Vijon procesi i reformës në Akademinë e Shkencave

 

Grupi i punës i ngritur me urdhër të ministres së Arsimit, Sportit e Rinisë, mbështetur “Kalendarit të takimeve” zhvilloi sot në sallën “Akademikët” takimin e zgjeruar me Këshillin Ekzekutiv të Akademisë së Shkencave dhe me akademikët në përbërje të seksioneve shkencore të saj, për diskutimin dhe tërheqjen e mendimeve për draftligjin e Akademisë së Shkencave, për “Kodin e etikës për integritet në kërkimin shkencor në vend” dhe për statutin e ri të ASH-së të hartuara nga ky grup.

 

Takimi i radhës do të zhvillohet në datën 14 shkurt 2018 me kërkuesit shkencorë në institutet kërkimore shkencore dhe ato të universiteteve.