prof. Ke Jing flet shqip rrjedhshëm, ka qenë shefe e katedrës së albanistikës, dhe disertacionin e ka mbrojtur disertacionin në Universitetin e Louisville në SHBA.