REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19
- Details
- Hits: 4506
- 27.04.2021, Forumi i tretë "Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”. Dr. shk. Ilir Alimehmeti: Treguesit e shtrimeve ne spital dhe vdekjeve nga Covid-19 në Shqipëri. Antitrupat që ulin vdekshmërinë. Lexoni më shumë.
- 06.05.2020, "Gjendja e pandemisë sot në Shqipëri dhe në Europë", Një vlerësim statistikor-krahasues sipas disa anëtarëve të Komisionit të Matematikës dhe Informatikës
Tetë qarqe të vendit e kanë mbyllur betejën me valën e pandemisë; në tre qarqe të tjera përqendrohet lufta për mbylljen e saj: Tirana, Durrësi dhe Shkodra
Kosova - shteti me trendin më pozitiv zbritës në rajon gjatë ditës së djeshme
“Kërcim” i ndjeshëm pozitiv në treguesin e rritjes së numrit të të shëruarve në Itali: mbi 8 mijë të shëruar brenda ditës
Trendi europian dhe ai botëror pati një shmangie relative në drejtim përkeqësues për numrin e të sëmurëve në ditë
Një bllok vendesh të Lindjes: Bullgaria, Moldavia, Ukraina e Bjellorusia, ende me një rritje ditore problematike, mbi 2-4 për qind; Rusia me 6.7 për qind
Relacion ditor i E-group-it “Në ndjekje të pandemisë”, që funksionon pranë Akademisë së Shkencave
1. Sfida me pandeminë në vendin tonë është konturuar qartë në tre qarqe: Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Në këto tre qarqe rezultojnë sot 189 të sëmurë aktivë, nga 206 në tërë Shqipërinë.Tetë qarqe janë tashmë të çliruar, dhe i nënti, qarku i Lezhës, me 86 për qind të të sëmurëve gjithsej tashmë të shëruar, është fare pranë.
2. Edhe humbjet në jetët njerëzore kanë qenë kryesisht në këto tre qarqe, ku numri i të ndarëve nga jeta për shkak të pandemisë është gjegjesisht 18 në Tiranë, 6 në Durrës dhe 2 në Shkodër. Në Fier numri i jetëve të humbura është 3, ndërsa Vlora e Kukësi kanë regjistruar nga një humbje jetë. Në qarqet e tjera nuk ka pasur asnjë humbje. Ritmi i rritjes ditore të të sëmurëve në nivelin 1.2 për qind në Tiranë e në shkallë vendi flet për një trend pozitiv. Ky tregues, tashmë nën 3 për qind edhe në Krujë, tregon për frenimin e kësaj vatre dhe futjen e saj në fazën e uljes së sëmundshmërisë.
3. Në rajon Kosova ka shenjuar trendin më të mirë zbritës ditën e djeshme, duke e çuar numrin e të shëruarve kundrejt numrit të të sëmurëve gjithsej në 61.8 për qind, nga 58 për qind një ditë më parë. Vendet e tjera ballkanike vazhduan të njëjtat prirje të mëparshme, me rritje në shkallë të ulët të të prekurve të rinj.
4. Ndër vendet europiane gjendja e pandemisë në Itali dje rezultoi me një “kërcim” të ndjeshëm në treguesin e rritjes së numrit të të shëruarve, duke regjistruar mbi 8 mijë të tillë brenda ditës. Në tërësi trendi europian ka pasur një rritje në drejtim përkeqësues, nga 1.6 një ditë më parë në 2 për qind dje, gjendje kjo e ndikuar nga një rritje që rezultoi në Francë dhe në Britaninë e Madhe. E njëjta gjë është vërtetuar edhe në nivel botëror. Indeksi i shtimit të të sëmurëve në ditë dje në shkallë globale ishte 2.56 për qind, nga 2.23 një ditë më parë. Ky ndryshim erdhi edhe për shkak të një “kërcimi” rritës të dëshmuar në Brazil.
5. Në tërësi vendet europiane dje kanë shenjuar rritje minimale, nën 1 për qind, të numrit të të sëmurëve ditorë. Kësaj prirjeje pozitive iu bashkuan edhe Hollanda e Belgjika, ndërsa Polonia, Rumania e Hungaria tashmë kanë një rritje ditore nën 2 për qind. Vetëm një bllok vendesh të Lindjes: Bullgaria, Moldavia, Ukraina e Bjellorusia, mbeten ende tek një rritje rreth 4 për qind. Rusia sërish regjistron një shtim në përqindje të lartë: dje ky tregues ishte 6.7 për qind.
- 07.05.2020, Situata ekonomike dhe zgjidhjet, Civici: Të shtyhet një vit shlyerja e kësteve të kredive. Analizë nga Prof. Dr. Adrian Civici, Anëtar i Komisionit të Ekonomisë pranë Akademisë së Shkencave
Në një intervistë për gazetën, ekonomisti i njohur, ish-anëtari i Këshillit të Bankës së Shqipërisë, Adrian Civici, sqaron situatën që po kalon sot biznesi dhe mënyrat e mundshme për të dalë nga kriza. “Mendoj se duhen studiuar mundësitë e shtyrjes së shlyerjes së kredive për një periudhe 1- vjeçare”. Po mbushen dy muaj që nga nisja e pandemisë dhe masave ekstreme nga qeveria. Duket qartë që ekonomia shqiptare, ashtu siç parashikohej edhe nga raportet e FMN e BB, është prekur fort nga pasojat e karantinës. A mund ta përballojë biznesi dhe sipërmarrja shqiptare një zgjatje të kësaj krize? Goditjet e rënda për biznesin apo sipërmarrjen shqiptare filluan 6 muaj më parë, nga efektet e rënda të tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Ndërsa goditja e koronavirusit i thelloi akoma më shumë ato. Mendoj se, me përjashtim të vitit 1997, biznesi shqiptar ndodhet aktualisht në krizën më të vështirë të tij të kësaj periudhe 30- vjeçare tranzicioni apo transformimi total.. Publikuar ne panorama.com.al Lexo më shumë
- 26.03.2020, Deklaratë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka ndjekur prej disa javësh në mënyrë sistematike dhe proaktive situatën e krijuar nga virusi SARS-COV-2 në vendin tonë. Lexo më shumë Read more
Ndiqni video ne linkun : https://youtu.be/0qWEjoRG1G0
- 26.03.2020, Çfarë do të ndodhë nesër me ekonominë kur koronavirusi të jetë zhdukur? Analizë nga Akademik Anastas Angjeli, Anëtar i Akademisë së Shkencave
Nesër, kur të zgjohemi (nuk e di kur do të jetë kjo nesër) dhe të gjithë burimet e informacionit, agjensitë e lajmeve, mediat vizive e të shkruara, rrjete sociale, do të shperndajnë lajmin “Koronavirusi u zhduk ”(pasi çoi në vdekje mijëra vetë në gjithë globin). Po çfarë do të ndodhë në politikë, në ekonomi, në jetën shoqërore pas këtij lajmi. Do të jetë njësoj? Ccfarë dhe si do të ndryshojë? Këto janë çështje që kanë filluar të shqetsojnë lidershipet politike, shkollat e mendimit politik-social e ekonomik. Publikuar ne panorama.com.al Lexo më shumë
- 30.03.2020, Koronavirus, situatë e jashtëzakonshme – Masa të jashtëzakonshme. Analizë nga Akademik Anastas Angjeli, Anëtar i Akademisë së Shkencave
Prej Nëntorit të vitit të kaluar, kur pandemia e koronavirusit shpërtheu në Kinë, bota po përjeton një “gjendje lufte”, me një armik të padukshëm, një situatë e jashtëzakonsheme dhe vdekjeprurese. Ky nuk është nje slogan, por nje realitet kudo në glob. Edhe tek ne, këtu në Shqiperi. Ndaj, situatat e jashtëzakonshme nuk mund të përballohen veçse me veprime e masa të jashtëzakonshme. Kështu po veprohet edhe tek ne. Dhe duhet t’i kuptojmë, t’i pranojmë dhe t’i zbatojmë këto masa. Publikuar ne panorama.com.al Lexo më shumë Read more
- 01.04.2020, Ekonomia post-coronavirus–çfarë pritet të ndodhë? Analizë nga Prof. Dr. Adrian Civici, Anëtar i Komisionit të Ekonomisë pranë Akademisë së Shkencave
Milton Friedman, Nobelist, një nga ekonomistët më influentë të shek.XX-të, ju përsëriste shpesh studentëve të tij të ekonomisë në auditorët e Universitetit të Cikagos se “ju po përgatiteni për një profesion të vështirë, shpesh të pakuptueshëm dhe të cuditshëm për shumicën e njerëzve … kur cdo gjë shkon mirë dhe të gjithë janë të kënaqur me fitimin dhe konsumin, ju duhet të filloni të analizoni dhe paralajmëroni krizën ekonomike që afrohet në horizont – në fund të fundit kjo është llogjika e funksionimit të kapitalizmit; kur gjithshka shkon keq dhe kriza ka pllakosur vendin, kur të gjithë janë të dëshpëruar dhe pesimistë, ju duhet të tregoheni optimistë se rringritja dhe rritja ekonomike do fillojë së shpejti – natyrisht duke u treguar inteligjentë në kapjen e oportuniteteve të së ardhmes… kjo është ecuria e cikleve ekonomike dhe zhvillimit”. Publikuar ne panorama.com.al Lexo më shumë
- 01.04.2020, “Ecuria e epidemisë nga COVID-19 dhe masat për zbutjen e efekteve të saj”. Analizë nga Prof. Dr. Genc Sulçebe, Anëtar i Komisionit të Mjekësisë pranë Akademisë së Shkencave
Monitorimi i ecurisë së deritanishme të epidemisë nga COVID-19 në Shqipëri dhe në botë si dhe të dhënat paraprake dinamike rreth kësaj epidemie, bëjnë të mundur por dhe të nevojshme të bëhen disa llogaritje parametrash kryesorë për të kuptuar impaktin e saj në popullatën shqiptare.. Publikuar ne panorama.com.al Lexo më shumë
- 02.04.2020, Shtohen masat dhe fondet financiare mbështëtese për frenimin e pandemisë dhe krizës ekonomike globale. Analizë nga Akademik Anastas Angjeli, Anëtar i Akademisë së Shkencave
Në frymën e një kordinimi dhe rakordimi, dje Ministrat e Financave, Guvernatoret e Bankave Qendrore nga Grupi i 20 ekonomive më të mëdha dhe drejtuesit kryesore të FMN dhe Bankës Botërore, ranë dakort për zbatim të angazhimeve të marra në Samitin virtual të Drejtuesve të G20 që u mbajt në 26 Mars 2020 nën Presidencën Saudite, për një plan të përbashkët dhe mënyrat në përgjigje të pandemisë së koronavirusit dhe krizes ekonomike globale. Publikuar ne telegraf.al Lexo më shumë
- 03.04.2020, Vlerësim i Akademisë së Shkencave e cila po ndjek në vazhdimësi tërë problematikën që lidhet me ecurinë e pandemisë tek ne e gjetkë.
Akademia e Shkencave, në bashkëpunim e kontakte të vazhdueshme edhe me Bashkimin Akademik Europian (ALLEA), nëpërmjet komisioneve të saj dhe njësive të kërkim-studimit, siç janë: komisioni i shëndetësisë, komisioni i matematikë-informatikës, komisioni i biologjisë dhe ai i ekonomisë, si dhe njësitë e nano- dhe bio-teknologjise po ndjek ecurinë e përhapjes së pandemisë dhe problematika që kanë dalë. Secili prej tyre ndjek çështjet e zhvillimit dhe të pasojave të COVID-19 sipas fushave përkatëse të tyre. Lexo më shumë Read more
- 03.04.2020, “Kur mund të kemi një ulje të personave të prekur?” Harxhi: COVID-19 i rrezikshëm, transmetohet nëpërmjet ajrit.
Mjeku Infeksionist, Arjan Harxhi në studion e “ABC News” ka folur për situatën e shkaktuar nga koronavirusi. Ai theksoi se COVID-19 ka pasoja të rëndë për shëndetin. Ky virus është shumë më i rrezikshëm sepse transmetohet nëpërmjet ajrit. Visusi sipas tij nëse do të neglizhohet do të shkaktonte pasoja të rënda, dhe nëse do e lemë virusin të lirë, mund të përhapet në mënyrë të tmerrshme, duke shkuar nga një person në 400 të tjerë, vetëm në pak ditë. Ndiqni video ne linkun : https://youtu.be/UxXE7ovwxoM
- 04.04.2020, Paketa ekonomike përballë sfidës-nuk ka rëndësi sa na kushton! Analizë nga Prof. Dr. Adrian Civici, Anëtar i Komisionit të Ekonomisë pranë Akademisë së Shkencave
Thellimi i krizës ekonomiko-financiare si efekt i koronavirusit po i vendos shtetet dhe qeveritë e ndryshme përballë detyrimit të disbursimit të miliarda eurove apo dollarëve për përballimin e efekteve shkatërruese të saj dhe ndërtimin e paketave speciale mbështetëse për bizneset dhe qytetarët. Publikuar ne panorama.com.al Lexo më shumë
- 05.04.2020, Ditët e “zjarrit” të pandemisë, sinjalet kërcënuese të ekonomisë. Analizë nga Akademik Anastas Angjeli, Anëtar i Akademisë së Shkencave
(…Dilema historike për udhëheqësit tashmëështë të menaxhojnë krizën dhe të ndërtojnë të ardhmen…Henry A.Kinsinger 3 Prill 2020) Publikuar ne panorama.com.al Lexo më shumë
- 05.04.2020, “Çfarë duhet të mësojmë nga vëndet më të përparuara në përballimin e epidemisë nga COVID-19” . Keshilla nga Prof. Dr. Genc Sulçebe, Anëtar i Komisionit të Mjekësisë pranë Akademisë së Shkencave
Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins në Baltimore, USA, Gjermania kishte në 31 Mars 2020 rreth 71 000 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 775 vdekje. Në të njëjtën kohë Italia raportonte rreth 106 000 infeksione dhe 12 400 vdekje ndërsa Spanja 102 000 raste me mbi 9 000 vdekje. Nga ana tjetër Franca kishte javën e fundit të marsit rreth katër herë më shumë vdekje sesa Gjermania, ndërsa Britania e Madhe dy herë më shumë se Gjermania, megjithëse si Gjermania ashtu dhe Britania e Madhe kishin më pak infeksione të raportuara se sa Franca. Publikuar ne balkanweb.com Lexo më shumë
- 06.04.2020, Ekonomia e luftës” apo ”korona-ekonomia”? Analizë nga Prof. Dr. Adrian Civici, Anëtar i Komisionit të Ekonomisë pranë Akademisë së Shkencave
Në kuadrin e kësaj situate të jashtëzakonshme që po kalojmë dhe përpjekjeve drastike të vendeve e qevrive të ndryshme në gjithë botën e prekur nga pandemia covid-19, në komunikimin politik, mediatik e social, cdo ditë e më tepër popërdoret shprehja “jemi në luftë përballë një armiku të padukshëm por vdekjeprurës”. Publikuar ne panorama.com.al Lexo më shumë
- 06.04.2020, Ekonomia e luftës” apo ”korona-ekonomia”? Analizë nga Prof. Dr. Adrian Civici, Anëtar i Komisionit të Ekonomisë pranë Akademisë së Shkencave
Në kuadrin e kësaj situate të jashtëzakonshme që po kalojmë dhe përpjekjeve drastike të vendeve e qevrive të ndryshme në gjithë botën e prekur nga pandemia covid-19, në komunikimin politik, mediatik e social, cdo ditë e më tepër popërdoret shprehja “jemi në luftë përballë një armiku të padukshëm por vdekjeprurës”. Publikuar ne panorama.com.al Lexo më shumë
- 07.04.2020, "Gjendja e pandemisë sot në Shqipëri dhe në Europë", Një vlerësim statistikor-krahasues sipas disa anëtarëve të Komisionit të Matematikës dhe Informatikës
1. Rritja ditore e numrit të të infektuarve më 5 prill në shkallë botërore ishte afërsisht 6 për qind, me rreth 70 mijë raste të reja. Katër ditë më parë mesatarja ditore e të infektuarve ishte rreth 100 mijë. Kjo flet për një frenim të rritjes në tërësi të përhapjes së pandemisë, pavarësisht se ajo është në zhvillim në Europë e veçanërisht në SHBA.
2. Në SHBA, që konsiderohen epiqendra aktuale e pandemisë, numri i të infektuarve u rrit në 9 për qind, çka mund të konsiderohet shenjë pozitive për kalimin në fazën e vënies nën kontroll të përhapjes.
3. Italia pati rritjen më të ulët, shifrën rekord prej 2,8 për qind. Kjo ka bërë që për tri ditë radhazi të ulet numri i të sëmurëve në terapi intensive dhe të bjerë në 1 (një) koeficienti i transmetimit të sëmundjes. Autoritetet italiane tani flasin për "fillimin e fazës së daljes".
4. Franca, Spanja, Gjermania, Zvicra, rritjet ditore përkatëse:5,6; 4; 3 dhe 2,6 për qind, tregojnë për një ecuri pozitive në kontrollin dhe frenimin e pandemisë.
5. Shqipëria sot për herë të parë ka më shumë të shëruar se të infektuar të rinj: 15 të shëruar dhe 6 të infektuar të rinj. Dje kishte 237 të sëmurë, ndërsa sot raportohen 227 veta. Kjo do të thotë ndryshim pozitiv i prirjes. Vazhdon ritmi i mirë i shërimeve. Treguesi prej 34 për qind i shërimeve është ndër më të lartët në Europë.
6. Humbjet njerëzore janë problemi më shqetësues në disa vende të Europës, si Franca, Spanja, Italia, Hollanda dhe Belgjika, ndonëse ka një prirje uljeje. Në Shqipëri ky indeks u dëshmua 6 për qind.
- 07.04.2020, "Ja si do të jetë vaksina kundër Covid-19"
OBSH-ja bën parashikimin për prodhimin e saj. Të angazhuar ekipe nga gjithë bota. Prof. Dr Genc Sulçebe, Anëtar i Komisionit të Mjekësisë pranë Akademisë së Shkencave shpjegon se çfarë do të ndodhë më këtë vaksinë dhe kur do të jetë gati ajo. Lexo më shumë
- 08.04.2020, "Buletini Covid-19, datë 08.04.2020"
Të dhëna të përditësuara për gjendjen e pandemisë në Shqipëri dhe në Europë gjatë 24 orëve të fundit, datë 8 prill 2020. (Përpunuar e statistikuar nga anëtarë të E-grupit “Në ndjekje të pandemisë”, ngritur pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë) Lexo më shumë
- 08.04.2020, “Çfarë këshillon ‘babai i monetarizimit’”- Sa i mundur është përdorimi i ‘helikopterit që hedh dollarë’? Analizë nga Prof. Dr. Adrian Civici, Anëtar i Komisionit të Ekonomisë pranë Akademisë së Shkencave
Në kuadër të debateve e propozimeve të shumta për identifikimin dhe përdorimin e instrumenteve e masave eficente për përballimin e efekteve të rënda ekonomike e sociale të kësaj krize që po shkakton pandemia e covid-19, qarkullon dhe ideja e “vlerësimit të mundësive për përdorimin e instrumentit të helikopterit monetar si një masë apo recetë shpëtimtare”, deri diku edhe si një “recetë magjike cudibërëse”. Publikuar ne panorama.com.al Lexo më shumë
- 08.04.2020, "Le Monde" - Artikull mbi pandeminë Covid-19, udhërrëfyes mbi Covid-19 në ofrimin e trajtimeve sistematike antikancerogjene dhe udhëzime ndërkombëtare mbi terapinë e kancerit të gjirit gjatë Covid-19.. Më shumë në linket:
https://www.nice.org.uk/guidance/ng161
http://akad.gov.al/ash/pdf/Covid%20Radiation%20Therapy.pdf
- 09.04.2020, "Gjendja e pandemisë sot në Shqipëri dhe në Europë", Një vlerësim statistikor-krahasues sipas disa anëtarëve të Komisionit të Matematikës dhe Informatikës
1. Ritmi i rritjes së të prekurve nga Covid-19 gjatë ditës së djeshme në shkallë botërore rezultoi me një frenim, duke shenjuar një nivel prej 5.9 për qind, nga 6.3 për që u raportua një ditë më parë. Ndërkohë, dje është rritur ndjeshëm numri i të shëruarve me rreth 5.000 vetë, duke arritur në 28.139 të shëruar në një ditë.
2. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë prej disa ditësh ritmin më të lartë të përhapjes së pandemisë, dje kanë shenjuar një zbutje në 7.9 për qind të rritjes ditore, nga 9 për qind që u dëshmua ditën e mëparshme.
3. Në Europë në tërësi vashdon ulja e ritmit të rritjes. Me shifrat e djeshme gjegjëse në Spanjë, Gjermani, Francë, Belgjikë, Zvicër: 4.4 për qind; 5 për qind; 3.6 për qind; 5.4 për qind; 4.6 për qind, këto vende po shkojnë drejt pikut, për të pritur fillimin e uljes. Spanja, deri dje vendi më problematik prej gati një javë, tashmë deklaron arritjen e pikut.
4. Gjermania deklaroi dje një numër rekord të shëruarish: 10.219 pacientë në një ditë, shifër që e çon numrin e të shëruarve në këtë vend në 40 për qind të numrit të përgjithshëm të të prekurve. Po në këtë nivel janë shërimet edhe në Zvicër e Shqipëri. Këta tregues, si dhe të tjerë tregues të ngjashëm në Francë, Spanjë etj. rikonfirmojnë ritmin e mirë të të shëruarve në Europë.
5. Ritme të moderuara vërehen edhe në vende të rajonit ballkanik: në Kosovë, në Bosnje e Hercegovinë, në Mal të Zi, në Maqedoninë Veriore, ndonëse ende të pastabilizuara.
6. Në Itali, me rritjen e djeshme të të infektuarve në masën 2.8 për qind (Lombardia me 2 për qind) u konsolidua hyrja në fazën dalëse nga pandemia: për të tretën ditë radhazi ulet numri i të sëmureve rëndë me rreth 2 për qind.
7. Tek ne u shenjua një rritje me 2.2 për qind, që përbën nivelin më të ulët të derimëtanishëm. Për të tretën ditë radhazi numri i të shëruarve është më i madh se ai i të prekurve të rinj: sot ishin respektivisht 11 me 9. Rritja në këto nivele është shenjë e uljes së koeficentit të infektimit nën 1 (një), ndërsa diferenca pozitive midis të shëruarve në ditë me të sëmurët e rinj të së njëjtës ditë bën që kurba e të sëmurëve faktikë të fillojë përkuljen.
- 09.04.2020, A do të ketë një plan Marshall për ringritjen e ekonomisë europiane? Analizë nga Akademik Anastas Angjeli, Anëtar i Akademisë së Shkencave
Ndërsa pandemia e koronavirusit vazhdon të sillet rrotull “si fantazëm” në mbarë botën,ekonomia e eurozonës duket se po mbërthehet nga recensioni dhe prognozat janë se kriza ekonomike e sociale në këtë zonë po merr përmasa më të mëdha në historinë e saj, që pas luftës së dytë botërore. Ajo që në krizën e 2008-tës u desh tëçonte Greqinë pas gati 8 muajsh në recension,po i çon disa vende në gati 3 javë. Kjo do të thotë se përshpejtimi ipërkeqsimit është shumë mëi shpejtë dhe me pasoja të rënda. Publikuar ne panorama.com.al Lexo më shumë
- 09.04.2020, "BIOSENSORS FOR PANDEMICS"
An urgent Online conference organized by Phantoms in collaboration with ICN2. This conference responds to the urgent needs the scientific community working in biosensors have to give response to fast diagnostics of COVID-19 and future pandemics.
Please read info below if you are interested to participate:
https://icn2.cat/en/events/eventdetail/1278/biosensors-for-pandemics
- 09.04.2020, COVID-19, rëndësia e së vërtetës shkencore kundrejt hipotezave mediatike. Intervistë me Akademik Prof. Arben Merkoçi.
Unë nuk jam specialist ne fushën e epidemiologjisë, as te virologjisë, unë jam kimist i specializuar ne fushën e nanoteknologjisë dhe sidomos te biosensorëve. Specialistët e fushës janë ata që duhet te dëgjohen për një çështje të tillë. Pa dashur të dalloj ata që janë me te mirët ne këtë fushe (është e pamundur ta bëja unë këtë), do te veçoja një interviste, muajin e kaluar, të Profesore Ilaria Capua, specialiste për problemet e shëndetit publik ne Universitetin e Floridës. Lexo më shumë
- 10.04.2020, "Gjendja e pandemisë sot në Shqipëri dhe në Europë", Një vlerësim statistikor-krahasues sipas disa anëtarëve të Komisionit të Matematikës dhe Informatikës
Gjermania, Austria dhe Shqipëria hyjnë në fazën e daljes: të shëruarit në Gjermani, Zvicër dhe Shqipëri në nivelin 44 për qind .
1. Të dhëna pozitive njoftohen gjatë 24 orëve të fundme nga Europa për sa i takon luftës ndaj pandemisë. Ritmet e rritjes me 3.3 për qind, 4.3 për qind, 4.2 për qind, 2.3 për qind, 3.3 për qind, 6.7 për qind dhe 5.9 për qind, raportuar gjegjësisht në Spanjë, Gjermani, Francë, Austri, Zvicër, Belgjikë dhe Hollandë, flasin për një zhvillim sipas masave që janë marrë për përballimin e gjendjes dhe parashikimeve të shërbimeve shëndetësore të epidemiologjisë. Këta tregues, të shoqëruar me një përmirësim të dukshëm të shërimeve (Gjermania shenjon rreth 6.000 të shëruar në një ditë, ndërsa Spanja e Franca gjegjësisht 4.000 e 2.000), kanë bërë që gradualisht të shkohet drejt uljes. Tri vende: Gjermania, Austria dhe Shqipëria prej disa ditësh shenjojnë ulje të të sëmurëve faktikë me mbi 12 për qind.
2. Me rritjen prej 5.6 për qind të shenjuar dje, nga 5.8 për qind njoftuar për një ditë më parë, dëshmohet një zbutje e rritjes në nivel botëror. E shoqëruar me vazhdimin në një nivel të kënaqshëm të shërimeve: 26.330 vetë gjatë ditës së djeshme, kjo ka bërë që të ulet shumë ritmi i rritjes së të sëmurëve në terapi intensive. Në këto rrethana të përmirësuara është ulur presioni mbi strukturat spitalore. Nga 2000-3000 në ditë, gjatë tri ditëve të fundit janë shtuar 500-600 në ditë. Shqetësues mbetet niveli i humbjeve njerëzore: dje ato ishin mbi 7.000.
3. Vendet e Lindjes vazhdojnë të kenë një përhapje jomasive të pandemisë, me një numër të prekurish nën 6.000, siç është bërë e ditur në Poloni e Rumani. Në këto vende numri i të prekurve për një milion banorë varion nga 90 në 270. Ndërsa në vendet perëndimore të mbipërmendura shkon nga 1.300 në 3.200 për një milion banorë (tregues mesatarisht 12 herë më i lartë).
4. Të njëjtën shkallë përhapjeje kanë dhe vendet e Ballkanit, mes të cilave Shqipëria dhe Kosova kanë indeksin më të ulët. Ndërkohë, ritmet e rritjes gjatë ditës së djeshme kanë qenë 7-9 për qind në Poloni, Rumani, Hungari dhe në nivelet 6-8 për qind në vendet fqinje e në Kosovë.
5. Tek ne për të katërtën ditë radhazi numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të infektuave të rinj, që do të thotë se numri i të sëmurëve faktikë vazhdon të ulet. Gjatë ditës së djeshme ai është ulur me 11 vetë. Nga 239 të sëmurë para katër ditësh sot ky numër ka zbritur në 211. Ulja e kurbës së të sëmurëve edhe në shifra absolute shenjon hyrjen e Shqipërisë në fazën e daljes, krahas me Austrinë e Gjermaninë.
6. Italia pati edhe dje një ritëm rritjeje nën 3 për qind, por, për shkak të nivelit ende të ulët të shërimeve (rreth 2.000 në ditë), nuk po kalon ende në fazën e daljes nga pandemia duke ulur numrin e të sëmurëve. Shërimet në Itali janë në të njëjtin nivel me atë Francës e nën ato të Spanjës dhe Gjermanisë, ndonëse pandemia në vendin fqinj është shfaqur të paktën një javë para këtyre vendeve.
7. Shqetësim mbetet numri i lartë i humbjeve njerëzore. Në Francë dje u shenjua përsëri një shifër: mbi 1.000 jetë të ndërprera. Indeksi i vdekshmërisë në vendet perëdimore, si Italia, Franca, Spanja, Hollanda e Belgjika është ende mbi 11 për qind, ndërkohë që në Gjermani e Austri dhe në vendet e Lindjes varion nga 1.5 për qind deri 4 për qind.
- 10.04.2020, "Modelimi i dinamikës së Covid-19 për vlerësime në kohë reale dhe projeksione: një aplikim mbi të dhënat shqiptare." Analizë nga Erida Gjini, Anëtare e Akademisë së të Rinjve dhe e Komisionit të Matematikë-Informatikës së Akademisë së Shkencave
Epidemia e SARS-CoV-2 është një nga sfidat më të mëdha që sistemet e kujdesit shëndetësor në të gjithë botën kanë përballur ndonjëherë. Për të frenuar transmetimin, shumë vende kanë miratuar masa për distancimin shoqëror dhe kufizimet e udhëtimit. Vlerësimi i efektit të këtyre masave në secilin kontekst është i vështirë dhe kërkon modele matematikore të dinamikës së transmetimit. Parashikimet për ecurinë e ardhshme të epidemisë mbështeten fuqimisht në parashikime nga modelet dhe në integrimin e saktë të të dhënave në kohë reale ndërsa grumbullohen. Këtu unë zhvilloj një kornizë modelimi SEIR me ekuacione diferenciale te zakonshme (Susceptible-Exposed-Infected-Recovered) për Covid-19, për të vlerësuar rastet e raportuara dhe viktimat, dhe për të mundësuar parashikime duke përdorur vlerësimin e parametrave me metoda Bayesiane të statistikës inferenciale bazuar në të dhëna. Katër parametrat kryesorë të modelit që varen nga të dhënat janë: i) norma e transmetueshmërisë bazë, ii) numri fillestar i personave të ekspozuar, iii) koeficienti i efikasitetit të masave dhe iv) raporti fatalitet-raste.
Ky modelim ofron një mjet për të parametrizuar dinamikën në kohë reale të rasteve Covid-19, dhe për të eksploruar efektin e kontrollit teksa shpaloset në çdo mjedis. Modeli zbatohet mbi të dhënat e Covid-19 në Shqipëri, ku u vendosën masa drastike të kontrollit tashmë në ditën e rastit të parë të konfirmuar. Duke ia përshtatur modelin dinamikës së rasteve të raportuara 9-31 Mars 2020, në këtë studim, unë vlerësoj parametrat dhe bëj parashikime paraprake, duke njehsuar dhe intervalet e pasigurisë (50%, 95% CI).
Tre javë pas masave, të dhënat shqiptare tregojnë tashmë një ulje të fortë në më shumë se 40%, të transmetimit, dhe mbështesin një efekt progresiv në rritje të kontrollit përkundrejt një efekti statik. Në kontekstin shqiptar, modeli dhe të dhënat përputhen mirë, duke parashikuar kulmin e rasteve aktive rreth 5-15 Prill 2020, dhe një maksimum brenda 300 rasteve të konfirmuara aktive nëse kontrolli vazhdon me të njëjtin trend. Ky model mund të përdoret për të kuptuar efektet sasiore të masave të ndryshme të kontrollit në kohë reale dhe në vende të tjera, dhe për të informuar masat adaptive në varësi të dinamikës së infeksionit.
Referencë:
Modeling Covid-19 dynamics for real-time estimates and projections: an application to Albanian data
https://www.medrxiv.org/content/10.1101/2020.03.20.20038141v2
- 10.04.2020, Intervistë në TV Scan e Prof. Dr. Adrian Civici, Anëtar i Komisionit të Ekonomisë pranë Akademisë së Shkencave
Intervista e plotë në linkun e mëposhtëm:
- 11.04.2020, “Profesori i Imunologjisë, Genc Sulçebe tregon katër llojet e koronavirusit dhe rëndësinë e testeve serologjike: Si do arrihet dalja graduale nga distancimi social”. Analizë nga Prof. Dr. Genc Sulçebe, Anëtar i Komisionit të Mjekësisë pranë Akademisë së Shkencave
Testimi molekular i virusit SARS-CoV-2 është pa dyshim mjeti diagnostik më i saktë dhe më i besueshëm për të gjurmuar vatrat e infeksionit. Ai përcakton diagnozën në të sëmurët e dyshuar, kontaktet e tyre si dhe ndjek përhapjen e infeksionit në kategoritë e rrezikuara si personelin mjekësor, personelin e rendit publik, ata që shërbejnë në tregtimin e produkteve ushqimore dhe veçanërisht në grupmoshat mbi 65 vjeç, sidomos me sëmundje shoqëruese si ato të zemrës, të mushkërive, diabet, obezitet dhe sëmundje të tjera kronike. Publikuar ne panorama.com.al Lexo më shumë
- 11.04.2020, "Gjendja e pandemisë sot në Shqipëri dhe në Europë", Një vlerësim statistikor-krahasues sipas disa anëtarëve të Komisionit të Matematikës dhe Informatikës
Shqipëria mbyll një javë sipas pritshmërive dhe parashikimeve: forcon vazhdimin e sheshimit të kurbës dhe fillimin e uljes së të sëmurëve faktikë
Relacion ditor i E-group-it “Në ndjekje të pandemisë”, që funksionon pranë Akademisë së Shkencave
1. Një javë më parë, në deklaratën e saj publike, Akademia e Shkencave (nëpërmjet komisioneve të saj të përhershme: komisioni i mjekësisë dhe ai i matematikë-informatikës), paralajmëroi, duke vlerësuar dhe sintetizuar të dhënat, “rolin përcaktues të kësaj periudhe për ecurinë e metejeshme te pandemisë”. Shtimi me 17 të prekur të rinj i numrit tërësor të të sëmurëve gjatë ditës së fundme përbën një rritje prej 4 për qind. Kjo rritje është në vijimësi të logjikës së ecurisë gjatë javës që po mbyllim, me një mesatare rritjeje ditore prej 3.8 për qind. Këto janë ritme karakteristike të fazës se sheshimit të kurbës së rritjes. Në këtë fazë Italia ka hyrë para nesh. Dje, në Itali dhe specifikisht në Lombardi, Milano e Bergamo, u shenjuan gjegjësisht rritjet prej 2.7 për qind, 2.27 për qind, 2 për qind dhe 1 për qind. Por, në dallim nga Italia, deri tani ritmi i shërimeve në vendin tonë është shumë më i lartë. Shifrat gjegjëse janë 45 për qind dhe 22 për qind. Kjo dinamikë e treguesve ka bërë që Shqipëria të hyjë më shpejt në fazën e daljes nga pandemia. Gjatë javës që po mbyllim treguesit e pandemisë tek ne kanë ecur sipas pritshmërive dhe parashikimeve që janë bërë edhe prej Akademisë së Shkencave, komisionit të përhershëm të mjekësisë, të atij të matematikë-informatikës dhe të anëtarëve të E-group-it tonë “Në ndjekje të pandemisë”.
2. Gjatë javës në vazhdim kërkohet vazhdimi i të njëjtave masa kryesore dhe i së njëjtës përkujdesje, me qëllim që rritja të mbahet nën 3 për qind.
3. Në shkallë botërore dje u shenjua një rritje prej 5.8 për qind, nga 5.6 për qind që u raportua një ditë më parë. Kjo për shkak të gati dyfishimit të numrit të të prekurve të rinj në Britaninë e Madhe (8.680 të infektuar të rinj, kundrejt 4.200 të infektuarve një ditë më parë). Britania e Madhe dhe Rusia janë në fazën e zgjerimit të pandemisë, me 9 për qind deri në 18 për qind rritje në ditë.
4. Në SHBA dje u shenjua indeksi më i ulët i rritjes: 7.1 për qind, nga 7.7 për qind një ditë më parë. Por ndërkohë, për fat të keq, humbja e jetëve njerëzore ishte përsëri në nivelet më të larta, me 2.035 veta. Treguesit e lartë të vdekshmërisë mbeten shqetësues edhe per vendet kryesore europiane, ndonëse këta tregues, përveç Belgjikës, dje shenjuan ulje. Kjo u vërtetua në Francë, Spanjë, Itali, Hollandë dhe Gjermani. Pritet që kjo tendencë të theksohet në ditët e ardhshme.
5. Europa në tërësi ka shenjuar një rritje të të prekurve të rinj në kufijtë nën 5 për qind. Konkretisht, në Spanjë, Gjermani, Zvicër dhe Austri ky tregues u dëshmua gjegjësisht në nivelet 3.3 për qind, 3.3 për qind, 2 për qind dhe 2.4 për qind. Shmangie të kuptueshme përbëjnë treguesit e Francës dhe Hollandës, me 6 për qind. Ndërsa Belgjika, me 6.7 për qind rritje gjatë ditës së djeshme, po njeh një tendencë jostabilizimi.
6. Shërimet në vendet europiane, ku dhe përhapja e pandemisë është më e gjerë, ndonëse me ulje gjatë ditës së djeshme, si trend janë në nivele të kënaqshme. Arritja e shërimeve në nivelet 46 për qind në Zvicër, 44 për qind në Gjermani, 35 për qind në Spanjë dhe mbi 22 për qind në Francë, përbë një tregues pozitiv, çka përshpejton daljen e Europës nga faza e pikut.
- 11.04.2020, Përmbledhje dhe koment mbi artikullin "Structure, Function, and Antigenicity of the SARSCoV-2 Spike Glycoprotein" botuar në revistën shkencore "Cell", nga Prof. Dr. Genc Sulçebe, Anëtar i Komisionit të Mjekësisë pranë Akademisë së Shkencave
Ky artikull është botuar në revistën e mirënjohur "Cell" në 19 Mars 2020 nga një grup autorësh të Universitetit Washington, Seattle, USA, Institutit Pasteur, Paris, Francë dhe Qëndrës Kërkimore për Kancerin "Fred Hutchinson", Seattle, USA. SARS-CoV, MERS-CoV-2 dhe SARS-CoV-2 janë tre koronaviruse shumë patogjenë për njeriun dhe rezervuari i tyre natyral ështe lakuriqi i natës. Nëpërmjet një ndërmjetësi shtazor tjetër këto viruse kanë mundur të kalojnë barrierën e species dhe të kalojnë te njeriu duke shkaktuar epidemitë e njohura në këtë fillim të shekullit 21. Koronaviruse të tillë janë zbuluar mjaft te lakuriqi i natës dhe këto fakte vejnë në dukje mundësinë që kalimi i tyre nga kafsha te njeriu mund të vazhdojë të ndodhë dhe në të ardhmen. Lexo më shumë Lexo artikullin e plotë të revistës "Cell"
- 12.04.2020, "Gjendja e pandemisë sot në Shqipëri dhe në Europë", Një vlerësim statistikor-krahasues sipas disa anëtarëve të Komisionit të Matematikës dhe Informatikës
Ulen ritmet e rritjes së të infektuarve të rinj, shtohen të shëruarit
Relacion ditor i E-group-it “Në ndjekje të pandemisë”, që funksionon pranë Akademisë së Shkencave
1. Të dhënat për gjendjen e pandemisë, përhapjen dhe përballimin e saj, në tërësinë e tyre tregojnë se gjatë 24 orëve të fundme ka një ulje të ritmit të rritjes së të prekurve të rinj në shkallë botërore, në Europë dhe në vatrat e mëdha. Konkretisht, shtimi i numrit të të sëmurëve të rinj në shkallë botërore dje ishte 4.7 për qind, nga 5.8 një ditë më parë; në SHBA ishte 5.9 për qind, nga 7.1 gjatë ditës së kaluar dhe në Britaninë e Madhe 7 për qind, nga 9.8 për qind pardje. Ndërsa në shtetet europiane më të prekura edhe dje u vërtetuan rritje të ulëta: në Spanjë 3 për qind, në Francë 3.8 për qind, në Gjermani 2.7 për qind, në Belgjikë 5.2 për qind, në Zvicër 2.26 për qind, në Austri 2 për qind dhe në Hollandë 5.7 për qind.
2. Një zhvillim tjetër pozitiv që po vazhdon është shtimi i numrit të të shëruarve me një ritëm të mirë, në përqindje dhe në shifra absolute gjithashtu. Gjatë ditës së djeshme në shkallë globale rezultuan të shëruar 26.455 vetë. Ndërsa në vendet kryesore europiane të prekura nga pandemia (Spanjë, Gjermani, Francë, Itali) u shenjuan nga 2.000 deri 3.500 të shëruar brenda ditës së djeshme. Ulja e numrit të jetëve njerëzore të humbura në vendet më problematike, si Franca, Spanja dhe Belgjika, përbën një ndryshim tjetër pozitiv. Këto vende dje kanë regjistruar 630 humbje më pak. Ndërkohë Italia, për një kohë të gjatë epiqendër e pandemisë, dje s’ka shenjuar ndonjë përmirësim të dukshëm nga ditët e fundit në treguesit e përgjithshëm.
3. Ritme të kontrolluara dëshmohen edhe në vendet e rajonit, si Bosnja e Hercegovina, Maqedonia Veriore, Serbia, si dhe Polonia e Rumania, ku ritmi i shtimit të të infektuarve gjatë 24 orëve ishte në nivelet 5-9 për qind. Ditët e fundit Kosova ka një ringritje të treguesve të përhapjes së pandemisë, duke shenjuar një ritëm mesatar ditor të rritjes së të sëmurëve prej 10 për qind.
4. Shqipëria vazhdon të konsolidojë prirjen e dëshiruar, me 13 të prekur të rinj gjatë ditës së fundit: rritja ditore e të infektuarve është dëshmuar 3 për qind, nga 4 për qind gjatë një ditë më parë. Me 20 të shëruar të rinj ditën e djeshme, raporti i të shëruarve gjithsej kundrejt numrit të përgjithshëm të të infektuarve shkon në rreth 48,6 për qind, duke ndjekur kështu të njëjtin raport që është njoftuar në vende të tilla si Zvicra dhe Austria. Për pasojë, në këto vende, si dhe në Gjermani, prej disa ditësh shenjohet dukuria më pozitive e gjithë zhvillimeve të pandemisë që nga shfaqja e saj deri më sot: ulja e numrit të të sëmurëve faktikë në shifra absolute. Tek ne sot numri i të sëmurëve faktikë është 206, nga 239 të njoftuar më 6 prill.
- 13.04.2020, "Gjendja e pandemisë sot në Shqipëri dhe në Europë", Një vlerësim statistikor-krahasues sipas disa anëtarëve të Komisionit të Matematikës dhe Informatikës
Frenim pozitiv në shkallë botërore, vazhdon ulja e të infektuarve të rinj në ditë në Perëndim, prirje e moderuar në vendet e Lindjes
Në Shqipëri gati gjysma e te prekurve gjithsej rezultojnë të shëruar
Relacion ditor i E-group-it “Në ndjekje të pandemisë”, që funksionon pranë Akademisë së Shkencave
1. Prirja më evidente e ditës së djeshme për ndryshimet në gjendjen e pandemisë në shkallë globale ishte ulja relative e ritmit të përhapjes së saj. Në gjithë botën dje rritja e numrit të të sëmurëve të rinj rezultoi 4 për qind, nga 4.7 një ditë më parë, ndërsa në SHBA ky tregues ishte 5.1 për qind, nga 5.9 nje ditë më parë e në Britaninë e Madhe: 6.6 për qind, nga 7 për qind. E rëndësishme është që rënie u regjistruan edhe në numrin e jetëve njerëzore të humbura, ulje qe shkoi nga 10 për qind deri në 20 për qind në shkallë botërore, në SHBA dhe në Britani.
2. Edhe në vendet kryesore europiane vazhdoi ulja e ritmeve të rritjes krahasuar me një ditë më parë. Në Spanjë numri i të sëmurëve të rinj u shtua me 2.33 për qind, në Itali me 2.7 për qind, në Francë me 2.8 për qind, në Gjermani me 2 për qind, në Austri me 1 për qind, në Zvicër me 1.3 për qind, në Hollandë me 4.8 për qind dhe në Belgjikë me 5.8 për qind. Këto ritme janë ndër më të ulëtat që prej fillimit të përhapjes së pandemisë në këto vende.
3. Në tri vende: Gjermani, Austri e Zvicër, u kalua në fazën kur numri i të shëruarve gjithsej është më i lartë se ai i të sëmurëve gjendje faktike. Të shëruarit në këto vende arritën mbi 50 për qind të të prekurve gjithsej.
4. Në vendet e Lindjes dhe në ato të rajonit, që njihen për një përhapje të ulët të pandemisë, si Polonia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Serbia, dje rritja e numrit të të sëmurëve ditorë ishte në nivelet nga 5 për qind deri në 8 për qind.
5. Të dhënat tregojnë se, për fat të keq, Kosova edhe dje shfaqi të njëjtën gjendje shqetësues: si gjatë javës së fundme, numri i përgjithshëm i të infektuarve të rinj u rrit me 28 për qind. Prishtina tashmë është një qytet në karantinë brenda karantinës së përgjithshme të vendit.
6. Në Shqipëri u shenjua një rritje me 4.7 për qind, nga 3 për qind raportuar një ditë më parë. Ky ndryshim ne shkallë vendi ka ndodhur për shkak të ndikimit të rritjes mbi mesataren e vendit javën e fundit në Shkodër. Ndërkohë që rritja mesatare ditore në vend e në Tiranë ka qenë 3-4 për qind në ditë, në Shkodër gjatë javës së fundme ka qenë 6.8 për qind në ditë, çka shtron nevojen e trajtimit të veçantë të kontrollit të pandemisë në këtë zonë. Megjithate, tek ne vazhdon ritmi pozitiv i shërimeve. Sot të shëruarit janë mbi 50 për qind të numrit të të infektuarve; numri i tyre është më i lartë se i të sëmurëve aktualisht.
- 14.04.2020, "Gjendja e pandemisë sot në Shqipëri dhe në Europë", Një vlerësim statistikor-krahasues sipas disa anëtarëve të Komisionit të Matematikës dhe Informatikës
Në Shqipëri vijon prirja pozitive për dalje nga pandemia
Drejt mbërritjes së fazës së pikut dhe fillimit të daljes edhe në Europë
Rënie e numrit të humbjeve të jetëve njerëzore në shkallë botërore
Relacion ditor i E-group-it “Në ndjekje të pandemisë”, që funksionon pranë Akademisë së Shkencave
1. Me rritjen prej 1.7 për qind të numrit të të prekurve nga virusi Corona shenjuar gjatë 24 orëve të fundme, në Shqipëri vazhdon e stabilizuar prirja pozitive për daljen nga pandemia. Të shëruarve dje iu shtuan edhe 15 të tjerë, dhe kështu numri tërësor i të shëruarve arriti në mbi 52 për qind të të infektuarve gjithsej, raport që qendron në të njëjtin nivel me atë të Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë. Numri i të sëmurëve sot ka zbritur në 203, nga 239 që ishte më 6 prill. Zhvillim pozitiv i 24 orëve të fundme është gjithashtu frenimi i rritjes së të infektuarve të rinj në Shkodër, pas një jave me rritje të ndjeshme.
2. Tregues pozitivë edhe për gjendjen e pandemisë në Kosovë: me një rritje prej 4 për qind të numrit të sëmurëve të rinj gjatë ditës së fundit, pas disa ditësh ringritje të ndjeshme të pandemisë, Kosova përjeton një ndryshim për mirë.
3. Edhe në shkallë botërore, në Europë, në rajon dhe në vatrat e mëdha të sëmundjes, dje janë shenjuar ulje të mëtejshme të ritmit të përhapjes së saj. Në shkallë globale ky tregues ka zbritur në 3.86 për qind, në SHBA në 4.75 për qind dhe në Britaninë e Madhe në nivelin 5.1 për qind.
4. Në vendet kryesore europiane dhe me përhapjen më të madhe të pandemisë, si Spanja, Italia, Franca, Gjermania, Zvicra dhe Austria edhe dje u dëshmuan rritje në nivele të ulëta të të prekurve rishtas, 1 deri 3 për qind, duke konsoliduar prirjen e mbërritjes së pikut dhe duke paralajmëruar fillimin e fazës së daljes, fazë në të cilën Gjermania, Austria e Zvicra gjenden tashmë.
5. Rritje nën 5 për qind të numrit të të infektuarve të rinj janë shenjuar në Belgjikë, Poloni, Hollandë, Rumani. Megjithëse kjo është një rritje më e lartë se ajo e vendeve të tjera të Europës, e rëndësishme është se ka një ulje krahasuar me treguesin e ditës së mëparshme. Edhe në vendet fqinje dhe ato të Ballkanit, në Greqi, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, janë dëshmuar ritme pozitive, me 1.5 deri në 3 për qind rritje ditore. Përjashtim nga prirja e përgjithshme bëjnë Rusia e Serbia, me rritje 16 për qind e 11.6 për qind.
6. Në tërësi ka vijuar tendenca e pritshme e uljes së numrit të jetëve njerëzore të humbura, prirje kjo e provuar në shumicën e vendeve në shkallë botërore. Dje humbjet në jetë njerëzore qenë në nivele të ulëta ne krahasim me ditët e fundme, që ishin më kritiket.
- 14.04.2020, COVID -19: TË SËMURËT AKTIVË NË SHQIPËRI ASHTU SI NË GJERMANI, ZVICËR E AUSTRI PO ZVOGËLOHEN
Siç është bërë e njohur edhe nga buletinet tona,prej disa ditësh, në Shqipëri numri i të sëmurëve aktivë (të pashëruar ende), ulet çdo ditë, ashtu si në Gjermani,Zvicër e Austri. Grafiqet e mëposhtme të marra nga Worldometer ilustrojnë këtë fakt: të katër kurbat e të semurëve aktivë në këto shtete kanë filluar uljen (apo perkuljen në zbritje),ditet e fundit. Lexo më shumë
- 14.04.2020, “Hajdutja më e madhe në historinë botërore”- Kriza e COVID-19 – lufta tregtare vazhdon të ashpërsohet. Analizë nga Prof. Dr. Adrian Civici, Anëtar i Komisionit të Ekonomisë pranë Akademisë së Shkencave
Pasojat dhe dëmet e jashtëzakonshme ekonomike e financiare të pandemisë së Covid-19 që duket se po gjunjëzojnë botën, krijuan përshtypjen se shumë gjëra themelore në ekonominë, financat dhe tregtinë botërore do ndryshonin, ose të paktën do rishikoheshin e do zbuteshin. Por, për “luftën tregtare akoma nuk mund të bëhet një pohim i tillë”. Lufta e ashpër tregtarë, e intensifikuar veçanërisht në dy vitet e fundit po vazhdon dhe këtë kohë të jashtëzakonshme. Në tërësinë e vendimeve që lidhen pothuajse plotësisht me platformat shëndetësore apo ndihmës ekonomike, po shfaqen herë pas here dhe vendime “mjaft të rëndësishme” që kanë të bëjnë me “luftën tregtarë”. Publikuar ne panorama.com.al Lexo më shumë
- 15.04.2020, "Gjendja e pandemisë sot në Shqipëri dhe në Europë", Një vlerësim statistikor-krahasues sipas disa anëtarëve të Komisionit të Matematikës dhe Informatikës
Në Shqipëri prirja pozitive mbetet e pakomprometuar
Tregues optimistë në Kosovë për frenimin e rishpërthimit të pandemisë
Shifër rekord për rritjen ditore të numrit të të shëruarve në shkallë globale
Ende e lartë vdekshmëria në vendet e Europës e Shba
Relacion ditor i E-group-it “Në ndjekje të pandemisë”, që funksionon pranë Akademisë së Shkencave
1. Në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundme u shenjua një rritje me 4 për qind e numrit të të prekurve nga COVID-19, nga 1.7 për qind një ditë më parë. Megjithatë, ky ndryshim nuk komprometon prirjen pozitive të javës së fundit, mesataria e rritjes së të cilës rezulton 3 për qind, tregues që është ai i dëshiruari e i pritshmi për konsolidimin e fazës së uljes së pandemisë. Me i ulët rezultoi dje edhe numri i të shëruarve, por përsëri të shëruarit gjithsej kundrejt numrit tërësor të të prekurve ishte tek 51 për qind, ose 7 për qind më i lartë se ai i të sëmurëve aktualë. Zhvillim tjetër pozitiv është që për dy ditë me radhë në Shkodër nuk ka rritje të numrit të të infektuarve, pas një jave me përhapje të lartë të pandemisë.
2. Për të tretën ditë radhazi Kosova gjithashtu shenjon një ritëm rritjeje të të sëmurëve ditorë nën 3 për qind, çka flet për një frenim të rishpërthimit të pandemisë javen e fundit.
3. Në shkallë botërore treguesit e rritjes së të sëmurëve dhe të përhapjes së pandemisë në përgjithësi rezultojnë me ulje ose në nivelet e ditëve të fundit. Indeksi i rritjes së numrit të sëmurëve në gjithë Botën dje ishte 3.84 për qind, nga 3.86 një ditë më parë; ndërsa në SHBA - 4.6 për qind nga 4.75 për qind.
4. Frenimi i përhapjes së pandemisë është shoqëruar me një rritje të ndjeshme të numrit të të shëruarve. Gjatë ditës së djeshme numri i tyre arriti shifrën rekord prej 33.883 vetë. Por, për fat të keq, rritje pati edhe në numrin e jetëve njerëzore të humbura: 1500 më shumë se një ditë më parë. Ky ndryshim relativ për keq erdhi për shkak të rritjes së humbjeve njerëzore në SHBA, në Francë, në Itali e në Gjermani, ku pati një shmangie prej prirjes ne ulje të vërtetuar gjatë ditëve të fundme. Niveli i vdekshmërisë mbetet i lartë në vendet kryesore europiane: në Itali e Spanjë, në Britaninë e Madhe, në Francë, Belgjikë dhe Suedi, ku ky tregues njoftohet në kufijtë 10 deri 13 për qind, ndërkohë që mesatarja në shkallë botërore është 6 për qind. Në disa shtete të tjera, duke përfshirë SHBA, treguesi i vdekshmërisë varion në 2-4 për qind. Kurse në vendin tonë ky tregues është 5 për qind.
5. Vendet europiane me përhapjen më të madhe të pandemisë kanë shenjuar të gjitha ritme të ulëta rritjeje të numrit të të infektuarve, në kufirin nën 3 për qind. Në vendet e tjera ritmi i shtimit të të sëmurëve gjithashtu është ruajtur në po të njëjtit kufij, 4 deri 5 për qind. Përjashtim bën Rusia, e cila është në fazën e ekstensionit të pandemisë, çka shprehet edhe në rritjen ditore prej 15 deri 16 për qind, një zhvillim sipas ritmeve të vetë COVID-19, pa efekt të masave të kufizimeve sociale.
- 15.04.2020, Të gjithë do të goditen nga kriza, shtresa më e prekur ajo me të ardhurat më të ulëta. Analizë nga Akademik Anastas Angjeli, Anëtar i Akademisë së Shkencave
Kësaj krize nuk i shpëton askush. Kur them nuk i shpëton askush kam parasysh që nëse pandemisë mund ti shpëtojnë sipas statistikave të OBSH-së 30 për qind e popullisisë atëherë edhe nga pikëpamjet e tjera nuk do t’i shpëtojë po 70 përqind e popullsisë. Pra të gjithë do të goditen nga kjo krizë që po ndodh edhe ekonomikisht. Pjesa më e goditur është ajo pjesë e cila mund të konsiderohet që është shtresë me të ardhura të ulëta.” Profesor Angjeli sqaroi në Përballë se qeveria ka marrë masat e duhura për t’i bërë ballë kësaj situate të vështirë përmes dy paketave mbështetëse. Por përse shteti nuk hedh më shumë para? “ Gjëja e parë është që duhet t’i kesh ato para, ne e dimë situatën aktuale ekonomike. Ka para, por nuk ka para të mjaftueshme. Ndërhyrjen me instrumente duhet ta shikojmë në kohë. Ne kemi vepruar deri tani, duam s’duam, pavarësisht nga mendimet e ndryshme, ndërhyrja ka qënë në kohë dhe eficente. A ka qënë e mjaftueshme? Hajde ta diskutojmë këtë punë. Por nga pikëpamja e llojit të masave që ka marrë qeveria është në të njëjtën linjë me shtetet e tjera, ka zgjedhur të ndihmojë sektorët jetikë. Ka pasur gjithashtu edhe sektorët më të prekur në ekonomi. Si instrumente janë në rregull, si mundësi për të mbrojtur buxhetet e qytetarëve është në rregull. Si sasi pastaj varet nga buxhetet” Emisioni "Përballë" RTSH
Video e plotë në linkun https://youtu.be/HTCRp8ibueM
- 16.04.2020, "Gjendja e pandemisë sot në Shqipëri dhe në Europë", Një vlerësim statistikor-krahasues sipas disa anëtarëve të Komisionit të Matematikës dhe Informatikës
Shkodra përkeqëson treguesin e rritjes ditore në shkallë vendi, por të shëruarit gjithsej në shkallë vendi ngjiten në 53.4 për qind
Ditë rekordesh kontrastuese në Botë: numri i jetëve të humbura dhe numri i të shëruarve në kuota të larta, të shëruarit nga COVID-19 mbi gjysmë milioni
Shtohet numri i vendeve europiane dhe në rajon që kanë hyrë në fazën e daljes
Relacion ditor i E-group-it “Në ndjekje të pandemisë”, që funksionon pranë Akademisë së Shkencave
1. Dje në vendin tonë u shenjua një rritje e ritmit të përhapjes së pandemisë. Shtimi i të sëmurëve të rinj qe në nivelin 4.7 për qind, nga 3 për qind që ishte rritja mesatare gjatë javës së fundit. Kjo rritje vjen drejtpërdrejt prej ndryshimeve përkeqësuese në Shkodër, ku u regjistruan 12 të prekur të rinj, duke e çuar ritmin e tri ditëve të fundit tek ai i një jave më parë, në 6-7 për qind, çka tregon edhe një herë nevojën e ngutshme për një ndjekje me përparësi të përhapjes së pandemisë në këtë qytet. URuajtja e një ritmi rritjeje në nivelet e pritshme në Tiranë, nën 3 për qind, është faktor përcaktues për ecurinë e pandemisë në shkallë vendi. Vazhdimi i ritmeve pozitive në shërimet bën që numri të shëruarve të ngjitet në 53.4 për qind, nga 52.2 dy ditë më parë.
2. Edhe në shkallë botërore është shenjuar një rritje e numrit të të sëmurëve, duke arritur në 4.2 për qind, nga 3.86 një ditë më parë: Europa ndoqi dje ritmin prej 3.57, ndërsa në SHBA ky tregues ishte 4.9 për qind. Gjatë ditës së djeshme u regjistruan dy rekorde kontrastuese: numri i jetëve të humbura arriti në 7.959, ndërkohë që numri i të shëruarve kaloi mbi 30 mijë. Më shumë se gjysmë milioni njerëz kanë dalë tashmë të shëruar prej infektimit nga COVID-19, prej dy milionë vetëve të prekur gjithsej. Për Francën dhe SHBA dje qe një nga ditët më kritike, për shkak të humbjeve të larta njerëzore.
3. Në vendet kryesore europiane dhe në tërësi ritmet kanë ecur sipas prirjeve të ditëve të fundme. Vendet kryesore po i afrohen pikut, ndërkohë që Danimarka dhe Kroacia u janë bashkuar Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës, duke hyrë në fazën e uljes së numrit të të sëmurëve faktikë, që do të thotë të jesh në procesin e daljes nga pandemia. Edhe vende me peshë në botë për nga popullsia, si Irani e Brazili, kanë hyrë tashmë në këtë fazë.
4. Spanja, duke regjistruar sot nivelin 39 për qind me numrin e të shëruarve kundrejt atij të të sëmurëve, është në prag të fillimit të daljes nga pandemia, ndërkohë që Italia, me gjithë ritmet e ulëta në shtimin e të sëmurëve - dje shenjoi 1.6 për qind - nuk ka hyrë ende në këtë fazë, për shkak të nivelit të ulët të shërimeve, ndoshta kjo dhe prej metodologjisë në evidentimin e tyre.
- 17.04.2020, "Gjendja e pandemisë sot në Shqipëri dhe në Europë", Një vlerësim statistikor-krahasues sipas disa anëtarëve të Komisionit të Matematikës dhe Informatikës
Shtimi i të sëmurëve për shkak të pandemisë në vendin tonë në tërësi, sipas pritshmërive pozitive, por Shkodra duhet të trajtohet si vatër më vete
Përhapja e pandemisë në vendet e Ballkanit në tregues të moderuar
Shifra befasuese për numrin e të sëmurëve ditorë në Francë dhe të humbjeve njerëzore në Kinë, për shkak të mënyrës së raportimit
Ritmi i rritjes së të të shëruarve dhe niveli i humbjeve njerëzore - dy tregues që kanë shkuar në kahje pozitive dje në Europë
Relacion ditor i E-group-it “Në ndjekje të pandemisë”, që funksionon pranë Akademisë së Shkencave
1. Shqipëria dje ka shenjuar një rritje me 4 për qind, nga 4.7 për wind një ditë më parë, por përsëri mbi trendin nën 3 për qind të pritshëm e të arritur gjatë javës së fundit. Kjo shmangie vjen përsëri për shkak të rritjes me mbi 13 për qind të numrit të të sëmurëve të rinj në Shkodër. Ndërkohë kryeqyteti, epiqendra e pandemisë tek ne, vazhdoi me një rritje ditore prej 1.6 për qind, që vlerësohet sipas pritshmërive pozitive. Trajtimi i Shkodrës si vatër me vete tashmë është një domosdoshmëri. Përqindja e numrit të të prekurve për banorë në Shkodër ka arritur në nivelin e Tiranës.
2. Ballkani në tërësi dëshmoi edhe gjatë 24 orëve të fundme një përhapje të moderuar të pandemisë. Numri tërësor i të prekurve në vendet e këtij rajoni (Rumani, Bullgari, Serbi, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, në Maqedoninë Veriore, në Mal të Zi, Greqi, Shqipëri e Kosovë) është rreth 20 mijë. Në Serbi përhapja e pandemisë vijoi me një ritëm të lartë prej 9 për qind, përkundër prirjes së rritjes së moderuar në vendet e tjera, ndërkohë që Greqia shenjoi dje shifrën rekord të rritjes së kufizuar ditore, me vetëm 0.7 për qind.
3. Dita e djeshme pati dy tregues befasues në Botë, gjë që lidhet me mënyrën dhe saktësinë e deklarimeve të përditshme të të dhënave për gjendjen e përhapjes dhe kontrollit të të infektuarve nga COVID-19: Franca njoftoi mbi 17 mijë të prekur të rinj, shifër kjo 2-3 herë më e lartë se mesatarja e ditëve të mëparshme, ndërsa Kina raportoi mbi 1.200 jetë njerëzore të humbura rishtas dhe njëkohësisht “mbylljen de facto të pandemisë”, me vetëm 116 veta ende të sëmurë.
4. Duke përjashtuar rastin e Francës, ritmi i shtimit të të prekurve dje në shkallë botërore, në Europë, në SHBA dhe në Britaninë e Madhe ka shenjuar ulje. Në vendet kryesore europiane, si Spanja, Gjermania dhe Italia, ky tregues dje ka qenë nën 3 për qind. Edhe humbjet njerëzore në tërësi kanë njohur ulje: Franca pati 700 të ndarë nga jeta për shkak të COVID-19 më pak se ditën e kaluar. Ritmi i rritjes së të shëruarve ka shkuar në kahje pozitive gjithashtu. Vetëm në tri vendet e përmendura, plus Francën, të shëruarit u njoftuan mbi 12 mijë. Në Gjermani, Austri dhe Zvicër numri i të shëruarve arriti në 60 për qind të numrit të të prekurve gjithsej.
5. Indeksi i vdekshmërisë për shkak të Coronavirus-it në gjithë Botën është në nivelin 6.8 për qind. Ky tregues, me raportimin e ditës së djeshme, në Kinë u ngjit në 5.6 për qind. Në vendet perëndimore vdekshmëria varion në kufijtë nga 10 për qind deri në 13 për qind. Përjashtim bën Gjermania, me shifrën minimale 2-3 për qind. Përkrah Gjermanisë, Serbia, Kroacia dhe Turqia gjithashtu e patën këtë tregues rreth 2 për qind. Në vendet e tjera të Ballkanit vdekshmëria prej pandemisë është 4-6 për qind,ndersa tek ne reth 5 për qind.
- 17.04.2020, “Doktor Genc Sulçebe: Koronavirusi duhet të kalohet në shtëpi, shtrim në spital vetëm në raste specifike, me mbërritjen e verës situata do normalizohet”. Intervistë me Prof. Dr. Genc Sulçebe, Anëtar i Komisionit të Mjekësisë pranë Akademisë së Shkencave
Sëmundja COVID-19 shkaktohet nga virusi SARS-CoV-2, i cili është mjaft i ngjashëm me SARS-CoV-1, që në vitin 2002 shkaktoi një epidemi në Kinë dhe vende të tjera përreth, por që u mbyll me shpejtësi si epidemi. Në krahasim me SARS-CoV-1 si dhe viruset e tjerë gripalë, SARS-CoV-2 është më ngjitës, pra transmetohet më lehtë nga njeriu te njeriu me rrugët e frymëmarrjes, nëpërmjet spërklave që dalin nga kolla, teshtitja si dhe të folurit. Ashtu si dhe gripi i zakonshëm sëmundja COVID-19 mund të kalojë pa dhënë asnjë shenjë, me shenja të lehta dhe të parëndësishme ose dhe në formën e një gripi relativisht të fortë që kalon brenda 1 deri 2 javësh pa asnjë pasojë. Publikuar ne sot.com.al Lexo më shumë
- 18.04.2020, "Gjendja e pandemisë sot në Shqipëri dhe në Europë", Një vlerësim statistikor-krahasues sipas disa anëtarëve të Komisionit të Matematikës dhe Informatikës
Në Shqipëri rivendosen ritmet e pritshme pozitive të daljes nga pandemia: numri i të shëruarve arrin në 55 për qind të të sëmurëve gjithsej
Në Kosovë, pas një jave ringritje, frenohet ritmi i përhapjes së pandemisë
Ulje në shifra absolute e numrit të të sëmurëve faktikë në shumë vende të kontinentit: listës i shtohen dhe Islanda, Kroacia, Danimarka, Finlanda; Italia dhe Spanja në prag të fillimit të uljes së kurbës
Relacion ditor i E-group-it “Në ndjekje të pandemisë”, që funksionon pranë Akademisë së Shkencave
1. Dita e fundit shenjon disa tregues pozitivë për konfirmimin e fazës së daljes nga pandemia në Shqipëri. Me 9 raste të reja të sëmurësh nga Corona-virus-i gjatë 24 orëve të fundme dhe 19 të shëruar të rinj plus, rivendosen ritmet e pritshme pozitive. Kështu, numri i të shëruarve gjithsej shkon në 55 për qind, përkundrejt numrit të të sëmurëve faktikë, që është 40 për qind, çka përforcon tendencën e uljes së kurbës së të sëmurëve faktikë. Sinjal tjetër pozitiv është frenimi i vatrës së dytë, Shkodrës, pa të prekur të rinj gjatë ditës së djeshme.
2. Ulje të ritmit të shtimit të numrit të të prekurve të rinj pati gjatë ditës së djeshme në tërësi edhe në shkallë botërore dhe europiane. Në gjithë Botën treguesi i rritjes ditore ka qenë në nivelin 4 për qind, nga 4.55 që ishte një ditë më parë. Franca, Spanja, Italia dhe Gjermania patën një rritje nga 1.3 për qind deri në 3.2 për qind. Ky tregues pozitiv u shoqërua me shifra rekord të shëruarish: mbi 6.000 në Gjermani dhe rreth 2.500 në Itali. Me këta tregues Gjermania thellon ritmin e daljes nga pandemia, ndërsa Italia mbërrin në fillimin e uljes së kurbës. Listës së vendeve që gjenden tashmë në fazën e uljes së numrit të të sëmurëve faktikë, krahas Austrisë, Zvicrës, Gjermanisë dhe Shqipërisë, i shtohen dhe Islanda, Danimarka, Kroacia dhe Finlanda.
3. Vendet e Lindjes, si Polonia, Rumania dhe Çekia; si dhe vendet e Ballkanit vazhdojnë të kenë përhapje të kufizuar të pandemisë, me tregues të ulët dhe ritme të kontrolluara përhapjeje, që variojnë nga nën 1 për qind në Greqi deri në 5.8 për qind në Poloni e Bullgari.
4. Në Kosovë, pas një jave ringritjeje, fatmirësisht u frenua ritmi i përhapjes së pandemisë. Gjatë pesë ditëve të fundit shtimi i numrit të të sëmurëve të rinj ditorë ishte me një ritëm 6.9 për qind në ditë, çka flet për një rritje të kontrolluar të shkallës së përhapjes së sëmundjes.
5. Treguesi i vdekshmërisë shkaktuar nga pandemia në rajon mbetet nën 5 për qind. Në nivel botëror ky tregues ka arritur në 7 për qind, ndërsa për vendet e mëdha europiane dhe Britaninë e Madhe kalon mbi 10 për qind. Humbjet në jetë njerëzore gjatë ditës së djeshme vazhduan të ishin të larta, por pritet ulje e tyre. Edhe në Gjermani ky tregues është përkeqësuar, nga 2 për qind në 3 për qind, duke regjistruar numër të lartë të jetësh njerëzore të humbura gjatë tri ditëve të fundit.
- 19.04.2020, "Gjendja e pandemisë sot në Shqipëri dhe në Europë", Një vlerësim statistikor-krahasues sipas disa anëtarëve të Komisionit të Matematikës dhe Informatikës
Shqipëria regjistron rritje të ulët, sipas pritshmërive, të shtimit të të sëmurëve; shërimet në nivel të kënaqshëm
Përhapje tashmë në ritme të stabilizuara në Kosovë
Shenjohet prirje uljeje e numrit të sëmurëve ditorë në vendet kryesore europiane: nën 3 për qind shtimi ditor
Në vendet e Lindjes dhe në ato të rajonit - përhapje e ulët e pandemise dhe ritme rritjeje nën 5 për qind
Relacion ditor i E-group-it “Në ndjekje të pandemisë”, që funksionon pranë Akademisë së Shkencave
1. Gjatë ditës së djeshme në Shqipëri numri i të prekurve nga pandemia u rrit me 2.55 për qind, ritëm që rikonfirmon prirjen pozitive të parashikuar. Për t’u veçuar është fakti që Tirana, epiqendra e pandemisë, rezulton me një ritëm me të ulët, që shkon tek 2 për qind, si dhe fakti që vatra e re e saj, Shkodra, dje zbriti në të njëjtin ritëm. Numri i të shëruarve vazhdon të rritet me ritëm të kënaqshëm, duke mbërritur tashmë në 55.8 për qind të numrit të përgjithshëm të të prekurve.
2. Edhe në nivel botëror, në vatrat e mëdha të sëmundjes dhe në shtetet kryesore europiane sërish u dëshmua ulje në përqindje e ritmit të përhapjes së saj. Në shkallë globale shtimi i të sëmurëve pati rritje me 3.64 për qind, nga 4 për qind raportuar një ditë më parë. Në SHBA ky tregues dje ishte 4 për qind, nga 4.7 ditën e shkuar; kurse në Britaninë e Madhe shtimi i të sëmurëve ra në 5 për qind, nga 5.4 për qind që ishte të shtunën.
3. Në vendet kryesore europiane, si Franca, Gjermania, Spanja dhe Italia përqindja e shtimit të të sëmurëve të rinj ishte vetëm me 1.6 për qind deri në 2.6 për qind. Ndërsa Austria, Zvicra dhe Greqi kanë njohur rritje në kufij minimalë, tek 1 për qind. Me tendence ulje eshte ky tregues dhe në Hollandë e Belgjikë, ku numri i të sëmurëve ditorë u shtua në kufij nën 4 për qind.
4. Në vendet e Europës Qendrore, si Polonia, Rumania, Çekia, Hungaria e Bullgaria, vazhdon një përhapje jo e ndjeshme e pandemisë, me një numër të prekurish prej saj nën 10 mijë veta (që varion nga rreth 900 në Bullgari deri në 9.000 në Poloni), dhe me një ritëm shtimi ditor të tyre nën 5 për qind. Rajoni ynë njeh përhapje më të kufizuar (numri i të prekurve në Mal të Zi - 300 veta dhe 2.200 veta në Greqi), si dhe ritëm shtimi të të sëmurëve të rinj nga 1-5 për qind. Përjashtim bën Serbia, ku regjistrohen 6 mijë të sëmurë, me një ritëm shtimi ditor të tyre në 6-7 për qind.Eshte përmirësuar edhe ritmi i shërimeve: në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë shërimet janë ngjitur gjegjësisht në 33 për qind e 27 për qind, për të shëruarit gjithsej. Në Shqipëri shërimet arrijnë në 55.8 për qind.
5. Kosova, me forcimin e masave kundër përhapjes së pandemisë, gjithashtu ka stabilizuar ritmin e përhapjes së saj në 6-7 për qind ditët e fundme, pas atij ritmi mbi 10 për qind ditë më parë, për të kaluar me tej nën 5 për qind me riforcimin e masave.
- 19.04.2020, Kriza aktuale-globalizmi, problem apo zgjidhje? Analizë nga Akademik Anastas Angjeli, Anëtar i Akademisë së Shkencave
Një nga mësimet e krizws aktuale të pandemisë së koronavirusit, thekson Nobelisti Ekonomisë- Stiglitz, është se do të ndërgjegjësohemi se sa të lidhur jemi në nivel global, shumë më tepër nga sa mendojmë. Jetojmë në një planet të vogël dhe ajo që ndodh në një vend prek edhe pjesën tjetër. Edhe në rastin konkret tw kwsaj krize, e cila shpërtheu në një Provincë të Kinës, tashmë, atë, po e perjeton gjithë Bota. Edhe ne këtu në vendin tonë. Kështu po kuptojme se si kjo krize lokale u shndërrua në krizë globale dhe pasojat tashme janë dramatike, shëndetsore, ekonomike e sociale. Kjo pandemi dhe përballja me pasojat shumëdimensionale të saj, na imponojnë një bashkëpunim ndërkombëtar,një front të përbashkët në shkallë globale. Jo vetëm kaq, por të nxjerrim mësime, të përshtatemi me ndryshimet që po vijnë. Publikuar ne panorama.com.al Lexo më shumë
- 20.04.2020, "Gjendja e pandemisë sot në Shqipëri dhe në Europë", Një vlerësim statistikor-krahasues sipas disa anëtarëve të Komisionit të Matematikës dhe Informatikës
Vendi i të shëruarve ndaj numrit të të sëmurēve në Shqipëri qendron në 56 për qind, pavarësisht ndikimit përkeqësues të vatrës së re në Kurbin
Të dhënat më pozitive deri më tani për përhapjen e sëmundjes sē shkaktuar nga Corona-virus në shkallë botërore: koeficienti i përhapjes së pandemisë zbret në 1 (një)
Në të gjitha vendet kryesore europiane, në SHBA dhe në Britaninë e Madhe, dëshmohet numri më i ulët i humbjes së jetëve njerëzore
Ritme të moderuara në vendet e Europës Qendrore e në rajon
Relacion ditor i E-group-it “Në ndjekje të pandemisë”, që funksionon pranë Akademisë së Shkencave
1. Pas njoftimit të të dhënave për pritjet dhe zhvillimet e pandemisë në 24 orët e fundit edhe në Itali (ora 18 00), rezulton se gjatë ditës së fundme u shenjuan të treguesit më pozitivë deri më tani në shkallë botërore, në Europë dhe tek ne.
2. Duke përjashtuar efektin negativ të një vatre të re në Kurbin, Shqipëria pati një rritje ditore të të prekurve tek rreth 4 për qind. Por përcaktuese për të vlerësuar koeficentin e përhapjes ditore të pandemisë janë Tirana dhe relativisht Shkodra, ku ritmi i shtimit të të sëmurëve ishte gjegjësisht nën 1 për qind dhe nën 3 për qind. E rëndësishme është që përqindja e të shëruarve u rikonfirmua në nivelin 56 për qind. Vatra e re në Kurbin, me gjithë ndikimin e vet përkeqësues, nuk i komprometon pritshmëtitë pozitive të përgjithshme, por tregon se sa i rëndësishëm është respektimi i masave parandaluese për përhapjen e sëmundshmërisë përmes distancimit social. Në vendin tonë, për shkak të përhapjes së kufizuar të pandemisë, çdo vatër e re, sado e vogël, ndikon përkohësisht për keqësimin e ritmit e përgjithshëm të shtimit të të sëmurëve.
3. Në nivel botëror dje u regjistrua rekordi pozitiv i përhapjes së sëmundjes së pandemisë, me 3,15 për qind, prag në të cilin koeficienti i transmetimit të sëmundjes zbret në 1. Për herë të parë numri i të sëmurëve faktikvë në Botë u ul me 2700 vetë gjatë ditë. Ulje e tillë e numrit të të sëmurëve shenjohet për herë të parë edhe në itali. Ditën e djeshme u vërtetua numri më i vogël i jetëve njerëzore të humbura, me 4954 persona të ndarë nga jeta ose me 1500 të vdekur më pak, numri më i vogël që prej 1 prillit.
4. Në të gjitha vendet kryesore eurpiane, si dhe në SHBA e në Britaninë e Madhe, ditën e djeshme u regjistruan më pak humbje njerëzore. Kështu po vërtetohet tendenca pozitive e pritshme.
Indeksi i përhapjes ditore të pandemisë kudo ka pasur ulje. Ky indeks tashmë është nën 2.5 për qind në vende të tilla si Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Austria, Danimarka dhe Portugalia. Në Greqi ky tregues është në nivelin 3-6 për qind. Në Çeki, Rumani, Hungari dhe Poloni ishte në nivel të moderuar për rajonin. Edhe Turqia ka shenjuar rritje tek 4.8 për qind, ndërsa Rusia vashdon me një ritëm të lartë prej 14-16 për qind. Por ndërkohë Rusia raporton nivelin më të ulë të humbjeve, nën 1 për qind.
Këtij relacioni të E-!Group-it "Në ndjekje të pandemisë" i bashkëngjiten dy projeksione sipas përllogaritjeve të prof. Kaciroti-t, projeksione që përditësohen herë pas here, në të cilët parashikohet që përhapja e pandemisë tek ne do të prekë në total nga 617 deri në 934 vetë dhe që humbjet në njerëz do të jenë në kufijtë nga 43 deri në 84 vetë. Ky është një prej modelimeve matematikore të cilit i jrmi referuar në pritshmëritë tona. Siç dihet, numri i të prekurve sot tek ne ka mbërritur në 584. Piku në grafik rezulton më 6 prill (çka dhe ka ndodhur), ndërsa zbritja në zero e të sëmurëve të rinj parashihet në fundin e majit. Parashikimet e mësipëme llogariten me një probabilitet vërtetimi tek 95 për qind.
- 21.04.2020, "Gjendja e pandemisë sot në Shqipëri dhe në Europë", Një vlerësim statistikor-krahasues sipas disa anëtarëve të Komisionit të Matematikës dhe Informatikës
Europa ka hyrë në fazën dalëse prej pikut: vazhdon tendenca e uljes së numrit të të sëmurëve rishtas në Europë e në shkallë botërore
Spanja dhe Italia për herë të parë shenjojnë ulje të numrit të të sëmurëve faktikë
Në ulje numri i humbjeve njerëzore në Europë
Tregues në përmirësim në Ballkan: nga sheshimi i kurbës drejt rënies së pandemisë në thellim të uljes
Në Shqipëri vazhdojnë prirjet pozitive për daljen nga pandemia, pavarësisht ndikimit për keq të ndonje së vatre te re
Relacion ditor i E-group-it “Në ndjekje të pandemisë”, që funksionon pranë Akademisë së Shkencave
1. Indeksi i rritjes ditore të numrit të të sëmurëve të rinj rezultoi me tendence uljeje edhe gjatë ditës së djeshme si në shkallë botërore, ashtu dhe në Europë, duke u dëshmuar gjegjësisht 3 për qind dhe 2 për qind, çka tregon qartë se kontinenti ynë është futur në fazën e daljes nga piku.
2. Edhe humbjet në jetë njerëzore kanë shenjuar ulje. Dje pati rreth 5 mijë veta të ndarë nga jeta në total, 2-3 mijë me pak se ditë më parë. Në Europë humbjet qenë rreth 2.600, me një ulje prej një mijë, krahasuar me ditët e mëparshme.
3. Spanja dhe Italia për herë të parë patën dje ulje të numrit të të sëmurëve faktikë. Kjo sepse vazhdoi ulja në përqindje e rritjes ditore të të sëmurëve në tërë vendet kryesore europiane, si dhe prej tendencës pozitive në numrin e të shëruarve. Në Spanjë, Itali, Gjermani, Francë, Austri, Zvicër, Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë numri i të sëmurëve të rinj u shtua me më pak se 1.6 për qind. Në Belgjikë, Hollandë, Portugali, Poloni, Rumani, Çeki, Hungari, Slloveni ky tregues ishte nën 3.5 për qind.
4. Edhe në rajonin tonë u regjistruan tregues të përmirësuar. Përveç Serbisë, që pati një shtim të të sëmurëve ditorë me 4.9 për qind dhe Bullgarisë me 3.9 për qind, tërë vendet e tjera (Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, Mali i Zi, Maqedoni Veriore dhe Greqi) patën rritje minimale. Kështu, Kroacia forcon daljen nga pandemia dhe Mali i Zi gjithashtu. Në Bosnje e Hercegovinë dhe në Maqedoninë Veriore për herë të parë ulet numri i të sëmurëve faktikë, ndërsa Greqia dhe Sllovenia sheshojnë kurbën, për të filluar zbritjen.
5. Në Shqipëri të dhënat e ditës së djeshme provojnë se po vazhdojnë prirjet pozitive për daljen nga pandemia, referuar treguesve në qendrat kryesore, si dhe numrit të të shëruarve në ditë. Këto të dhëna kanë ndonjë luhatje herë pas here për shkak të shfaqjes së disa vatrave të reja, si Kurbini dhe Kruja këto ditët e fundit. Në qytetet e mëdha numri i të shëruarve konfirmohet në shkallë të lartë: sot ai ishte 62.5 për qind në Tiranë, 94.7 për qind në Korçë, mbi 80 për qind në Durrës, Lezhë, Elbasan e Vlorë dhe 56.6 për qind në shkallë vendi. Kjo tregon që ecuria e treguesve të përgjithshëm të pandemisë është sipas pritshmërive. Treguesi më pozitiv është që përqindja e humbjeve në jetë njerëzore ka zbritur në 4.28 për qind, nga 5.7 për qind relatuar dy javë më parë. Frenimi i vatrës së Krujës dhe Kurbinit do të përforcojë efektet pozitive të prirjes së përgjithshme në kontrollin dhe përballimin e pandemisë.
- 22.04.2020, "Gjendja e pandemisë sot në Shqipëri dhe në Europë", Një vlerësim statistikor-krahasues sipas disa anëtarëve të Komisionit të Matematikës dhe Informatikës
Në shkallë botërore dje regjistrohet numri rekord i të shëruarve në një ditë
Vendet e kontinentit gjenden në fazën e daljes nga piku dhe të kalimit në atë të mbylljes së pandemisë
Numri tërësor i të shëruarve në Europe përbën mbi 25 për qind të të prekurve gjithsej: rekord i ri pozitiv në Itali, mbi 2700 të shëruar në 24 orët e fundit
Të gjitha vendet e rajonit kanë hyrë në fazën e uljes së numrit të të sëmurëve faktikë; edhe në Greqi dje për herë të parë më pak të sëmurë
Në Shqipëri - rritje minimale e numrit të të sëmurëve në Tirane e në tërësi, vatra e re e Krujës ndal uljen e numrit të të sëmurëve faktikë
Relacion ditor i E-group-it “Në ndjekje të pandemisë”, që funksionon pranë Akademisë së Shkencave
1. Në Europë dhe në shkallë botërore edhe gjatë 24 orëve të fundme treguesit e rritjes ditore të numrit të të sëmurëve për shkak të përhapjes së Corona-virus-it vazhduan të jenë në ulje. Shtimi i tyre në shkallë botërore u regjistrua në nivelin 3 për qind; në SHBA - 3.27 për qind dhe në Europë - 2.4 për qind. Ndërsa numri i të shëruarve, 43.896 persona brenda ditës në tërë Botën, përbën një rekord pozitiv.
2. Me një ritëm rritjeje ditore prej më pak se 3 për qind, që vazhdoi edhe dje në Europë, kontinenti ynë gjendet në fazën e daljes nga piku dhe të kalimit në fazën e mbylljes së pandemisë, ecuri qe do të kushtëzohet nga numri i të shëruarve ditë pas dite. Në një shumicë vendesh europiane numri i të shëruarve gjithsej ka kaluar mbi 25 për qind. Ndër to, me numrin më të lartë të të shëruarve janë: Islanda me 82 për qind, Austria me 75.8 për qind; Zvicra me 68,6 për qind; Gjermania me 67 për qind, Danimarka me 64 për qind. Edhe tri shtetet e mëdha, epiqendra të pandemisë, e kanë kaluar tashmë kufirin e 25 përqindëshit: Spanja, Italia dhe Franca kanë gjegjësisht nivelin 40 për qind, 28 për qind dhe 25 për qind. Italia shenjoi një nivel rekord të derimëtanishëm, me mbi 2700 të shëruar në ditë.
3. Të gjitha vendet e rajonit kanë hyrë në fazën e uljes së numrit të të sëmurëve faktikë, përveç Sllovenisë. Edhe Greqia, që pati një rritje prej 6.9 për qind, jashtë ritmit normal, ndërkohë regjistroi numrin më të lartë të të shëruarve. Në Greqi dje për herë të parë numri i të sëmurëve u ul me 160 vetë.
4. Shqipëria, për të dytën ditë radhazi, regjistron rritje minimale të numrit të të sëmurëve në tërësi dhe në qytetet e mëdha. Ritme optimiste edhe në numrin e të shëruarve të rinj, pavarësisht efekteve negative të një vatre të re të sëmundjes. Pikërisht kjo ka bërë që, megjithëse Shqipëria nivelin e të shëruarve e ka në kufirin 56 për qind, ndërkohë që në vendet e rajonit ky tregues luhatet në 22-44 për qind, ditët e fundit të mos ketë ulje të numrit të të sëmurëve faktikë.
- 23.04.2020, "Gjendja e pandemisë sot në Shqipëri dhe në Europë", Një vlerësim statistikor-krahasues sipas disa anëtarëve të Komisionit të Matematikës dhe Informatikës
Një vështrim mbi ecurinë e pandemisë, përhapjen dhe përballimin e saj në vendin tonë gjatë javës së fundit
Në kontrast me rajonin, Shqipëria ka përqindjen më të lartë të numrit të të shëruarve, por edhe të rritjes ditore
Në Europë dhe në shkallë botërore është forcuar tendenca e uljes së numrit ditor të të sëmurëve të rinj
Shumica e vendeve europiane kanë hyrë në fazën e daljes nga pandemia
Kosova, pas disa luhatjesh dhe situatash me hope, tashmë me tregues të përmirësuar
Relacion ditor i E-group-it “Në ndjekje të pandemisë”, që funksionon pranë Akademisë së Shkencave
1. Periudha njëjavore, sa i takon gjendjes së përhapjes dhe përballimit të pandemisë së shkaktuar nga Corona-virus-i, në vendin tonë karakterizohet nga: a). Frenimi i vatrës së re në Shkodër; b). Rihapja e një vatre tjetër ne Krujë; c). Rritje minimale e të sëmurëve ditorë në qarqet dhe qytetet e tjera; d). Ritëm i kënaqshëm i të shëruarve në shifra absolute; e). Ulje e treguesit të vdekshmërisë; f). Ringritje e numrit të të sëmurëve faktikë, por ndërkohë ulje e numrit të pacientëve në terapi intensive
2. Shprehur përmes shifrash dhe statistikash, këto prirje dëshmohen në faktet e mëposhtme: a). Tirana ka pasur një rritje mesatare ditore të numrit të të sëmurëve të rinj me 1.33 për qind (me gjithë “hopin” e ditës së fundit); b). Në Shkodër rritja ditore e numrit të të sëmurëve të rinj ka qen me një mesatare prej 3 për qind, me tendencë të qartë uljeje (pas një jave me 8.6 për qind rritje në ditë); c). Në qarqet e tjera ky tregues ka qenë nga zero deri në 1 për qind; d). Në qarkun e Durrësit, ku përfshihet edhe Kruja, numri i të sëmurëve është rritur me 13 për qind në ditë; e). Për shkak të shfaqjes së vatrave të reja, Shqipëria ka njohur gjatë javës një rritje ditore me 3.58 për qind, ndryshe nga pritshmeritë dhe nga rritja e këtij treguesi në qendrat kryesore, sipas të cilave ne shkallë vendi rritja do të ishte tek 2 për qind.
3. Megjithatë, ritmi i lartë i rritjes së numrit të të shëruarve, me mesatarisht 15 veta në ditë, ka sjellë që përqindja e të shëruarve të shkojë nga 53.4 për qind në 58 për qind, kundrejt numrit të të prekurve gjithsej. Njëherësh indeksi i vdekshmërisë ka zbritur në 4 për qind. Kështu, Shqipëria, në kontrast me rajonin, ndonëse ka përqindjen më të lartë të numrit të të shëruarve (Kroacia është e dyta, me 44 për qind) dhe ndonëse filloi e para uljen e numrit të të sëmurëve faktikë, këtë javë pati ringritje, ndërkohë që vendet e rajonit: Kroacia, Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Greqia, vazhdojnë uljen e numrit të të sëmurëve faktikë, si dhe shenjojnë një rritje nën 2,3 për qind. Kosova, pas një periudhe me hope, dy ditët e fundit ka një rrije mesatare prej 2.5 për qind. Edhe në Serbi e Turqi këto ritme kanë zbritur në nivelin e 3 përqindëshit ditën e fundit.
4. Në tërësi, në Europë dhe në shkallë botërore është shenjuar tendenca e uljes së numrit ditorë të të sëmurëve të rinj. Në shkallë botërore ky tregues u regjistrua në 3.1 për qind, kurse në vendet kryesore europiane nën 2 për qind. Në këto nivele kanë zbritur tashmë edhe Belgjika e Hollanda. Humbjet njerëzore në Europë në shifra absolute dje ishin 120 më pak se një ditë më parë. Por në shkallë globale ka pasur një përkeqësim, për shkak të ndikimit të ritmit ende të lartë në SHBA.
5. Vlerësuar prej shifrave të raportuara, shtimi i numrit të të shëruarve ka qenë në nivel të kënaqshëm. Shumica e vendeve europiane kanë hyrë në fazën e daljes nga pandemia, duke e përmirësuar numrin e të shëruarve gjithsej, me 1-2 për qind më shumë nga dita e mëparshme. Italia shenjoi sërish një numër rekord të shëruarish në ditë, me mbi 2900 veta gjatë ditës së djeshme.
- 24.04.2020, "10 mësime nga kriza Covid-19" - Analizë nga Akademik Anastas Angjeli, Anëtar i Akademisë së Shkencave
Një diskutim të gjerë ka përfshirë jo vetëm çështja e Covid-19 si një problem i mjekësisë (pandemik, shëndetësor), por për shkak të pasojave që solli në ekonomi, duke shkaktuar një krizë ekonomike globale, ky debat po zhvillohet fuqishëm edhe në fushën e ekonomisë. Pandemia po vazhdon, kriza ekonomike ka filluar. Shumë mësime dhe përvoja të reja po dalin nga kjo situatë krize komplekse. Ato përfshijnë shtetin dhe politikat e tij, konceptin shoqëror mbi shëndetin dhe natyrisht ekonominë, e cila po përjeton krizën më të rëndë pas “Depresionit të Madh”. Ja disa mësime nga kjo krizë Publikuar ne panorama.com.al Lexo më shumë
- 24.04.2020, "Gjendja e pandemisë sot në Shqipëri dhe në Europë", Një vlerësim statistikor-krahasues sipas disa anëtarëve të Komisionit të Matematikës dhe Informatikës
Rikthim në trendin pozitiv të rritjes ditore nën 3 për qind në Shqipëri
Vendet e rajonit kanë shenjuar tregues të ulët të rritjes ditore të të sëmurëve, ndërsa numri i të shëruarve ka pasur ngjitje
Gjithë vendet europiane, tashmë të gjendura në fazën e daljes, kanë vërtetuar rritje të përqindjes së numrit të të shëruarve gjithsej
Në disa vende europerëndimore numri i të shëruarve e ka kaluar kufirin e 70 përqindëshit.
Vijon në Europë prirja pozitive e rënies në shifra absolute të humbjeve në jetë njerëzore
Relacion ditor i E-group-it “Në ndjekje të pandemisë”, që funksionon pranë Akademisë së Shkencave
1. Gjatë 24 orëve të fundme të dhënat tregojnë se në Shqipëri rritja ditore e numrit të të sëmurëve të rinj qe 2.26 për qind, çka do të thotë rikthim në trendin pozitiv të javës së mëparshme. Vatra e re në Krujë, që përkeqësoi treguesit e përhapjes dhe kontrollit të pandemisë në shkallë vendi ditët e fundit, dje dha një shenjë frenimi e kontrolli.
2. Përveç Kosovës dhe Bullgarisë, që dëshmuan një rritje ditore të numrit të të sëmurëve, gjegjësisht me 6 dhe 7.1 për qind, edhe vendet e rajonit kanë shenjuar tregues të ulët të rritjes ditore të tyre. Shtimi i të sëmurëve në vendet e rajonit dje ishte nën 2.3 për qind, ndërsa numri i të shëruarve njohu shkallë ngjitjeje, me 2-3 për qind më shumë se një ditë më parë. Kështu, në Kroaci përqindja e të shëruarve ndaj numrit të përgjithshëm të të sëmurëve është ngjitur në nivelin 48.8 për qind. Megjithatë, në disa prej këtyre vendeve, ashtu si në vendin tonë gjatë ditëve të fundit, numri të sëmurëve faktikë dje ka pasur rritje.
3. Treguesi i shtimit të numrit të të sëmurëve ditorë në shkallë globale dhe europiane ka qenë në nivelin e ditës së mëpërparshme: rritjet u regjistruan 3.1 për qind në nivel botëror dhe 2.48 për qind në Europë. Vendet europiane, në tërësinë e tyre, vazhduan me një rritje nën 2.5 për qind, që është në nivelin që i përgjigjet fazës së daljes nga pandemia. Gjithë vendet europiane, tashmë të gjendura në këtë fazë, kanë vërtetuar rritje të përqindjes së të shëruarve gjithsej. Në Gjermani, Zvicër dhe Austri tashmë numri i të shëruarve ndaj të sëmurëve e ka kaluar kufirin e 70 përqindëshit. Tendencë pozitive konfirmohet edhe në Itali, ku dje është regjistruar shifra më e lartë ditore e numrit të të shëruarve deri më tani: 3033 pacientë dolën nga pandemia vetëm në 24 orët e fundme.
4. Vazhdoi në Europë ulja e numrit të jetëve njerëzore të humbura, si një nga prirjet më pozitive. Ndonëse në vendet e Europës së Perëndimit shifrat janë ende të larta, është për t’u veçuar se gjatë ditës së djeshme pati 240 të ndarë nga jeta më pak.
5. Izraeli dhe Suedia, dy vendet që kanë bërë zgjedhje dhe kanë ndjekur masa të tjera prej atyre të shteteve të Europës për mënyrën e përballimit të pandemisë, paraqesin këtë situatë: Izraeli gjatë ditës së djeshme pati një rritje prej 2.1 për qind; të shëruarit kundrejt numrit tërësor të të sëmurëve arritën në 38 për qind, ndërsa vdekshmëria mbahet në shkallën nën 1.8 për qind. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 15 mijë vetë. Suedia ka një ritëm ditor rritjeje të të sëmurëve përgjithësisht jo të stabilizuar: dje ishte në nivelin 4.7 për qind; vdekshmëria është rreth 13 për qind, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve rreth 17 mijë.
- 25.04.2020, "Gjendja e pandemisë sot në Shqipëri dhe në Europë", Një vlerësim statistikor-krahasues sipas disa anëtarëve të Komisionit të Matematikës dhe Informatikës
A do të ketë epiqendra të tjera të përhapjes së pandemisë në Botë - një pyetje e pashmangshme për vlerësimin e gjendjes së rreziqeve dhe të kontrollit të saj
Në kontinentin aziatik, në atë afrikan dhe në Amerikën Latine nuk pritet shfaqja e ndonjë epiqendre të re pandemike; gjendje në përmirësim në vendet e Oqeanisë
Në shkallë globale treguesit e përhapjes së pandemisë dëshmuan rritje gati të dyfishuar të numrit të të shëruarve
Në vendet europiane vijoi prirja pozitive, me një rritje mesatare ditore të numrit të të sëmurëve në kufijtë nën 3 për qind
Në vendin tonë pati përkeqësim të treguesve, prej vatrës në Krujë, por përsëri vendi i të shëruarve ndaj të sëmurëve gjithsej qendron në 56.6 për qind (më e larta në rajon) dhe numri i të sëmurëve rëndë vazhdon uljen
Relacion ditor i E-group-it “Në ndjekje të pandemisë”, që funksionon pranë Akademisë së Shkencave
1. Në fazën e tanishme: e cilësuar si “fazë e kalimit në përmbyllje të epiqendrës së pandemisë në kontinentin europian” (me 1.2 milion të prekur), pas mbylljes së epiqendrës aziatike (330 mijë të prekur si Azi) shpërthyer në Kinë dhe vazhduar me Iranin e në Korenë e Jugut; pas frenimit të ritmeve të përhapjes dhe mbërritjes së pikut në SHBA (rreth 930 mijë të prekur); me të drejtë pyetet nëse ka rrezik për ndonjë epiqendër të re në kontinentet e tjera apo në shtete të mëdha.
Në fakt, të dhënat tregojnë se në Azi, pas dominimit të pandemisë në Kinë, në Korenë e Jugut, në Japoni dhe së fundi edhe në Iran, vatra të tjera “të mëdha” të pandemisë nuk ka. Vendi më i prekur është India, e cila raporton vetëm 24 mijë të prekur; pas saj vijnë Pakistani dhe Indonezia, me rreth 11 mijë të infektuar. Vendet e tjera aziatike janë me një numër të sëmurësh nën kufirin e 8 mijë vetave. Edhe ritmi i shtimit të tyre është raportuar “i kontrollueshëm”, çka përforcon argumentin se në këtë rajon nuk pritet shfaqje e ndonjë epiqendre të re të madhe pandemie.
2. Në kontinentin afrikan ka një përhapje të Corona-virus-it me 3-4 mijë të infektuar vetëm në shtetet e Afrikës Veriore si Egjipti, Algjeria e Maroku dhe në Afrikën e Jugut. Nga vendet e tjera afrikane raportohen shifra të ulëta ose s’ka fare informacion, çka nuk flet për rrezikun e ndonjë epiqendre të re.
3. Oqeania ka ruajtur që nga fillimi një përhapje të moderuar të pandemisë. Australia numëron vetëm 6.670 të prekur dhe është në fazën e daljes, si dhe shumë vende të tjera të rajonit.
4. Amerika Latine sot ka rreth 120 mijë të prekur nga pandemia gjithsej, me një trend shtrirjeje të kontrolluar të saj. Shteti më i madh dhe me numrin më të lartë të të prekurve, Brazili, me 51 mijë të infektuar, ka deklaruar prej disa ditësh ulje të numrit të të sëmurëve. Kili gjithashtu ka ulje të numrit të të sëmurëve, pavarësisht ndonjë lëkundjeje.
5. Në shkallë globale dje treguesit e përhapjes së pandemisë kanë dëshmuar rritje gati të dyfishuar të numrit të të shëruarve, që arrijnë në rreth 53 mijë vetë. Ndërkohë numri i të prekurve rishtas u rrit me 3.88 për qind, nga 3.1 për qind ditën e mëparshme. Kjo rritje është për shkak të dyfishimit të numrit të të sëmurëve në Ekuador (me një shtesë prej 11 mijë veta në një ditë); si dhe të rritjes së tyre në përqindje në SHBA, nga 3.7 për qind një ditë më parë në 4.4 për qind dje.
6. Europa vazhdoi trendin pozitiv të ditëve të fundit, duke shenjuar një rritje mesatare ditore të numrit të të sëmurëve në kufijtë nën 3 për qind. Në vendet e mëdha dhe në një shumicë vendesh të tjera europiane ky tregues ishte nën 2 për qind, duke përfshirë edhe rajonin tonë. Franca, për herë të parë që nga përhapja e pandemisë, pati ulje në shifra absolute të numrit të të sëmurëve faktikë. Në katër vendet e mëdha europiane, në vendet e rajonit, si dhe në ato me të avancuarat në fazën e daljes nga pandemia, si Islanda, Luksemburgu, Austria, Zvicra etj. është rritur përqindja e të shëruarve, duke kalur dhe 80 përqindëshin.
7. Në vendin tonë dje u përkeqësuan treguesit e kontrollit të pandemisë, kryesisht për shkak të vazhdimit të përhapjes së saj në Krujë. Kjo vatër e re e ka vonuar me një javë periudhën e daljes së Shqipërisë nga pandemia. Pavarësisht nga kjo, pozitive është që: numri i të shëruarve kundrejt numrit tërësor të sëmurëve qendron në nivelin më të lartë në rajon, me 56.6 për qind; që qendrat e mëdha urbane të vendit, duke përfshirë Tiranën, vazhdojnë të ruajnë një ritëm rritjeje nga zero deri në 1.5 për qind dhe që numri i të sëmurëve në terapi intensive vazhdon uljen.
- 26.04.2020, "Gjendja e pandemisë sot në Shqipëri dhe në Europë", Një vlerësim statistikor-krahasues sipas disa anëtarëve të Komisionit të Matematikës dhe Informatikës
Shqipëria dhe Bullgaria - dy vende me numrin më të ulët të humbjeve njerëzore në Europë në raport me numrin e popullsisë (9 e 8 humbje për një milion banorë)
Treguesit më të rëndësishëm të gjendjes së pandemisë, kontrollit dhe përballimit të saj në përgjithësi në Shqipëri u dëshmuan sipas pritshmërive optimiste
Europa shenjoi numrin më të ulët të shtimit të të sëmurëve në ditë deri më sot, si dhe të jetëve të humbura në një ditë: 380 veta më pak se një ditë më parë
Të dhëna kontrastuese midis vendeve perëndimore dhe atyre të Lindjes e vendeve të rajonit tonë për treguesit e vdekshmërisë: në vendet e Perëndimit treguesit janë disa herë më të lartë
Relacion ditor i E-group-it “Në ndjekje të pandemisë”, që funksionon pranë Akademisë së Shkencave
1. Treguesi i përhapjes së pandemisë në shkallë botërore rikthehet gjatë ditës së djeshme në shkallën 3.2 për qind, pas një “kërcimi” përkeqësues një ditë më parë. Në SHBA numri i të sëmurëve u rrit nën 4 për qind, ndërsa në Europë u shenjua rritja më e ulët deri sot, me 2.2 për qind.
2. Për Europën dukuri tjetër pozitive është vazhdimi në tërësi i trendit të uljes së numrit të jetëve njerëzore të humbura. Dje në kontinentin europian janë regjistruar nën 3.000 jetë të humbura, rreth 380 më pak se një ditë më parë, duke rezultuar numri më i ulët i vdekjeve në ditë deri më tani. Kjo ka ardhur kryesisht prej uljes së tyre në vendet kryesore europiane, si Italia, Spanja dhe Franca, të cilat e kanë kaluar fazën e pikut për humbjet në njerëz, periudhë që e përjetuan përgjatë 2-3 javëve radhazi këtë muaj.
3. Në Shqipëri treguesi i vdekshmërisë ka zbritur në 3.8 për qind. Ky tregues në shumë vende europiane varion nga nën 1 për qind në Islandë deri në mbi 13 për qind në Belgjikë, Itali dhe Francë. Në rajonin tonë vdekshmëria për shkak të pandemisë së Corona-virus-it luhatet nga nën 2 për qind në Serbi dhe Mal të Zi, deri në mbi 5 për qind në Slloveni e Greqi.
4. Sa i takon numrit të humbjeve njerëzore për një milion banorë, edhe për këtë tregues vërehet një kontrast midis vendeve perëndimore dhe atyre të Lindjes e vendeve të rajonit tonë. Shqipëria e Bullgaria kanë treguesin me pozitiv, gjegjësisht me 9 dhe 8 humbje për një milion banorë. Në vendet e Ballkanit vdekshmëria për një milion banorë shkon deri 28. Në Francë, Spanjë e Itali ky tregues varion nga 350 deri në 430, ndërsa në Gjermani e Austri, vendet me indeksin më të ulët në Perëndim, humbjet janë dëshmuar në nivelet 70 e 60 për një milion banorë.
5. Gjatë ditës së djeshme u konturuan qartë specifikat e ecurisë së pandemisë tek ne: a). Një rritje ditore e numrit të të sëmurëve rishtas në kufijtë e 2 përqindëshit në shkallë vendi; b). Rritje minimale në Tiranë e qendrat kryesore; c). Krijimi i një vatre të re në Krujë-Kurbin, e cila po frenohet, por që ndaloi përkohësisht uljen e numrit të të sëmurëve faktikë; d). Ritëm i kënaqshëm shërimesh, çka ka bërë që niveli i të shëruarve të jetë: 62.4 për qind në Tiranë, 54 për qind në Shkodër dhe nga 70 deri qind për qind në qarqet e tjera (ku nuk ka përhapje vatra e re). Pra, treguesit e përgjthshēm janë pozitivë dhe brenda pritshmërive optimiste.
- 27.04.2020, "Gjendja e pandemisë sot në Shqipëri dhe në Europë", Një vlerësim statistikor-krahasues sipas disa anëtarëve të Komisionit të Matematikës dhe Informatikës
Ditë rekordesh pozitive për treguesit kryesorë të gjendjes së pandemisë në Europë dhe në Botë
Regjistrohen tre milionë të prekur nga Corona-virus-i në shkallë globale, por kjo shoqërohet me tregues që dëshmojnë rekorde pozitive, si në uljen e humbjeve njerëzore, ashtu dhe në rritjen ditore të numrit të të prekurve
Mbi 40 mijë të shëruar në Botë, 22 mijë të shëruar në Spanjë
Shqipëria i rikthehet prirjes së uljes së numrit të të sëmurëve faktikë
Shumica e vendeve të rajonit vazhdojnë ecurinë në të njëjtin proces
Relacion ditor i E-group-it “Në ndjekje të pandemisë”, që funksionon pranë Akademisë së Shkencave
1. Dje numri të prekurve nga COVID-19 në shkallë botërore arriti në 3 milionë. Por kjo shifër rekord u shoqërua me një sërë rekordesh pozitive në tregues të tjerë. Për herë të parë numri i humbjeve në jetë njerëzore në ditë ra nën 4 mijë, nga 6-7 mijë deri dje. Rritja e numrit të të sëmurëve në Botë për herë të parë rezultoi nën 3 për qind (saktësisht 2.5 për qind), nën 2 për qind në Europë (saktësisht 1.94 për qind) dhe nën 3 për qind në SHBA (saktësisht 2.76 për qind).
2. Në të gjitha vendet e mëdha europiane u regjistruan rritjet më të ulëta të numrit të të sëmurëve ditorë deri më sot, nga 0.3 deri në 1.3 për qind. Vendet e tjera perëndimore, duke përfshirë Belgjikën dhe Hollandën, patën një rritje nën 2 për qind. Këtij trendi i janë bashkëngjitur dhe Turqia dhe vendet e rajonit tonë. Rritje mbi 2 për qind (në kufijtë 3-4 për qind) kanë pasur vetëm Bullgaria, Kosova, Rumania e Sllovenia, por në tërësi edhe këto janë në përmirësim të trendit të tyre.
3. Edhe numri i të shëruarve në ditë në shkallë globale ka shenjuar një numër ndër më të lartët në botë, me pak mbi 40 mijë. Kjo për shkak të ndikimit të treguesve të Spanjës, cila dje numëroi 22 mijë të shëruar në një ditë, duke e çuar përqindjen e të shëruarve kundrejt të infektuarve gjithsej në 52.7 për qind. Përmirësime ka pasur ky tregues në shumicën e vendeve të përfshira në fazën e daljes nga pandemia, ku bëjnë pjesë dhe pjesa më e madhe e vendeve të rajonit tonë. Në Kroaci të shëruarit kundrejt numrit të të infektuarve gjithsej dje arritën në nivelin 57 për qind, duke iu bashkuar kështu të njëjtit raport si në Shqipëri.
4. Me 1.37 për qind rritje të numrit të të shëruarve, vendi ynë dje i është rikthyer trendit të uljes së numrit të të sëmurëve faktikë. Frenimi i vatrës së Krujës dhe shtimi i numrit të të shëruarve sipas pritshmërive do ta forcojë këtë prirje.
- 28.04.2020, "Gjendja e pandemisë sot në Shqipëri dhe në Europë", Një vlerësim statistikor-krahasues sipas disa anëtarëve të Komisionit të Matematikës dhe Informatikës
Vazhdon ulja e rritjes ditore në Europë, në Botë dhe në SHBA: thyhen rekordet pozitive të një dite më parë
Prirja më pozitive: koeficienti i transmetimit të sëmundjes si mesatare globale po i afrohet njëshit, me tendence zbritjeje nën një
Gjermania, vendi me numrin më të lartë të të shëruarve ndër shtetet e mëdha, me 72 për qind të të prekurve gjithsej; ndërsa në Islandë të shëruarit shenjojnë 90 për qind
Ballkani vazhdon të ruajë trendin më pozitiv në treguesin e rritjes ditore të numrit të të sëmurëve dhe në atë të uljes së numrit të të sëmurëve faktikë Shqipëria përforcon kursin e rikthimit në ritmet optimiste të pritshme për kontrollin dhe përballimin e pandemisë Sipas parashikimeve të përditësuara të prof. Kacirotit, (bashkëngjitur grafikët e përditësuar)tek ne konfirmohet nivel i ulët vdekshmërie nga Covid-19 (10 jetë të humbura për një milion banorë); si dhe që faza e pikut dhe ajo e mbylljes së pandemisë.
Relacion ditor i E-group-it “Në ndjekje të pandemisë”, që funksionon pranë Akademisë së Shkencave
1. Gjatë ditës së djeshme vazhdoi trendi zbritës i përqindjes së rritjes ditore të numrit të të sëmurëve të rinj në shkallë botërore, në Europë dhe në SHBA. Në gjithë Botën dje u regjistrua rritja ditore më e ulët e këtij treguesi deri më sot, 2.3 për qind. Në Europë rritja u dëshmua me 1.9 për qind, lehtësisht më i ulët krahasuar me ditën e shkuar, ndërsa në SHBA zbriti në 2.35 për qind. Vlen të theksohet se këto nivele rritjeje ditore tregojnë se koeficenti i transmetimit të sëmundjes po i afrohet njëshit me tendence nën një, jo vetëm në Europë, por dhe si mesa tare globale. Ky është një tregues i qartë i mbërritjes në fazën e fillimit të daljes nga piku në nivel botëror.
2. Rreth 20 vende europiane janë tashmë qartazi në fazën e uljes dhe të mbylljes së pandemisë. Vendi me treguesit më të avancuar ndër shtetet e mëdha të Europës së Perëndimit është Gjermania, ku numri i të shëruarve ndaj të sëmurëve gjithsej sot kapërcen mbi 72 për qind. Ndërsa në Islandë ky tregues është tek 90 për qind, e ndjekur nga Luksemburgu, Austria, Zvicra, Danimarka dhe Finlanda, që e kanë këtë tregues nga 82 deri në 68 për qind.
3. Rajoni ynë vazhdon të ketë një trend më pozitiv si në rritjen e numrit të të shëruarve, ashtu dhe në nivelin e rritjes ditore të të sëmurëve të rinj, krahasuar me mesataren europiane dhe me rajonet e tjera. Dje ky tregues, referuar rajonit në tërësi, ishte nga 0.5 për qind deri në 2 për qind. Bëjnë dallim Serbia me 2.89 për qind, Bosnje e Hercegovina me 3.2 për qind dhe Bullgaria me 4.8 për qind.
4. Shqipëria, me të dhënat e vërtetuara gjatë ditës së djeshme, me një shtesë të numrit të të sëmurëve rishtas prej 2 për qind, ka përforcuar kursin e rikthimit në ritmet optimiste të pritshme për rikalimin në fazën e uljes së sëmundshmërisë prej Corona-virus-it. Ky indeks rritjeje u shoqërua me nivele akoma më të moderuara në qendrat kryesore; me frenimin e vatrës së Krujës dhe me vazhdimin e një ritmi të mirë në numrin e të shëruarve në ditë.
- 30.04.2020, "Gjendja e pandemisë sot në Shqipëri dhe në Europë", Një vlerësim statistikor-krahasues sipas disa anëtarëve të Komisionit të Matematikës dhe Informatikës
Në të gjitha vendet europiane janë regjistruar tregues të ulët të rritjes ditore të sëmundshmërisë për shkak të Corona-virus-it
Në mbi 22 shtete të kontinentit tonë vazhdoi ulja e numrit të të sëmurëve faktikë krahasuar me ditët e mëparshme
Numri i të shëruarve gjithsej ndaj numrit tërësor të të sëmurëve në vendin tonë u dëshmua me ngjitje, deri në 61 për qind
Me gjithë një rritje ndaj nje dite më parë, në shkallë botërore dhe në SHBA treguesi i shtimit ditor të të sëmurëve ishte në nivel të pranueshëm
Humbjet në jetë njerëzore, me rreth 6500 vetë - tregues i rëndësishëm i përkeqësuar për të dytën ditë radhazi në shkallë globale
Relacion ditor i E-group-it “Në ndjekje të pandemisë”, që funksionon pranë Akademisë së Shkencave
1. Gjatë ditës së djeshme në Europë vazhdoi trendi pozitiv i shtimit të të infektuarve të rinj në nivelin nën 2 për qind në ditë. Në vendet e mëdha të kontinentit (Francë, Itali, Gjermani e Spanjë) shtimi ditor i të sëmurëve dje ishte gjegjësisht 0.3 për qind, 1 për qind, 1.1 për qind dhe 2 për qind.
2. Në tërësi të gjitha vendet europiane kanë regjistruar tregues të ulët të rritjes së sëmundshmërisë, veçanërisht vendet e rajonit tonë, në të cilat ky tregues dje ishte nga 0.4 për qind deri në 3.4 për qind. Përjashtim bëjnë Ukraina, Bosnja e Hercegovina, Rusia dhe Bjellorusia, me përqindjet respektive të shtimit të të sëmurëve ditorë me 4.8 për qind, 5.8 për qind, 6 për qind dhe 7.9 për qind. Vlen të theksohet se Rusia shenjoi ditën e djeshme nivelin më të ulët të rritjes ditore të të sëmurëve deri më tani.
3. Shkalla e ulët e rritjes së të sëmurëve të rinj në Europë, e shoqëruar me një ritëm pozitiv të shtimit të të shëruarve, ka bërë që në 22 shtete europiane të vazhdojë ulja e numrit të të sëmurëve faktikë. Shumica e vendeve europiane vërtetuan rritje të numrit të të shëruarve në raport me numrin e të prekurve gjithsej. Kështu, në Spanjë ky raport u ngjit në 57.57 për qind, ndërsa në Gjermani në 76 për qind. Përmirësim të këtij treguesi kanë shenjuar dhe vendet e rajonit. Në Shqipëri të shëruarit gjithsej ndaj numrit tërësor të të sëmurëve arrijnë në 61 për qind, ndërsa në Kroaci - 65 për qind dhe në Mal të Zi - 64 për qind.
4. Rritja e shenjuar dje në vendin tonë për të prekurit e rinj, një rritje me 0.9 për qind, e shoqëruar me një shtim nën 3 për qind në vatrën e Krujës - dëshmi e frenimit të vatrës së re dhe e rikthimit tek ecuria e dëshiruar.
5. Në shkallë botërore dhe në SHBA numri i të sëmurëve ditorë është rritur me një përqindje pak më të lartë se një ditë më parë. Ky tregues gjatë dy ditëve të fundme ishte gjegjësisht 2.6 për qind (nga 2.5 për qind pardje) dhe 2.7 për qind (nga 2.5 për qind pardje), duke rezultuar përsëri në nivel të pranueshëm (nën 3 për qind). Përkeqësim për të dytën ditë radhazi ka pasur numri i humbjeve në jetë njerëzore, i cili është ngritur deri rreth 6.500 në shkallë globale, si rezultat i përkeqësimit të të njëjtit tregues kryesisht në SHBA.
Për më shumë mbi reagimin evropian dhe botëror kundër Covid19, klikoni në linkun: https://allea.org/coronavirus/