Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

10 mars 2017 - Dr. Agim Ballvora “Nderi i Akademisë”

 

Të premten më datë 10 Mars 2017 në mjediset e Akademisë së Shkencavetë Shqipërisë u organizua një ceremoni për dhënien e medaljes “Nderi i Akademisë”, Dr. Agim Ballvorës me motivacionin “Për arritje të shquara inovative ndërkombëtare në kërkimin shkencor në fushën e bioteknologjisë bimore moderne dhe edukimin shkencor e transferimin e teknologjive edhe në Shqipëri”.


Dr. Agim Ballvora ka lindur në Tiranë në Korrik të 1963. Mbas mbarimit të shkollës së mesme “Ismail Qemali”, studioi për Biologji në Universitetin e Tiranës. Mbas mbarimit të studimeve punoi si kërkues në Departamentin e Gjenetikës të Institutit të Kërkimeve Biologjike në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Që nga viti 1990 jeton në Gjermani ku ka punuar në institute të rëndësishme shkencore si ai Max Planck. Në 1995 merr gradën Doktor i Shkencave nga Universiteti i Kolonjës në Gjermani.


Nga viti 2010 është kërkues kryesues në Universitetin e Bonit, Instituti i Shkencave të Kultivimeve dhe Ruajtjes së Burimeve (Institute of Crop Science and Resource Conservation). Ka marrë disa bursa shkencore nga institucione të rëndësishme në Gjermani si DAAD (Deutsche Akademischer Austauschdienst), MPG (Max-Planck Gesellschaft), INRA (Institut National de la Recherche Agronomique), EMBO (European Molecular Biology Organization), me të cilat ka pasur bashkëpunime me vlerë. Gjithashtu Dr. Ballvora është bashkëzotërues i një patente gjenetike të regjistruar në Europë dhe SHBA. Është lektor i ftuar i disa universiteteve si Universiteti i Napolit Federiko II. Ai është dhe anëtar i Bordit Këshillues të Revistës Shkencore Agronomia Colombiana. Është autor dhe bashkautor i më shumë se 30 artikujve shkencorë, mbi 30 referime në Konferenca të ndryshme të cilat janë produkt i punës së tij kërkimore.


Dr. Ballvora ka dhënë ndihmesën e tij si lektor i ftuar në zhvillimin e dy konferencave ndërkombëtare të organizuara në Tiranë (Simpoziumi Shkencor Ndër-institucional: “Zhvillimet shkencore, institucionale dhe ligjore për përdorimin e sigurt të produkteve bioteknologjike – Nga biosiguria në përdorimin e produkteve bioteknologjike”, organizuar nga Instituti i Kërkimeve Biologjike pranë Akademisë së Shkencave më 2005 dhe Konferenca Ndërkombëtare “Zhvillime bioteknologjike”, organizuar nga Akademia e Shkencave në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Natyrore të Universitetit të Tiranës, më 2011). Në këtë të fundit, Dr. Ballvora paraqiti disa rezultate të punës së tij shkencore me një grup të gjerë kërkuesish nga institucione të njohura në Bon dhe Këln të Gjermanisë në disa fusha shkencore si bioteknologji, gjeodezi dhe gjeoinformacion, të analizës inteligjente dhe sistemit te informacionit, fitosferës dhe dinamikës së ekosistemeve.


Dhënia e kësaj medalje do t’i shërbejë Dr. Ballvorës për të qenë gjithmonë pranë studiuesve shqiptarë të kësaj fushe me bashkëpunime në projekte të përbashkëta, si dhe pranë studentëve për të përmirësuar kurrikulat në disiplina të tilla bashkëkohore me vlerë të gjithanshme.