Njoftim publik mbi ecurinë e deritanishme të reformës në Akademinë e Shkencave

 

Njoftim publik mbi ecurinë e deritanishme të reformës në Akademinë e Shkencave përmes dokumenteve dhe vendimeve përkatëse.

  1. Me vendimin e asamblesë së ASH-së Nr. 21, datë 17 nëntor 2017 është aprovuar "DRAFT REFORMA INSTITUCIONALE E KËRKIMIT SHKENCOR DHE ROLI I AKADEMISË SË SHKENCAVE". 

    Lexoni vendimin Nr. 21, datë 17 nëntor 2017

    Lexoni drafti reformën 

  2. Me vendim e asamblesë së akademisë Nr. 23, datë 22 dhjetor 2017 “Për aprovimin e kalendarit të reformës institucionale në Akademinë e Shkencave” është aprovuar kalendari dhe aktivitetet në zbatim të kësaj reforme.

    Lexoni vendimin Nr. 23, datë 22 dhjetor 2017

  3. Një komision ad hoc i reformës i përbërë nga akademikë është ngritur me vendimin e Asamblesë së ASH-së nr. 18. prot, datë 11 shtator “Për krijimin e komisionit Ad Hoc, (amenduar me vendimin Nr. 1 , datë 18 janar 2018), me mandat të plotë përfaqësirni, miratuar nga Asambleja e Akademisë si Shkencave, për reformën në kërkimin shkencor dhe në atë institucionale”, i cili do të hartojë draftet e akteve të brendshme të vetëreformimit, si: “Statuti” i ASH-së dhe dokumentet: “Kriteret dhe standardet e pranimeve të reja si ‘akademik’ dhe ‘akademik i asociuar’” dhe “Kriteret dhe standardet e konkurrimit në pozicionet drejtuese të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë”. 

    Lexoni vendimin Nr. 18, datë 11 shtator 2017

    Lexoni vendimin Nr. 1, datë 18 janar 2018

  4. Me vendimin e Ministres së Arsimit nr. 29 datë 16 janar 2018 “Për ngritjen e grupit të punës për hartimin e projektligjit “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë” dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij” është ngritur ky grup i përbashkët pune me 7 anëtarë i cili do të realizojë hartimin e akteve ligjore dhe nënligjore bazë të ASH-së. 

  5. Për të koordinuar dhe monitoruar punën, me aprovim të përbashkët të Akademisë së Shkencave dhe Ministrisë së Arsimit është ngritur një Komisioni i Përbashkët Mirëbesimi me 4 anëtarë. Shih vendimin e asamblesë nr. 1, datë 18 janar 2018 “Për aprovimin e përfaqësuesve të Akademisë së Shkencave në Komisionin e përbashkët të mirëbesimit mes MASR dhe ASH-së.

  6. Akademia gjermane e Shkencave LEOPOLDINA dhe ALLEA, organizata e akademive të shkencave të Evropës asiston procesin e reformës përmes konfirmimit të mbështetjes nga drejtuesit e tyre.