30 maj deri 2 qershor 2017, konferenca shkencore ndërkombëtare “BalkanCom”
- Details
- Category: Të reja
- Written by Nevila
- Hits: 26248
Do të mbahet për herë të parë në Tiranë më 30 maj deri 2 qershor 2017, konferenca shkencore ndërkombëtare “BalkanCom” me temë: Angazhimi i rajonit të Ballkanit përmes komunikimit dhe rrjetëzimit.
Qëllimi i konferencës është që të mbledhë së bashku kërkuesit e universiteteve, qendrave të kërkimit dhe të industrisë nga e gjithë bota, me synim rritjen dhe forcimin e potencialit të talenteve të reja të rajonit të Ballkanit në fushën e kërkim-zhvillimit.
Konferenca “BalkanCom” mbështetet nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, ku dhe akad. Arjan Durrësi, anëtar i Asamblesë së Akademisë, do të jetë bashkëdrejtues i konferencës.
Për më tepër vizitoni faqen e konferencës http://www.balkancom.info