Ditën e mërkurë, datë 14 shkurt 2018, ora 11:00, në Akademinë e Shkencave u zhvillua një mbledhje e zgjeruar midis përfaqësuesve të instituteve e qendrave të kërkimit shkencor në universitete e më gjerë dhe Grupit të Punës për hartimin e projektligjit "Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë" dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij (grup i ngritur me urdhër të ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, nr. 29, datë 16 janar 2018).