Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Simpoziumi i XII nderkombëtar i Ruajtjes së Biodiversitetit

 

U zhvillua Simpoziumi i XII nderkombëtar i Ruajtjes së Biodiversitetit dhe Përdorimit të Qendrueshëm për Zhvillimin Rural”, organizuar nga Fondacioni BLEKALB; Akademia e Shkencave e Shqipërisë; Universiteti Bujqësor i Tiranës;Universiteti i Prishtinës, Universiteti Polis; Qendra për Transferimin e Teknologjive Bujqesore Fushë Krujë dhe ajo e Korçës; Universiteti Fan S. Noli; në bashkëpunim me Ministria e Bujqesise Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave; Ministrinë e Mjedisit. Është bërë traditë zhvillimi çdo vit i një evenimenti të tillë që tashmë duhet konsideruar edhe si një mundësi më shumë për të reflektuar mbi arritjet dhe për të diskutuar për punët që na presin dhe që duhet të bëjmë, për të përballuar sfidën për ruajtjen, miradministrimin dhe zhvillimin e biodiversitetit në vendin e rajonin tonë. Në konferenca u mblodhën së bashku kërkues, inovatorë, profesorë, drejtues e zbatues, të cilët i përkushtohen studimit të pasurisë mjaft të çmuar të biodiversitetit; ata që me pasion dhe këmbëngulje punojnë për ta studiuar, ruajtur, zhvilluar dhe përdorur në mënyrën më të mirë të mundshme, këtë pasuri të madhe të vendit tonë; në të ishin edhe përfaqësues të shoqërisë civle, biznesit e politikbërjes si rastin më të mirë për diskutime të thelluara të problematikave të zhvillimit të qendrueshëm të Biodiversitetit. Fjala e hapjes u zhvillua në Ministrinë e Bujqesise Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave si një nga institucionet që drejton politikat në fushën e biodiversitetit bujqësor. Refreimet shkencore u zhvilluan në Akademinë e Shkencave.

Referimet e diskutimet në konferencë përqendruan në Biodiversitetin si një burim i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik e shoqëror. Si i tille, ai duhet të përdoret, por jo të keqpërdoret e për t’i kthyer ato ne shterruese. Nevojat për prodhim, për të plotësuar nevojat ushqimore dhe të jetës, kërkojnë të përdoren gjithnjë e më shumë potencialet e botës së gjallë, bimore e shtazore. Racionaliteti në përdorimin e këtyre potencialeve është domosdoshmëri. Për këtë qëllim duhen gjetur rrugët më të mira e më të sigurta, për ta mbrojtur këtë pasuri, për ta përdorur dhe për ta zhvilluar më tej atë; pra dhe detyrë e kontributit më racional që duhet të japѱ kërkimi shkencor e praktikat prodhuese inovative.

Bashkimi Europian në Programin Horizon-2020 ka vendosur prioritet sigurinë ushqimore krahas shëndetit dhe sigurisë së energjisë, të cilat janë gjithashtu edhe në harmoni me detyrat e plotësimit të realizimit të Strategjisë Kombëtare të Kërkimit, Zhvillimit Teknollogjik dhe Inovacionit një nga programet përparësore eshtë Bujqësia dhe Ushqimi. Në kuadër të nismës së BE-së: “Specializimi inteligjent dhe inovacioni” synonhet që institucionet e arsimit të lartë të luajnë edhe rolin e qendrave të zhvillimit dhe inovacionit rajonal, në përgjigje të nevojave të tij dhe të tregut rajonal të punës nga ku synohet krijimi i bazave për një bashkëpunim të frytshëm ndërmjet strukturave të kërkimit shkencor, agjencive për zhvillimin rajonal, qeverisjes vendore dhe bizneseve të rajoneve përkatëse duke shfrytëzuar e mundësitë dhe hapësirat për projekte të përbashkëta që të ndihmojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të rajoneve.

Në kuadër të këtyre nismave Komuniteti shkencor ka nevojë për mbështetje nga qeveria e struktura të tjera, por nga ana tjetër ajo kurdoherë duhet të ketë parasysh që produkti shkencor të jetë së kërkimit: të jetë i vërtetë, të gjejë zbatueshmëri meprurje innovative për zhvillim, brenda rregullave të etikës, duke justifikuar investimin e bërë për të.

E pra dhe Simpoziumi i sotëm ishte një ndër produktet e përpjekjeve të përbashkëta të pjesëmarrësve për të realizuar gjendjen, problematikat e prioritetet e biodivesitetit: ruajtjes e të përdorimit të qëndrueshm për zhvillimin rural.

Sfida që kemi përpara është e madhe, është sfidë globale. Ndaj dhe përballja e saj mund të arrihet vetëm kur të gjithë të jemi te ndergjegjeshëm në veprimtaritë për kërkim e zhvillim.