Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

Fjala e Kryeministrit Edi Rama mbi ecurinë e reformës në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

 

Fjala e Kryeministrit Edi Rama mbi ecurinë e reformës në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, mbajtur gjatë ceremonisë së dhënies së çmimeve shkencore për veprën më të mirë mbi Skënderbeun dhe epokën e tij.


"Faleminderit për ftesën për të qenë i pranishëm në këtë moment ceremonial të dorëzimit të një çmimi shkencor për veprën e autorit më të mirë vendas e të huaj të studimeve mbi Gjergj Kastriotin Skënderbeun pikërisht në Vitin Mbarëkombëtar që kemi pagëzuar me emrin e tij.

Ernest Koliqi pat shkruar dikur se Europa çuditej me bëmat kokëkrisura të prijësit shqiptar. Emri i tij, rrethuar nga një aureolë mitike kaloi nga një vend në tjetrin dhe veprimtaria e sotme është vërtet për t'u parë me shumë mirënjohje, jo thjesht për ata që e organizuan, por mbi të gjitha për autorët i kanë kushtuar kohë, energji dhe angazhim figurës së Skënderbeut në një vend ku e vërteta është se kemi shumë prapambetje.


Pavarësisht varfërisë që ka pllakosur gjithë rrethin e veprimtarisë shkencore të gjithë viteve pas zhdukjes së kësaj Akademie mbetet shpresë. Nga ana tjetër, i kërkoj ndjesë dhe leje që të mos bëj gjithsesi njeriun që shfrytëzon mundësinë e postit të lartë për të predikuar mbi veprat dhe mbi cilësinë e tyre, pasi s'është kjo as detyra, mbi të gjitha, as aftësia ime, por ta shfrytëzoj këtë moment komunikimi për të shprehur një lloj kënaqësie të moderuar lidhur me faktin që sot jemi në një fazë ku mund të shikojmë dritë në fund të tunelit për sa i përket reformimit të Akademisë së Shkencave.

Më në fund gjërat dhe forcat u vunë në një lëvizje të vonuar për shumë e shumë vite dhe më vjen shumë mirë që sot që flasim jemi përballë një pune të kryer me zell e me përgjegjësi nga grupi i ngritur për të realizuar këtë reformë në drejtimin e profesor Gjinushit, por edhe përballë një platforme alternative të propozuar nga profesor Artan Fuga. Dhe, nëse do të qëndronim strikt procedurialisht në raport me tekstin e reformës, atëherë do të duhej që të falënderonim profesor Artan Fugën për kontributin e tij, por të ecnim përpara pa u ndalur asnjë sekondë me tekstin e sjellë nga Grupi i Punës.

Mirëpo ajo që na duket më e arsyeshme është që të ndalemi një sekondë. Të ndalemi një sekondë dhe të nxisim një ballafaqim mes këtyre dy alternativave pavarësisht se njëra është, le të themi, e veshur me petkun zyrtar, tjetra vjen si kontribut nga një anëtar i Akademisë dhe t'ia lëmë diskutimit mes jush dhe me ju drejtimin e mëtejshëm, pasi mbase në platformën e Grupit të Punës gjithçka është siç duhet. Por mbase në platformën alternative ka gjëra për t'u marrë në konsideratë, por mbase platforma alternative është më e mirë se ajo e Grupit të Punës. Këto nuk janë gjëra që, besoj unë, na takon t'i themi ne, t'i them unë apo Ministria, por nga ana tjetër e shoh me shumë rëndësi që në fund askush të mos paragjykojë rezultatin dhe të mos ketë një ndarje për shkak se njëra platformë, si të thuash, pati mbështetjen e qeverisë dhe tjetra erdhi në një formë rebelimi ndaj saj. Ma ha mendja se nga kjo vetëm fiton procesi, fiton Akademia që duam për nesër dhe ma ha mendja se në fund të fundit disa gjëra kanë marrë udhë. Ajo çka na duhet, është që t'i konsolidojmë në kornizën që pastaj do t'i shkojë Kuvendit të Shqipërisë për të kthyer në ligj draftin e reformës, që në rastin e Akademisë së Shkencave më shumë besoj se në shumë raste të tjera nuk mund të jetë i imponuar nga lart, por është domosdoshmëri që të vijë si një ndërveprim mes Akademisë së brendshmi dhe pastaj qeverisë apo parlamentit me vetë Akademinë.

Ama, çka është inkurajuese, është që në platformën e propozuar nga Grupi i Punës ka disa elemente që janë realisht të kërkuar nga koha prej shumë kohësh dhe gjetja e dakordësisë mbi këto elemente përbën sigurisht një gur themeli për ecurinë e Akademisë së Shkencave në të ardhmen.

Dhe, nga ana tjetër dua ta ngre këtu shqetësimin shumë serioz që shpresoj të adresohet dhe të mos mbetet klithma në shkretëtirë e kryeministrit të radhës, apo e qeverisë së radhës apo e konstatuesve të radhës. Shqipëria është e fundit në rajon në aksesin në fondet europiane për kërkimin shkencor. Serbia ka fituar 90 për qind të projekteve që ka çuar për aplikim, Maqedonia 80 për qind të projekteve që ka çuar për aplikim, ndërkohë që Shqipëria vetëm 4.5 për qind. D.m.th., dakord paraja është një bazë pa të cilën nuk mund të bëhet puna, por nga ana tjetër, aksesi në fondet që janë në dispozicion nuk garantohet me para, garantohet me dije, dhe në këtë aspekt besoj që Akademia e të nesërmes duhet të bëjë ndryshimin e madh për të krijuar mundësi që në rrugët e njohjes dhe të dijes Shqipëria të ketë shumë më tepër kapacitete thithëse për fondet e BE-së që në fund të fundit janë të pakrahasueshme për nga sasia e mundshme me çfarëdo fondi që vendet e rajonit tonë i dedikojnë drejtpërdrejt nga buxheti i kërkimit shkencor. Nuk krahasohen, janë shumë më tepër në të gjitha rastet. Dhe, ajo që vlen të nënvizohet në këtë rast është diçka shumë kuptimplotë lidhur me fondet e BE-së në tërësi. Vendet më të pasura janë ato që thithin më shumë fonde, jo se kanë më shumë fuqi vendimmarrëse, sepse xhepat janë ndarë, sepse nuk është se Gjermania, apo Austria që është kampione është e para, apo të tjera vende si këto, ngaqë kanë fuqi, fusin duart në xhepat e vendeve të tjera. Jo. Çka është në xhepin e Shqipërisë, mbetet aty e paprekur, çka është në xhepin e Serbisë, apo të Maqedonisë apo të Rumanisë apo të Bullgarisë mbetet e paprekur. Dhe parafytyroni që diferencat janë kolosale. Pse? Sepse vendet e pasura dinë më shumë. Vendet e varfra dinë më pak dhe, në fund të fundit kjo është ajo që bën diferencën midis të pasurve dhe të varfërve: ajo që di, jo ajo që ke.

Në këtë aspekt, prapambetja jonë unë besoj lidhet me gjithë rrënimin që i ka ndodhur gjithë ngrehinës së kërkimit shkencor në Shqipëri për vite e vite të tëra, përveç të tjerash. Dhe, ma ha mendja që mund të adresohet përmes një Akademie të reformuar dhe të bazuar në disa parime të reja që më vjen shumë mirë kanë një dakordësi të gjerë mes atyre që kontribuojnë drejtpërdrejt për Akademinë dhe për kërkimin shkencor.


Dhe, në mbyllje dua t'ju informoj për ata që mbase nuk e dinë që Ministria e Arsimit do të konkretizojë brenda këtij viti, është pjesë e kalendarit të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, edhe bursën dhe kursin e ekselencës "Robert Elsie", si dhe do të kontribuojë për të përmbyllur botimet e Vitit të Skënderbeut dhe aktet e Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike që, qysh prej muajit qershor realisht ka dhënë një sinjal inkurajues shprese dhe, në njëfarë mënyre, meriton jo vetëm të mos tretet, por të mbetet në botime, por edhe të shikohet si një burim reference të mëtejshme për vitet e ardhshme.

Ne do të bëjmë jo gjithçka duam, por gjithçka mundemi, sado që të mundemi me të gjithë dëshirën dhe me të gjithë vullnetin për ta lehtësuar rrugën e vështirë të kërkuesve shkencorë. Por ajo çka na duhet, është që kërkuesit e vërtetë shkencorë të kenë vendin që u takon dhe këtë mund ta garantojë reforma e Akademisë së Shkencave në radhë të parë, dhe një funksionim tjetër krejt ndryshe i Akademisë së Shkencave në shërbim të atyre që janë kërkuesit, dhe jo mashtruesit, shkencorë dhe që pastaj sigurisht do të tërheqin pas vetes të rinj dhe të reja që do të mund t'i përkushtohen kërkimit shkencor duke parë se kërkimi shkencor dhe kërkuesit shkencorë respektohen me të vërtetë brenda mundësive që janë.

Edhe një herë, shumë faleminderit për ftesën dhe të gjithëve shumë faleminderit mbi të gjitha për durimin.