Më 19 shkurt 2018, në kuadër të protokollit dyvjeçar të bashkëpunimit ndërakademik (2018-2019), u zhvillua takimi ndërmjet Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) akad. Jusuf Bajraktari u prit nga akad. Vasil S. Tole, Sekretar i Përgjithshëm. Gjatë takimit, akad. Jusuf Bajraktari u njoh edhe me ecurinë e reformës në Akademinë e Shkencave.