Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

12 qershor 2018 konferencën shkencore “Trashëgimia natyrore dhe kulturore – risi e shkencës gjeografike shqiptare”

 

Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizoi më 12 qershor 2018 konferencën shkencore “Trashëgimia natyrore dhe kulturore – risi e shkencës gjeografike shqiptare”. Në këtë veprimtari të rëndësishme shkencore morën pjesë akademikë, studiues dhe pedagogë të gjeografisë nga departamentet e gjeografisë të Universiteteve të Tiranës, Gjirokastrës, Elbasanit, Prishtinës dhe Tetovës; po ashtu dhe të biologjisë dhe të shkencave të tjera natyrore, të kulturës, ambientalistë dhe dashamirës të natyrës; studentë, publicistë etj. Ishte i pranishëm edhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, dr. Zamir Dedej, drejtori i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës dr. Fadil Bajraktari, si dhe drejtues e veprimtarë të institucioneve e shoqatave joqeveritare.


Pas fjalës së hapjes nga akad. prof. dr. Salvator Bushati, kryetar i Seksionit të Shkencave Natyrore e Teknike, u mbajtën gjashtë referate shkencore:


- "Monografia 'Trashëgimia natyrore e shqipërisë', kurorëzim i drejtimit të ri të gjeografisë shqiptare" nga prof. dr. Skënder Sala dhe prof. dr. Niko Rogo. Në këtë referat u theksua se në dhjetëvjeçarët e fundit, gjeografët kanë kryer studime për problemet e trashëgimisë sonë, sidomos natyrore, duke shënuar risi në gjeografinë shqiptare. Kjo shprehet edhe në ndihmesën e veçantë që jepet në botimin “Trashëgimia natyrore e shqipërisë” (2017), të gjeografit të njohur Perikli Qiriazi, ku veç të tjerave, analizohen kushtet natyrore të zonave të mbrojtura, objektet dhe vlerat unike të ndërtimit gjeologjik, relievit, hidrografisë; vlerat kulturore dhe shpirtërore të disa siteve të trashëgimisë sonë natyrore etj.


- "Studimi i monumenteve të natyrës të Shqipërisë dhe kriteret e mbështetjes ligjore dhe institucionale të tyre" nga dr. Zamir Dedej dhe ing. Nihat Dragoti. Në këtë referat u theksuan problemet dhe arritjet për monumentet e natyrës: studimi, eksplorimi, inventarizimi i monumenteve të natyrës, propozimi dhe miratimi i listës kombëtare të tyre në vitin 2002; inventarizimi i fundit nga AKZM, saktësimi i listës në fjalë, propozime të reja dhe përgatitja e skedës me të dhënat e nevojshme për monumentet e natyrës të vendit. Vëmendje e veçantë i kushtohet dëmtimit të monumenteve të natyrës, shkaqet dhe masave mbrojtëse.


- "Probleme dhe sfida të trashëgimisë natyrore të vendit tonë" nga prof. dr. Perikli Qiriazi. Autori, në këndvështrimin e analizave të reja gjeografike, trajton arritjet në studimin dhe shpalljen e siteve tona të mbrojtura botërore, kombëtare dhe bashkiake; dëmtimin e tyre dhe shkaqet; problematikat dhe drejtimet e studimeve të mëtejshme, duke theksuar nevojën e studimeve komplekse dhe shumëdisiplinore mbi vlerat e tjera natyrore, kulturore dhe shpirtërore të zonave të mbrojtura të shpallura dhe për evidentimin e shpalljen e siteve të reja të mbrojtura etj., duke theksuar gjithashtu edhe domosdoshmërinë e studimeve sociale për vendosjen e partneritetit me popullsinë.


- "Kontribute për njohjen e bazave natyrore të biodiversitetit në monografinë 'Trashëgimia natyrore e Shqipërisë'” në të cilën autorët prof. dr. Ferdinand Bego, prof. dr. Petrit Hodo dhe prof. dr. Aleko Miho., theksojnë nevojën e njohjes dhe mbrojtjes së biodiversitetit dhe ndihmesa që sillet në monografinë e prof. Qiriazit për njohjen e bazave natyrore dhe sociale të biodiversitetit tonë, si domosdoshmëri për njohjen dhe përcaktimin e masave mbrojtëse.


- "Trashëgimia natyrore dhe kulturore – risi e kurrikulës së gjeografisë në arsimin tonë parauniversitar dhe universitar" u trajtua nga prof. dr. Vasil Kristo dhe Prof. as. dr. Vladimir Tavanxhiu, në të cilën u theksua se, si në vendet perëndimore, ashtu edhe kurrikula e gjeografisë sonë në arsimin parauniversitar dhe pasuniversitar u pasurua me problemet e trashëgimisë sonë natyrore dhe kulturore, duke ndihmuar kështu në ndërgjegjësimin për vlerat e kësaj trashëgimie dhe në përgatitjen e studiuesve dhe menaxhuesve të siteve tona të mbrojtura.


- "Monografia 'Trashëgimia natyrore e Shqipërisë', kontribut për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në vendin tonë" nga prof. dr. Dhimitër Doka dhe prof. dr. Bilal Draçi. Në referat theksohen trajtesat shkencore të monografisë së prof. Qiriazit të ofertave turistike të siteve të mbrojtura, mënyrat aktuale të shfrytëzimit të tyre dhe dëmtimi i vlerave; menaxhimi shkencor i tyre për qëllime studimore, ekologjike, kulturore, turistike, didaktike etj. Vëmendje u kushtohet formave të reja të turizmit, si: aventurës, speleologjik, spektakleve biologjike.


Diskutuesit vlerësuan ndihmesën e madhe të referuesve për njohjen dhe vlerësimin e trashëgimisë sonë natyrore; për konkluzionet e sakta shkencore rreth nevojës së studimeve komplekse të kësaj trashëgimie; për zgjerimin e sipërfaqes së mbrojtur, për ruajtjen dhe menaxhimin shkencor të saj etj. Nga referimet dhe diskutimet, dolën rekomandime dhe sugjerime, të cilat iu paraqitën institucioneve të interesuara.


Konferenca u bën thirrje të fuqishme të gjithëve, por veçanërisht brezit të ri, rinisë shkollore dhe universitare; për t'i njohur këto thesare të mbetura të natyrës shqiptare; për t'i shijuar dhe për t’u ripërtërirë shpirtërisht bashkë me to; për t'i promovuar dhe për t'i bërë ato sa më tërheqëse për ne dhe të huajt; për t'u ndërgjegjësuar dhe për t'u ngritur në mbrojtje të tyre sot, që ato janë më të rrezikuara se kurrë nga shkatërrimi dhe humbja e trashëgimisë, si pasojë e presionit të një vendi të etur për zhvillim, por që rrezikon të humbasë shumë shpejt thesaret e trashëgimisë së tij natyrore me rëndësi europiane e më gjerë; për të ripërtërirë dhe për të rimëkëmbur sitet që kanë nevojë për ndërhyrjen dhe përkujdesjen e njeriut.

 

Klikoni për të lexuar rekomandimet nga konferenca

Klikoni për të lexuar programin e konferencës