Rezultatet impresionuese të Shqipërisë dhe çfarë duhet të mbajmë në vështrim nga kjo pandemi

 

Bisedë me:

 

Akademik i as. Prof. Arjan Durrësi*,  anëtar i Komisionit të Matematikës dhe Informatikës në Akademinë e Shkencave, i specializuar, veç të tjerash, në besueshmërine e sistemeve të Inteligjencies Artificiale në Indiana University Purdue University Indianapolis, Sh.B.A

 

 

Akademia e Shkencave, menjëherë pas shfaqjes së Covid-19 në Shqipëri, organizoi grupin “Në ndjekje të pandemisë” me mjekë, gjenetistë, ekonomistë, biologë, matematikanë e fizikanë brenda dhe jashtë vendit, anëtarë të Akademisë, dhe përmes komunikimit arriti që të identifikojë disa nga problemet më të rëndësishme të kësaj pandemie. U mundësua, gjithashtu. edhe hartimi i Buletinit Ditor të shfaqjes së pandemisë në botë dhe në vendin tonë. Këta buletine së bashku me grafikët e hartuar sidomos nga prof. Niko Kaçiroti në SHBA  apo Erida Gjini në Portugali, ndoqën pandeminë, shkallën e përhapjes, infektimit, vdekshmërisë dhe riaftësimit nga ky virus. Me qenë së kjo fazë është quajtur si bishti i pandemisë, pra ka kaluar pjesa më e vështirë e saj, por jo e gjitha, ne zhvilluam një bisedë më tre profesorët Arjan Durrësi, Alban Ylli dhe Genc Sulçebej të cilat do t’i publikojmë në vijim. Sot po botojmë bisedën me Akademikune Asociuar, prof. Arjan Durrësi.

 

 

1. Si mund ta vlerësojmë këte fazë të pandemisë? 

 

Arjan Durrësi:

Shqipëria është një nga shembujt më pozitivë përsa i përket gjendjes së epidemisë. Ka pak raste të reja në disa zona të kuqe dhe ka shumë zona të gjelbra pa raste fare. Dhe numri i vdekjeve eshte minimal.

 

2. Kujt i kushtohet rezultati që arriti Shqipëria në këtë fazë? 

 

Arjan Durrësi:

Mendoj se ky rezultat është kombinim i disa faktorëve. Më e rëndësishme, do të thoja, është mbyllja e shpejtë. Nga studimet që janë bërë koha e reagimit ka qenë vendimtare për mbajtjen e epidemisë nën kontroll, uljen e numrit të vdekjeve, etj. Edhe java a dita ka bërë diferencën në mbajtjen e epidemisë. 

Faktor themelor ka qenë dhe disiplina e popullsisë që ka kuptuar rrezikun dhe i eshte bindur rregullave te reja. Një meritë të jashtëzakonshme kanë edhe ekipet mjekësore që me përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre kanë trajtuar me shumë sukses të sëmurët dhe kanë bërë ndjekjen e kontakteve.  

 

3. Cili është mendimi juaj, si duhet vazhduar me tej?

 

Arjan Durrësi:

Shqipëria me këto pak raste, ka shansin ta zhdukë fare virusin dhe epideminë. Është bërë shumë mirë që vendi është ndarë në zona. Të gjelbrat, pa raste, mund të vazhdojnë jetën e punën normalisht, por duke qenë vigjilent nëse del ndonjë rast. Në zonat e kuqe, me testime, ndjekje kontaktesh, por dhe duke mbajtur distancën fizike, maskat, higjienën, shmangien e grumbullimeve, sidomos në mjedise të mbyllura, rastet mund të çohen në zero dhe të mbahen zero. Shumë kujdes do treguar me udhëtimet ndërkombëtare. Një nga arsyet e ritmeve kaq te larta të pandemisë në botë janë fluturimet e shumta. Kjo do të ishte një fitore e madhe dhe do t’i jepte hov të madh ekonomisë. Uroj të mos ketë dehje nga sukseset, sepse virusi nuk është zhdukur, dhe moskujdesja mund të na kthejë në situatën fillestare. Po ashtu, dhe statuskuoja nuk duhet pranuar, vërtet kemi pak raste, por do synuar zero raste, dhe kjo është plotësisht e arritshme me pak mundim, puna me e madhe është bërë. Eshte sikur të jetë shtepia në zjarr, flakët, pothuajse, janë shuar, por vazhdojnë në një cep. Nuk besoj se do kishte ndonjë zjarrfikës ta linte flakën. O do shuar fare, o do kthehet të djegë shtëpinë. 

 

Po çfarë dimë dhe çfarë duhet të mësojmë nga kjo pandemi?

 

Mendoj që mësimi më i madh nga kjo situatë është ajo që të gjithë e dimë, vlera e shenjtë e jetës njerëzore, dhe që shoqëria duhet të bëjë ç’është e mundur ta mbroje atë. Në Shqipëri u bë zgjedhja e duhur qe me solidaritet të mbroheshin sa më shumë jetë. 

 

Kjo epidemi nxori në dukje edhe disa gabime apo dhe dështime kolosale. 

 

Gabimi kryesor është mospërgatitja për situate te tilla, megjithëse këmbanat e alarmit nuk kanë munguar. Ndërkohë që kemi të detyruar sigurimin e makinës, apo shtëpisë, shoqëria ishte, pothuajse, e papërgatitur për një epidemi të tillë

 

Fatkeqësisht, në disa vende u aplikuan teori jo shkencore si ai imunitetit të turmës, term ky i përdorur në kushte kur ka një vaksinë. Pa vaksinë kjo strategji është jo morale, sepse rezulton në një numër të madh vdekjesh, dhe e pakuptimtë se dhe ekonominë nuk e shpëton dot. Ekonomitë nuk i mbyllin apo hapin qeveritë, por konsumatorët. Psh., në Suedi kanë numër shumë më të lartë vdekjesh në krahasim me fqinjët, por dhe ekonomia u mbyll realisht, megjithëse jo në letër. 

 

Deshtime të tjera janë modelet e gabuara statistikore që rezultojnë me gabime të mëdha. Po ashtu, vështirësitë në prodhimin e testeve, maskave, apo me teste me gabime. 

 

Uroj që mësimet nga kjo situatë të na shërbejnë për të ardhmen.

 

4. Si e vlerësoni E-grupin që u ngrit pranë akademisë dhe përvojën e mendimeve që shkëmbyet aty? Ç’mund të bëhet më shumë në të ardhmen me këtë grup?

 Ju jini partizan i perdorimit të maskave. I mbaheni ende kësaj këmbënguljeje?

 

Perdorimi i maskave është themelor në këtë fazë të hapjes. Shembullin më të mirë praktik e dha Guvernatori i NY, z. Cuomo. Nga përdorimi i maskave, tha, infektimi i ekipeve mjekësore është i papërfillshëm në krahasim me popullaten. NY është një nga shtetet më të goditura, por që po e shtypin epideminë. Dhe po bëjnë një fushatë shumë të madhe për maskat

 

Përvoja ime në E-grupin ka qenë shumë e mirë. Nuk e di nëse ndonjë mendim është përdorur në vendimmarrje. Sugjerimi im do të ishte që ky grup të vazhdojë deri sa të zhduket fare virusi.

Gjithashtu, kjo përvojë mund të përdoret për probleme të tjera. Akademia mund të krijojë grupe fleksibel për projekte të ndryshme. Komunikimet on-line do ndihmojnë shumë. Eksperienca e epidemisë tregoi që shumë punë mund të bëhen me shumë më tepër efiktivitet on-line. Akademia, mendoj, që mund ta shrytëzojë këtë eksperiencë dhe shumë punë e aktivitete mund t'i bëjë on-lne. Siç thashë këto grupe mund të jenë fleksibel, edhe të filluar nga vetë anëtarët, dhe duke ftuar bashkëpuntorë. Roli i Akademisë mund të jetë si ombrellë. Sipas rastit, këto grupe mund të prodhojnë rezultate që Akademia mund t'i publikojë, promovojë, e të jenë kontribute të vetë Akademisë.

 

-------------------------------------------

*Arjan Durrësi është Profesor i Shkencave Kompjuterike në Indiana University Purdue University Indianapolis, Sh.B.A. Fushat e tij të kërkimit përfshijnë besueshmërine e sistemeve të Inteligjencies Artificiale, rrjetet e kompjuterave dhe siguria e sistemeve. 

 

Akademisë së Shkencave i shtohen tre anëtarë të rinj.

 

Siç kemi njoftuar më parë në faqen tonë, më datën 21 shkurt 2020, u mblodh Asambleja e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Kjo ishte mbledhja e parë e Asamblesë për këtë vit dhe aty u miratuan disa vendime të rëndësishme që ne i kemi paraqitur në faqen tonë në rubrikën e posaçme. 

Në vijim të reformës së thellë që ka ndërmarrë Akademia dhe në  zbatim të Programit të veprimtarisë për vitin 2020, në një ndër pikat e programit, pikërisht në pikën a) theksohet “Përtëritja e anëtarësisë së Asamblesë së ASH-së me kandidatë të rinj nga radhët e kërkuesve  dhe studiusve më të suksesshëm brenda e jashtë vendit (pika 4/1 e ligjit).  Ndaj në këtë mbledhje të Asamblesë u shqyrtuan propozimet për avancimin e titullit për dy akademikë dhe propozimi për të pranuar si akademikë të jashtëm tre të tjerë.

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Skënder Gjinushi, në paraqitjen që u bëri kandidatëve që kishin kërkuar avancimin në titull dhe duke paraqitur propozimet për pranimin e tre kandidatëve si anëtarë të jashtëm, tha: “Siç është parashikuar dhe në rend të ditës, kjo mbledhje e Asamblesë është thirrur edhe për të votuar për kërkesën e dy anëtarëve të asociuar për avancim në titull dhe për propozimet për pranim të tre kandidatëve si anëtarë të jashtëm.

Meqenëse kandidatët i plotësojnë të gjitha kriteret ligjore e statuore të çertifikuara gjatë procesit nga Komisioni teknik dhe duke qenë se shqyrtimi i tyre ka ndjekur tërë procedurat e parashikuara në Statut, do të vijojmë më tej edhe me këtë pikë të rendit të ditës.

Tani kam detyrimin, kënaqësinë dhe nderin të paraqes para jush kandidaturat e tyre, si më poshtë:

1.Akademiku i asociuar Nestor Thereska kandidon për titullin akademik. Nestor Thereska ka fituar titullin Profesor më 1994 dhe është pranuar si anëtar i Asamblesë e ka marrë titullin akademik i asociuar, më 2008.  Profesor Thereska ka një aktivitet mbi 50 vjet  në fushën e mjekësisë, aktivitet të cilin e ka ushtruar në të gjitha shkallët: si mjek, si drejtues shërbimi klinik, si profesor, si shef katedre, si zëvendësrektor e Rektor i Universitetit të Tiranës. Gjatë kësaj periudhe ai ka një aktivitet të gjerë botues si pedagog e kërkues në fushën e nefrologjisë, eransplantit dhe dializës. Është formuar e specializuar në disa qendra të mirënjohura spitalore-universitare në Itali dhe Francë. Është nderuar me mirënjohjen Oficer i Palmës së Artë Akademike nga Qeveria Franceze.

Referuar kërkesave të parashtruara në Statut, për arritjet e kandidatit pas anëtarësimit si akademik i asociuar,  rezulton se Nestor Thereska, gjatë 12 vjetëve që kanë vijuar, ka një volum bindës botimesh në masë, cilësi e indeksim ndërkombëtar, mbi çka kërkohet në Statut. Cilësinë e rankimin e botimeve të tij e kanë konfirmuar si komisioni i mjekësisë ashtu edhe Seksioni i Shkencave Natyrore e Teknike. Si anëtar i Asamblesë ai ka treguar një shkallë më të lartë kontributi shkencor e profesional, në veprimtari universitare dhe akademike, me drejtim shkencor dhe botime në revista të indeksuara jashtë vendit. Përmbushja e kritereve shkencore prej kandidatit prej pranimit si akademik i asociuar është certifikuar me votim të hapur në komision dhe me votim të fshehtë në seksionin përkatës. Për të gjitha këto arsye, kandidati i plotëson kushtet për të kërkuar votën e kësaj Asambleje për marrjen e titullit akademik. 

2. Akademiku i asociuar Shaban Sinani kandidon për titullin akademik, ka mbrojtur doktoratën në antropologji të miteve në vititn 1998, ka fituar titullin profesor në të njëjtën fushë më 2003 dhe është pranuar anëtar i kësaj Asambleje duke fituar titullin akademik i asociuar më 2017.

Prof. Sinani ka aktivitet të gjerë shkencor në fushën e antropologjisë së etnosit, antropologjisë së identitetit, antropologjisë së besimeve dhe në atë të antropologjisë etnojuridike.  Është autor i mbi 40 veprave monografike të botuar në këto fusha dhe në antropokulturë e studime letrare. Ka dy monografi të botuara në gjuhë të huaj dhe një në proces. Për studimet e tij është nderuar me tituj nderi e shkencorë në Kosovë, në shtetin e Izraelit dhe në Kinë. Prej kohës së pranimit në Asamble i është dhënë titulli doktor honoris causa nga dy senate universitarë.

Pas pranimit si anëtar i Asamblesë, aktiviteti i tij ka qenë në rritje, si në botime ashtu dhe në udhëheqje, konferenca, cikël leksionesh. Gjatë kësaj periudhe ka botuar gjashtë studime monografike të reja, ka mbajtur lëndët e antropologjisë kulturore dhe kurse leksionesh në Poloni, bullgari dhe Kinë. Është autor i mbi 50 artikujve të botuar në gjuhë të huaja. Botimet e kësaj periudhe të  kandidatit Shaban Sinani i tejkalojnë qartazi kërkesat e kriteret e përcaktuara në Statut. Përveç kësaj z. Sinani ka ushtruar edhe detyrën e Sekretarit Shkencor të Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike dhe tani së fundi është zgjedhur nga Asambleja Sekretar Shkencor i Akademisë.

Përmbushja e kritereve shkencore prej kandidatit prej pranimit si akademik i asociuar është certifikuar me votim të hapur në komision dhe me votim të fshehtë në seksionin përkatës. Komisioni teknik ka vërtetuar plotësimin e kritereve teknike. Për të gjitha këto arsye, kandidati i plotëson kushtet për të kërkuar votën e kësaj Asambleje për marrjen e titullit akademik.

3. Kësaj Asambleje të nderuar, me nismën e dy anëtarëve të saj, i është propozuar pranimi si anëtar i jashtëm i intelektualit me veprimtari të gjerë: dirigjent, muzikolog, profesor universiteti brenda dhe jashtë vendit, doktor i shkencave në fushën e tij, mjeshtrit Eno Koço, pinjoll i familjes sё njohur patriotike e Tashkove dhe Koçove. 

Kontributet e Eno Koços janë të mirënjohura për të gjithë ne. Ka drejtuar e dirigjuar për më shumë se dy dekada orkestrën simfonike të RTSH. Ka drejtuar si dirigjent i ftuar orkestra të tjera po aq të njohura për famën e tyre në Itali, Egjipt, Britani dhe vende të tjera. Në vitin 2002 ka mbrojtur doktoratën në specialitetin e historisë së muzikës qytetare. Ka mbajtur kurse të plota leksionesh në Universitetin e Leedsit. Gjatë periudhës së qëndrimit jashtë vendit ka vijuar veprimtarinë e tij profesionale dhe botuese. Është autor i dy monografive të botuara në gjuhën angleze dhe gjashtë veprave të tjera studimore e dokumentare në gjuhën shqipe. Mban titullin Nder i kombit dhe shumë mirënjohje e dekorata të tjera, çmime e diploma nderi, brenda dhe jashtë vendit. 

Profili dhe kontributet e kandidatit të propozuar janë vërtetuar me votim të hapur në komision dhe me votim të fshehtë në seksionin përkatës. Komisioni teknik ka dëshmuar në raportin e tij plotësimin e të gjitha kritereve teknike. Për të gjitha këto, kandidati i plotëson kushtet për t’u votuar nga Asambleja për titullin akademik i jashtëm.

4. Prof. Fioralba Cakoni kandidon për  anëtare e jashtme e Akademisë.

Fioralba Cakoni është propozuar për t’u zgjedhur si anëtare e jashtme nga dy akademikë, konform Statutit të ASH. Fioralba Cakoni mban titullin profesor prej vitit 2010 dhe ka fituar gradën doktor i shkencave në matematikë prej vitit 93, gradë e fituar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe e njohur në Universitetin e Patras.

 Prej vitit 2015 ajo është anëtare e departamentit të matematikës në Rugers University, departament i cili renditet i 16-të në nivel botëror përsa i takon programeve matematike. Kandidatja Cakoni ka punuar në një sërë Universitetesh prestigjioze dhe ka bashkëpunuar me disa të tillë përfshirë këtu Ecole Polytechnique në Francë.

Aktiviteti i saj shkencor është në nivelin më të lartë ndërkombëtar e renditet në fushën e saj si një ndër profesoret më të suksesshme, e klasit botëror.

Këtë e dëshmojnë botimet e saj të cilat përfshijnë 117  publikime, me 1855 citime, sipas Mathscinet e 4249 sipas Google scholar, 4 monografi, pjesëmarrjet aktive mbresëlënëse në konferenca botërore, simpoziume, kolokiume, komisione organizatore aktivitetesh të tilla, zgjedhja si anëtare bordeve editoriale në disa revista shkencore në fushën e saj.

Prof. Cakoni është vlerësuar nga Shoqata Amerikane e Matematikës me çmimin Simons Felloë in Mathematics – 2016 dhe pranuar në Felloë of American Mathematics Society – Class 2019.

Për të gjitha këto Komisioni i Matematikës-Informatikës, dy departamentet dhe seksioni përkatës i kanë dhënë mbështetjen maksimale.

5. Prof. Mira Mezini kandidon për  anëtare e jashtme e Akademisë.

Mira Mezini është propozuar për t’u zgjedhur si anëtare e jashtme nga dy akademikë, konform Statutit të ASH. Mira Mezini mban titullin profesor prej vitit 2002, titull i fituar nё Universitetin Teknik tё Darmshtadit nё Gjermani si dhe ka fituar gradën doktor i shkencave në informatikё  prej vitit 1997, gradë e fituar në Universitetin e Siegen-it.

 Prej vitit 2000 ajo është anëtare e departamentit tё Shkencave Kompjuterike nё Universitetin Teknik tё Darmshtadit. Kandidatja Mezini ka punuar në një sërë Universitetesh prestigjioze dhe ka bashkëpunuar me disa të tillë nё USA dhe nё Britaninё e Madhe. Aktiviteti i saj shkencor plotёson e tejkalon, nё nivelin mё tё lartё ndёrkombёtar kёrkesёn statutore ndaj kandidatёve. Këtë e dëshmojnë botimet e saj të cilat përfshijnë  1 libёr, 20 botime nё revista tё indeksuara me faktor impakti, 180 publikime, ndёr tё cilat 140 artikuj me 8374 citime, sipas google scholar dhe me njё indeks 50 (pika 3) e 4.1), pjesëmarrje tё gjerё nё konferenca ndёrkombёtare, simpoziume, kolojiume, si dhe nё komisione organizatore aktivitetesh tё tilla (pika 4) e 4.1) si dhe antare nё borde revistash tё njohura. 

Pёrveç sa mё sipёr, kandidatja ka edhe njё sёrё veprimtarish, angazhimesh e vlerёsimesh tё tjera tё nivelit ndёrkombёtar. Ndёr to ajo ёshtё anёtare e Akademisё Gjermane pёr shkencat inxhinierike dhe ёshtё vlerёsuar me njё sёrё çmimesh tё rёndёsishme.

Sa mё sipёr, Komisioni i Matematikës-Informatikës dhe seksioni përkatës i kanë dhënë mbështetjen maksimale.

 

Shkenca do të triumfojë në favor të njerëzimit

(Deklaratë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë)

 

 

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka ndjekur prej disa javësh në mënyrë sistematike dhe proaktive situatën e krijuar nga virusi SARS-COV-2 në vendin tonë. 

Akademia e Shkencave, nëpërmjet komisionit të shëndetësisë, është duke shkëmbyer dhe analizuar të dhëna nga burime të specializuara ndërkombëtare, si dhe të dhëna laboratorike, spitalore e epidemiologjike të vendit tonë. Në këtë kontekst, anëtarë të komisionit të shëndetësisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, sikurse prof. Alban Ylli, prof. Arjan Harxhi, prof. Edvin Prifti, prof. Genc Sulçebe, prof. Perlat Kapisyzi etj., që në fillim kanë qenë të përgjegjshëm dhe aktivë për sensibilizimin e opinionit publik e të institucioneve kompetente, për shpërndarjen e informacionit shkencor dhe thjeshtimin e këtij informacioni për popullatën, duke dhënë sugjerimet e duhura për përballimin sa më mirë të pandemisë, si dhe për shkëmbimin e informacionit shkencor me insititucionet më serioze ndërkombëtare.

Mbështetur në informacionin e pasur, shkencor dhe serioz të komisionit të shëndetësisë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë vlerëson t’i drejtohet drejtpërsëdrejti publikut të gjerë, pasi konstaton se Shqipëria tashmë ka hyrë në fazën më kritike të qarkullimit intensiv në popullatë të virusit SARS-COV-2 dhe se masa më efikase në këtë periudhë është izolimi i virusit nëpërmjet kufizimeve sociale e ndërgjegjësimit të çdo individi për respektimin maksimal të tyre.

Për këto arsye Akademia e Shkencave, komisioni i shëndetësisë pranë saj, mbështesin plotësisht masat e marra nga Qeveria e Shqipërisë për të përballuar gjendjen e pandemisë dhe njëherësh nënvizojnë se, në mungesë të tyre, situata do të kishte qenë shumë më e vështirë dhe me pasoja jashtëzakonisht të rënda për shëndetin e popullatës dhe gjithë shoqërinë shqiptare.

Shifrat flasin vetë. Me ecurinë normale të pandemisë sot tek ne do të kishte tashmë mbi 500 të infektuar me SARS-COV-2 nga 146 që kemi tani, në saje të kufizimeve të ndërmarra. Përvoja e vendeve të tjera dëshmon qartë se rritja e infeksionit është deri katastrofike për sa kohë që nuk zbatohen kufizimet e masat sociale, ndërsa pandemia mbahet nën kontroll kur masat respektohen. Ecuria e përhapjes së virusit në 10 ditët e ardhshme varet vetëm prej nesh, me një armë të thjeshtë: 

DUKE RUAJTUR VETEN, TË AFËRMIT E KOLEGËT NGA KONTAKTET E DREJTPËRDREJTA FIZIKE. 

Ngujimi në shtëpitë tona kërkon ndërgjegjësim të gjithsecilit prej nesh për rrezikun e madh që na kanoset si individë, por dhe si komunitet, për të mos përjetuar pësimet e të tjerëve. Këto ditë janë përcaktuese për përballimin e pandemisë me sa më pak humbje njerëzore. 

Akademia e Shkencave, komisioni i saj i shëndetësisë, janë në mbështetje të kolegëve të tyre, të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë të shërbimit shëndetësor, të gjithë atyre që janë në vijë të parë të konfrontimit me COVID-19, të cilëve u drejtojmë një falënderim të veçantë, ashtu si dhe policisë së shtetit, forcave të armatosura, reporterëve dhe punonjësve të tjerë që janë në detyrë dhe i shërbejnë me përkushtim gjithë popullatës në vendin tonë. 

Duke vlerësuar maksimalisht përkushtimin e profesionalizmin e tyre në përballimin e situatës, u bëjmë thirrje gjithë strukturave shtetërore dhe qytetarëve të jenë sa më të kujdesshëm në mbrojtjen e tyre nga infeksioni, duke i ruajtur e pajisur ata në vazhdimësi me mjetet e nevojshme. 

Akademia e Shkencave e komisioni i saj për shëndetësinë vlerësojnë se në vijimësi masat do të duhet të përshtaten me dinamikën e situatës në vend dhe me përvojën ndërkombëtare më të mirë. Për këtë do të bashkëpunojmë me institucionet e specializuara shkencore dhe me kolegët e vijës së parë për marrjen dhe transmetimin e informacioneve dhe të praktikave më të suksesshme. 

Akademia e Shkencave dhe komisioni i saj i shëndetësisë do të punojnë në vazhdimësi për vlerësimin e situatës, duke mbledhur dhe interpretuar çdo informacion në lidhje me SARS-COV-2 që shkakton COVID-19; raportime shkencore dhe përvoja të reja mbi terapitë e mundshme, në mënyrë që t’u japë mundësi shkencës dhe dijes të luajnë rol aktiv në mbështetje të institucioneve qeverisëse dhe të atyre joqeveritare të angazhuara në luftën ndaj pandemisë.

Kjo do të jetë një luftë jo e shkurtër, por shkenca do të triumfojë në favor të Njerëzimit. 

 

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Akad. Skënder Gjinushi

Kryetari i komisionit të shëndetësisë

Akad. Anesti Kondili

Anëtarët e komisionit të shëndetësisë 

Prof. Alban Ylli 

Akad. Anesti Kondili 

Prof. Anila Godo 

Prof. Arjan Harxhi 

Akad. Bashkim Resuli 

Akad. Besim Elezi 

Prof. Edvin Prifti 

Prof. Genc Sulçebe 

Prof. Mentor Petrela 

Akad. Nestor Thereska 

Prof. Perlat Kapisyzi

 

Gjendja COVID-19 në Shqipëri përmes shifrash dhe një parashikim i mundshëm

Vlerësim i Akademisë së Shkencave e cila po ndjek në vazhdimësi tërë problematikën që lidhet me ecurinë e pandemisë tek ne e gjetkë

 

Akademia e Shkencave, në bashkëpunim e kontakte të vazhdueshme edhe me Bashkimin Akademik Europian (ALLEA), nëpërmjet komisioneve të saj dhe njësive të kërkim-studimit, siç janë: komisioni i shëndetësisë, komisioni i matematikë-informatikës, komisioni i biologjisë dhe ai i ekonomisë, si dhe njësitë e nano- dhe bio-teknologjise po ndjek ecurinë e përhapjes së pandemisë dhe problematika që kanë dalë. Secili prej tyre ndjek çështjet e zhvillimit dhe të pasojave të COVID-19 sipas fushave përkatëse të tyre. 

 

Para një jave, komisioni i shëndetësisë, në konsultim me atë të informatikës, tërhoqi vëmendjen se kjo periudhë do të ishte përcaktuese për ecurinë e pandemisë, shkaktuar nga SARS-COV-19 dhe bëri një vlerësim të asaj që pritej. Në vijim, nisur nga të dhënat e javës së fundit, si për përhapjen, ashtu dhe për pasojat dhe trajtimin e pandemisë, vlerësojme se:

 

PËR SHQIPËRINË 

Pritet mbërritja e pikut dhe kalimi në fazën e fillimit të uljes. 

 

Përhapja e pandemisë tek ne ka qenë me një ritëm të moderuar, që mund të konsiderohet nga me pozitivët e mundshëm. Nga rritja 18-19% në ditë, që ishte deri më 26 mars, ritmi ka zbritur në 7 % në ditë. Kjo ulje është prej marrjes në kohën e duhur të masave të kufizimit social dhe respektimit të tyre. Ritmi i shërimeve tek ne është gjithashtu nga më pozitivët, duke arritur deri në 29 % të të rinfektuarve gjithsej, e krahasueshme kjo me Gjermaninë e Danimarkën, gjegjësisht me 28 e 31 %. Ndërkohë ky tregues në Itali është tek 16, 6% dhe në shumicën e vendeve të tjera është nën 10%. 

Këta tregues, të përhapjes së virusit dhe të kurimit, flasin për mbërritje të pikut brenda dy javësh dhe kalimin në fazën e fillimit të uljes. Këto ritme bëjnë të mundur që gjendja të mbahet nën kontoll dhe që situata nga sistemi ynë shëndetësor të jetë e përballueshme. 

Treguesit flasin gjithashtu për një kurim të kujdesshëm e të suksesshëm në tërësi. Por, numri relativisht i lartë i humbjes së jetëve, është një apel për kapjen dhe trajtimin më në kohë e më të kujdesshëm të rasteve të rënda. 

 

KOSOVA DHE VENDET FQINJE

 

Treguesit e ecurise nuk jane te stabilizuar kjo dhe per faktin se numri total i tË prekurve nga Covid - 19 varion nga 561, në Bosnje-Hercegovinë ne 126 ne kosovë. Ritmi me pozitv duket në Kosovë e Maqedoni. Bosnja e Mali i Zi ende nuk kanë kaluar në fazen e rritjes nën 10%

 

EUROPA E SHTETET MË TË PREKURA 

Po fillon faza e vënies nën kontroll 

 

Për javën që shkoi mund të flitet për një frenim të pandemisë, pas një shpërthimi të frikshëm dy javë më parë. Prej 5 ditesh rritja është nën 10 %, çka shënon kalimin në fazën e vënies nën kontoll të përhapjes së pandemisë. Për fat të keq kjo është shoqëruar edhe me rritjen e humbjeve njerëzore, çka vjen edhe nga mbingarkimi i sistemit shëndetësor prej shpërthimit të pandemisë në Spanjë, Francë, Gjermani etj. Tashmë Italia, vatra më problematike dhe më me ndikim tek ne, ka hyrë në javën e arritjes së pikut, sidomos në Lombardi, për të kaluar pastaj në daljen nga pandemia. Rritjet ditore në Lombardi janë prej ditësh në nivelin 4 %. Megjithatë, numri i humbjeve njerëzore është ende shumë i lartë, larg çdo parashikimi për indeksin e vdekshmërisë nga SARS-COV-19. 

 

NË BOTË 

 

Tabloja e përgjithshme është kjo: Kina, Koreja e Jugut dhe Japonia vazhdojnë daljen nga pandemia. Përhapja dhe pasojat më të rënda tanimë kanë qenë në Europë, e cila ka nisur frenimin, siç jemi shprehur. Vatra e re dhe më kryesore tani janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, ku, pas shpërthimit të pandemisë, me ritme rritjeje 30-40 % në ditë, javën e fundit u vërejt një ulje e dukshme. Neë York, që përbën dhe shtetin më të prekur, këto ditë ka kaluar madje në rritjen nën 10 për qind në ditë. 

 

PËRFUNDIME TË PARA 

 

Pandemia po vihet në kontroll. Tek ne faza e kalimit në arritjen e pikut për të synuar më tej fillimin e uljes është ndër më të shpejtat. Por për të ruajtur këtë rezultat është i domosdoshëm respektimi i masave që janë ndërmarrë si dhe shtimi i testeve në gjurmimin e të infektuarëve. Ecuria e deritanishme përputhet me parashikimet. Simulimet e bëra nga anëtarët tanë, këtu apo jashtë vendit, tregojnë se është mundësia të vazhdohet të ecet sipas variantit më të mirë, por edhe varianti maksimal është i përballueshëm. 

 

PËR MË TEJ. 

 

Me shumë interes e shqetësim debatohet për zhvillimet pas kalimit të kësaj vale pandemike. Jo vetëm opinioni, por mbarë komuniteti shkencor e shëndetësor pyet se cila do të jetë strategjia për dominimin e plotë dhe mosrikthimin e pandemisë. 

Për këtë, si një prej masave kryesore, pas mbylljes së vatrave të mëdha, konsiderohet shtimi e deri masivizimi i testeve dhe gjurmimin e të infektuarëv.  Ndaj sot punohet për prodhimin dhe vënien në përdorim të testeve sa më të shpejta, sa më informues e sigurisht sa më të sakta.

Akademia e Shkencave, komisionet dhe njësitë kërkimore të saj do ta vazhdojnë të ndjekin ecurinë e procesit.

Anëtarë tanët ndjekin përvojat e kërkimet për to, madje ka edhe anëtarë që bëjnë pjesë në ekipet kërkimore, të gatshëm të japin informacione më të vyera për këtë rast. 

Paralelisht punohet për përmirësimin e protokolleve e të medikamenteve për trajtimin e sëmundjes, si dhe për uljen e shkallës së transmetimit të virusit nga njëri tek tjetri. Me shumë prioritet e intensitet punohet në qendrat më elitare të shëndetësisë për mundësinë e gjetjes së një vaksine në një kohë sa më të shkurtër. 

Komisionet e Akademisë së Shkencave dhe njësitë pranë saj përpiqen të ndjekin me përparësi zhvillimet dhe të rejat, nëpërmjet kontakteve që kanë me kolegë të tyre dhe janë në konsultim të vazhdueshëm me kolegët e vijës së parë në luftimin e pandemisë. 

Komisionet e Akademisë së Shkencave dhe njësitë pranë saj përpiqen të ndjekin me përparësi zhvillimet dhe të rejat, nëpërmjet kontakteve që kanë me kolegë të tyre dhe janë në konsultim të vazhdueshëm me kolegët e tyre e posaçërisht ,per shkak te funksionit e specialitetit, nepermjet prof. A. Harxhi, prof. P. Kapisyzi të cilët për shkak të detyrës janë edhe në ballë të luftës kundër kësaj pandemie si dhe prof. A. Ylli, G. Sulçebe, E. Prifti,ne komisionin e shendetsise, akad. P. Petro dhe prof. E. Gjini ne komis e mat-informatikes, akad. A. Merkoçi dhe prof. A. Bacu ne komis e biologjise;dhe akad.A. Angjeli e prof. A. Civici, ne komis. E ekonomise cilët në çdo kohë janë të gatshëm të kontribuojnë për informimin e opinionit publik.

 

Linke të domosdoshme për tu informuar për kontributin e shkencës kundër COVID:

 

https://allea.org/coronavirus/

https://www.interacademies.org/59499/World-academies-call-for-global-solidarity-on-COVID19-pandemic

https://www.ingsa.org/covid/contribute/

https://globalyoungacademy.net/gya-covid-19-statement/

https://www.leopoldina.org/en/publications/detailview/publication/coronavirus-pandemie-in-deutschland-herausforderungen-und-interventionsmoeglichkeiten-2020/

https://www.leopoldina.org/presse-1/nachrichten/ad-hoc-stellungnahme-coronavirus-pandemie/

http://aecardiffknowledgehub.wales/2020/03/16/call-for-reviewers-rapid-review-network-for-covid-19/

https://www.samw.ch/en/Ethics/Topics-A-to-Z/Intensive-care-medicine.html

http://www.lma.lt/news/850/645/

https://institution.pan.pl/index.php/443-the-polish-academy-of-sciences-against-covid-19

https://knaw.nl/nl/actueel/nieuws/videoregistratie-bijeenkomst-het-nieuwe-coronavirus

 

Linke të domosdoshme për burime të besueshme informacioni mbi COVID 19:

 

https://www.who.int/emergencies/diseases/novel-coronavirus-2019/global-research-on-novel-coronavirus-2019-ncov

https://ec.europa.eu/info/research-and-innovation/research-area/health-research-and-innovation/coronavirus-research_en#actions

https://www.sapea.info/coronavirus/

https://ec.europa.eu/info/news/european-commission-signs-letter-scholarly-publishing-community-fight-against-coronavirus-2020-mar-30_en

 

Profesor Ismet Elezi sot feston 100-vjetorin e lindjes

 

Akademia e Shkencave uron përzemërsisht dijetarin erudit Ismet Elezi, në ditën e 100-vjetorit të lindjes.

 

 

Me një veprimtari të gjatë prej afro tetë dekadash, Ismet Elezi është një kontribuues i jashtëzakonshëm në disa fusha, para së gjithash në antropologjinë etnojuridike, së cilës i kushtoi dy veprat e tij të jetës: "E drejta zakonore penale e shqiptarëve" dhe "E drejta zakonore e Labërisë". Ismet Elezi është një figurë qendrore e drejtësisë shqiptare jo vetëm si profesor universiteti e formues brezash të tërë, që e kanë admiruar dhe e admirojnë, që me të drejtë krenohen si nxënës të tij. Ai ka një rol të rëndësishëm edhe si veprimtar në sistemin e drejtësisë e në institucione të tjera. Në detyrat që ka ushtruar, me cilësinë e ekspertit, ai ka gjurmën e tij edhe në procesin e ligjbërjes.

 

Për meritat e tij të shquara profesionale, njerëzore e qytetare Akademia e Shkencave i ka akorduar profesor Ismet Elezit titullin e "Nderit" të saj, mirënjohja më e lartë institucionale.

 

Urimi ynë është që profesori ynë i dashur të jetojë gjatë e gjatë, me shëndet të mbarë e mendje të mprehtë, për gëzim të vet, të atij që e mbushi jetën me qëllime të larta, që në vitet e rinisë antifashiste; me suksese të vlerësuara lart brenda dhe veçanërisht jashtë vendit; për gëzim të familjes dhe miqve; të botës akademike shqiptare.

 

Akademia e Shkencave