Image 1 title

type your text for first image here

Image 1 title

Image 2 title

type your text for second image here

Image 2 title

Image 3 title

type your text for third image here

Image 3 title

Image 4 title

type your text for 4th image here

Image 4 title

Image 5 title

type your text for 5th image here

Image 5 title

Image 6 title

type your text for 6th image here

Image 6 title

Image 7 title

type your text for 7th image here

Image 7 title

Image 8 title

type your text for 8th image here

Image 8 title

Image 9 title

type your text for 9th image here

Image 9 title

Image 10 title

type your text for 10th image here

Image 10 title

Ndahet nga jeta Eric P Hamp

 

 

 

Dhimbje e madhe për albanologjinë: ndahet nga jeta Eric P Hamp


Akademia e Shkencave e Shqipërisë njofton me hidhërim të thellë bashkësinë e studiuesve të botës shqiptare për ndarjen nga jeta në moshën 99-vjeçare të gjuhëtarit të mirënjohur indoeuropeist, ballknolog e albanolog Eric P Hamp.


Eric P Hamp u lind në SHBA në vitin 1920. Ai ishte një nga indoeuropeistët më të shquar të shekullit XX. Gjuha shqipe ka qenë me fat që fitoi vëmendjen e këtij studiuesi të përmasave botërore qysh në fillimet e jetës së tij shkencore, me kërkimet dialektologjike në ngulimin arbëresh të Vaccarizzo-s, që u bënë shkas për të mos e ndarë më shqipen gjatë gjithë jetës në punën e tij shkencore.


Megjithëse për një kohë të gjatë Eric P Hamp dhe studiuesit shqiptarë në Tiranë nuk kishin mundësi për kontakte të drejtpërdrejta, vepra e tij gjithnjë është njohur e vlerësuar. I vlerësuar para së gjithash për kontributet në albanologji, pas viteve 1991 ai u pranua anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe po ashtu edhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.


Eric P Hamp ka një karrierë të gjatë universitare dhe akademike, si profesor në Universitetin e Çikagos dhe si i ftuar për ligjërata shkencore në shumë universitete të botës, duke përfshirë katedrat e albanologjisë në Mynih, në Kozencë, në Palermo e gjetiu. Ai mban titullin “Profesor Emeritus”.


I ndjeri Eric P Hamp është marrë veçanërisht me studimin e gjuhëve të vogla, në kuadër të studimeve krahasimtare në rrafsh indoeuropeistik. Sa i takon gjuhës shqipes, ai ka shkruar një varg artikujsh për etimologji fjalëshs të rralla të saj, për fonetikën historike, për numërorët e shqipe, për vendin e shqipes në rrethin e gjuhëve indoeuropiane e për marrëdhëniet e shqipes me mesapishten, për tiparet ballkanike të gjuhës shqipe dhe sidomos për të folme shqipe të diasporës arbëreshe dhe arvanitase. Kontributet më të rëndësishme të tij janë botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës në librin “Studime krahasuese për shqipen”.


Vepra të tjera të tij në albanologji janë:

1. “On the Arvanitika dialects of Attica and Megarid” (“Të folmet arvanitase të Atikës dhe të Megaridës), 1961;

2. “The Albanian dialect of Mandres” (“E folmja shqipe e Mandrës”), 1965;

3. “Il sistema fonologico della parlata di Vaccarizzo Albanese”, Kozencë - Rende (“Sistemi fonologjik i së folmes së Vakaricit”), 1993;

Përveç artikujve për probleme të veçanta të shqipes, ka shkruar dhe studime përgjithësuese, si “The position of Albanian” (“Vendi i shqipes”), botuar në “Ancient Indo-European dialects” (1966) dhe “Albanian” (“Shqipja”), botuar në “Current Trends in Linguistics”, vëll. 9, 1972.


Disa nga veprat më të njohura të Eric P Hamp-it në indoeuropeistikë janë:

1. “Toward the history of Slavic scholarship”, në Slovene Studies”, 1993;

2. “Indo-European o-grade deverbal thematics in Slovene”, në “Slovene Studies 10/1, 1988;

3. “On the survival of Slovene o-grade deverbal thematics in Resian”, në “Slovene Studies”, 10/2, 1989;

4. “Chronological marriage patterns in Resia”, në ”Slovene Studies” ,10/2, 1989.

5. “On the Indo-European origins of the retroflexes in Sanskrit”, në ”The Journal of the American Oriental Society, October 21, 1996;

6. “Mabinogi and Archaism”, në “Celtica” 23, 1999.


Albanologjia, ballkanologjia, sllavistika, indoeuropeistika dhe fusha të tjera të shkencës gjuhësore përjetojnë sot një humbje të pazëvendësueshme.


U prehtë në paqe shpirti i tij.