Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

12–14 maj 2017, Kongresi V Ndërkombëtar i SHSHOGJ

 


Në datat 12–14 maj 2017 do të organizohet në Tiranë Kongresi V Ndërkombëtar i Shoqatës Shqiptare të Obstetër-Gjinekologëve (SHSHOGJ) në partneritet me Shoqatën e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës (SHOGJK) dhe në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Kongresi është ngjarja më e madhe profesionale-shkencore për shëndetin e gruas, nënës dhe të porsalindurit. Diagnoza prenatale, kujdesi perinatal, standardet e parandalimit, zbulimit të hershëm dhe trajtimit të patologjive kancerogjene të organeve gjenitale femërore, të patologjive uro-gjinekologjike, të infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe riprodhimit të asistuar, ulja e përqindjes së medikalizimit të lindjes dhe ndërhyrjeve në lindje, thellimi në gjinekologjinë pediatrike dhe të adoleshencës, përmirësimi i cilësisë së jetës së gruas në menopauzë do të jenë tema të kongresit.
Mjekët obstetër-gjinekologë do të marrin pjesë në këtë takim nëpërmjet ligjëratave që do të ofrojnë një profesionalizëm të lartë klinik në fushën e shëndetit të gruas. Aktiviteti kërkimor dhe studimet kliniko-statistikore do të jenë të një niveli bashkëkohor.

Objektivat e kongresit:

• Promovimi i bashkëpunimit ndërmjet shoqatave profesionale nga Shqipëria, Kosova etj.;

• Shkëmbimi i njohurive të reja me profesorë të njohur në obstetrikë dhe gjinekologji;

• Përmirësimi i kujdesit shëndetësor në fushën e shëndetit të nënës dhe të foshnjës, për të ndikuar pozitivisht në zvogëlimin e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë maternale dhe perinatale në Shqipëri e në Kosovë;
• Rritja e kapaciteteve për punë profesionale, shkencore-kërkimore të profesionistëve shqiptarë;

• Përmirësimi i skriningut për kancerin e gjirit dhe të qafës mitrës, duke e kthyer atë nga pasiv në aktiv;

• Diskutimi i protokolleve moderne dhe aplikimi i udhërrëfyesve bashkëkohorë në obstetrikë- gjinekologji;

• Kooperimi më aktiv me specialistët e sistemit parësor dhe dytësor për të standardizuar kujdesin shëndetësor në fushën e shëndetit të nënave dhe të foshnjave, për të përmirësuar sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë maternale dhe perinatale në Shqipëri e në Kosovë;

• Zgjerimi i bashkëpunimit me mjekët e familjes si një ndihmesë e madhe në parandalimin dhe vlerësimin e patologjive obstetrike dhe gjinekologjike;

• Evidentimi i kapaciteteve për punë profesionale shkencore-kërkimore dhe ardhja në ndihmë elitës profesionale duke e promovuar atë.