Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

18 maj 2017 - Krijimet muzikore të akademikut Vasil Sofokli Tole

U zhvillua me sukses në Prishtinë, në sallën qendrore të ASHAK-ut, aktiviteti i përbashkët i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me krijimet muzikore të akademikut Vasil Sofokli Tole.


Më poshtë fjala përshëndetëse e akademikut Gudar Beqiraj, zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.


Prishtinë, më 18 maj 2017
I nderuar zëvendëskryetar akademik Ali Aliu, e kolegë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës,
Të nderuar akademikë, profesorë, kompozitorë, artistë, nxënës e studentë pjesëmarrës në këtë veprimtari,
Jemi të gëzuar që së bashku jemi në këtë aktivitet të radhës në kuadër të protokoll-marrëveshjes 2015–2017 të nënshkruar mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës. Akademitë tona kanë gjetur rrugët dhe mundësitë e duhura për të realizuar edhe bashkëpunime si ky i sotmi në fushë të artit e të krijimtarisë muzikore: aktivitet i kompozitorit akademik Vasil S. Tole në Prishtinë, pas atij të akademik Ballatës në Tiranë.
Muzika ka qenë e pranishme në Tiranë e në Prishtinë, por këtë herë janë akademitë tona që i kanë bërë pjesë të protokollit të nismave të përbashkëta shkencore dhe kulturore të tyre, dhe kjo është e reja. Ajo që dua të theksoj është se, duke e pasur bashkëpunimin me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës si prioritet mbi prioritetet, neve nuk na është bërë dhe nuk do të na bëhet pengesë asnjë kornizë burokratike apo organizative, pasi shkenca dhe arti nuk kanë kufij mes tyre.
Angazhimin tonë për të shtuar fushat e punës së përbashkët e rrit fakti që edhe shkenca, edhe arti, bashkohen në funksionet themelore të akademive tona: te njëjtësia e gjuhës, identiteti dhe zhvillimi shpirtëror i përbashkët. Ne kemi përparësinë të ngrihemi edhe mbi ata kufij që kanë mbetur, prej ndryshimit të hartës gjeorajonale në fund të shekullit të kaluar. Për ne bota shqiptare shkon deri atje ku kufirin e cakton gjuha, trashëgimia shpirtërore dhe identiteti i njëjtë kombëtar.
Duke i uruar mbarësi këtij koncerti, të një akademiku dhe kompozitori shqiptar, dua t’ju siguroj se Akademia e Shkencave e Shqipërisë i qëndron besnik fatit të vet, si institucioni që ruan, studion, përuron dhe bën pjesë të imazhit të vet kombëtar gjithçka që i takon botës shqiptare, në kulturën materiale e shpirtërore.


Ju faleminderit!
www.akad.gov.al