Shpallen nominimet e çmimeve shkencore kombëtare për vitin 2017


Juria e çmimeve shkencore kombëtare që jepen nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë (më tej ASHSH), e krijuar me urdhrin nr. 1 datë 08.01.2018, "Për ngritjen dhe përbërjen e jurisë së ҫmimeve shkencore kombëtare vjetore për vitin 2017", pasi shqyrtoi dhe analizoi kandidaturat e paraqitura, në mbledhjen e saj të datës 26 janar 2018:


Vendosi:

I.Të shpallë të nominuar për çmimin shkencor kombëtar vjetor “Eqrem Çabej”, që jepet për studimin më të mirë në fushën e shkencave shoqërore albanologjike, këto vepra:

 

 

II. Të shpallë të nominuar për çmimin shkencor kombëtar vjetor “Petrit Radovicka”, që jepet për studimin më të mirë në fushën e shkencave natyrore teknike, këto vepra:

 

 

III. Të shpallë të nominuar për çmimin shkencor kombëtar vjetor "Për kërkuesin e ri më të suksesshëm në fushën e shkencave shoqërore albanologjike", këto vepra:

 

 

Juria:
Kryetar: Akademik Muzafer Korkuti.

Anëtar: Akademik i asociuar Gjovalin Shkurtaj, përfaqësues i Seksionit të Shkencave Shoqërore e Albanologjike.

Anëtar: Akademik Edmond Pinguli, përfaqësues i Seksionit të Shkencave Natyrore e Teknike.

Anëtar: Akademike e Asociuar Aurela Anastasi, përfaqësuese e SSHSHA të Asamblesë së ASHSH.

Anëtar: Akademik Floran Vila, përfaqësues i SSHNT të Asamblesë së ASHSH-së.

Anëtar: Akademik Dhimitër Haxhimihali, përfaqësues i akademikëve mbi 75 vjeç.

Anëtar: Geron Kamberi, përfaqësues i Agjencisë së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit pranë Ministrisë së Arsirnit.

Anëtar: Ermal Elezi, përfaqësues i Ministrisë së Arsimit.

Anëtar: Prof. dr. Adrian Civici, përfaqësues prej rrjetit të universiteteve private shqiptare “UET", gjegjësisht nga shkencat shoqërore.

Anëtar: Prof. dr. Andrea Maliqari, përfaqësues prej rrjetit të universiteteve shqiptare; gjegjësisht nga shkencat teknike dhe natyrore.

Anëtar: Z. Sokol Gjoka, përfaqësues i Komisionit Kombëtar të UNESCO-s pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Anëtar: Prof. Enver Hysa, përfaqësues i Komisionit Kombëtar të AIESEE.

Anëtar: Andi Rrëmbeci, përfaqësues i Akademisë së të Rinjve pranë ASH-së.