Kozmologjia moderne dhe pafundësia e Leopardi-t

Category: Të reja
Written by Nevila
Hits: 4387

 


U zhvillua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë eventi "Kozmologjia moderne dhe pafundësia e Leopardi-t" (Cosmologia moderna e l'infinito di Leopardi). Eventi, i cili ndërthurte astrofizikën me poezinë "L'infinito" të shkrimtarit italian Giacomo Leopardi, u mbajt në kuadër të programit "Edukimi në Shkencë".


Prof. Pietro Benvenuti dhe prof. Mimoza Hafizi drejtuan prezantimet dhe bisedën me studentët e pranishëm nën moderimin e Ambasadorit italian në Shqipëri, Shkëlqesia e Tij z. Alberto Cutillo. Eventi, i cili ishte i hapur për këdo, pati një numër mjaft të madh pjesëmarrësish dhe shprehje interesi për t'u ndjekur. Pjesëmarrësve gjithashtu iu dha mundësia që nën drejtimin e prof. Hafizit të bënin vrojtime të trupave qiellorë, ashtu si diellit apo hënës.