Vijon procesi i reformës në Akademinë e Shkencave.

 

Grupi i punës i ngritur me urdhër të ministres së Arsimit, Sportit e Rinisë zhvilloi sot, datë 15 Mars 2018, në sallën “Akademikët”, takimin radhës dhe diskutoi rekomandimet dhe komentet e përcjella deri tani, përfshirë edhe rekomandimet nga rrjeti europian ALLEA dhe Akademia Kombëtare Gjermane Leopoldina për projektligjin e Akademisë së Shkencave dhe për “Kodin e etikës për integritet në kërkimin shkencor në vend” të hartuara nga ky grup.


Takimi tjetër do të zhvillohet në datën 19 Mars 2018.