Konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

10 nëntor 2022, ora 10.00, në "Tirana International Hotel"

Konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

50-VJETORI I THEMELIMIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

1972 - 10 tetor - 2022

50-VJETORI I THEMELIMIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji

2022 TNT nanoBalkan

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji

Baladat dhe audienca në kohë dhe hapësirë, 1-5 shtator 2022

Akademia e Shkencave dhe Komisioni Ndërkombëtar i Baladave organizojnë Konferencën e 50-të Botërore të Baladave në Tiranë e Gjirokastër

Baladat dhe audienca në kohë dhe hapësirë, 1-5 shtator 2022

“Mitrush Kuteli, shkrimtari, studiuesi, përkthyesi” në 115-vjetorin e lindjes

Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi i akordon Dhimitër Paskos "Nderi i Akademisë"

“Mitrush Kuteli, shkrimtari, studiuesi, përkthyesi” në 115-vjetorin e lindjes

Dekorimi nga Presidenti

Presidenti Meta dekoroi me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” akademikun Anastas Angjeli

Dekorimi nga Presidenti

Presidenti dekoron Akademikun

Presidenti Meta dekoroi me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” akademikun Dhimitër Haxhimihali

Presidenti dekoron Akademikun

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Zhvillohet mbledhja e parë e redaksisë qendrore të “Enciklopedisë shqiptare”

 

 

 

Në përputhje me rregulloren e përbashkët për ngritjen dhe funksionimin e redaksive të “Enciklopedisë shqiptare”; pas zgjedhjes së anëtarëve të redaksisë qendrore në Shqipëri dhe në Kosovë; me kërkesë të Kryesisë së ASHSH dhe të Kryesisë së ASHAK; më 16-17 janar 2023 u zhvillua në Tiranë mbledhja e parë e saj.

 

Mbledhja u hap nga akad. Skënder Gjinushi, kryetar i ASHSH, dhe në vijim nga akad. Mehmet Kraja, kryetar i ASHAK, të cilët vlerësuan frymën konstruktive gjatë gjithë procesit përgatitor, duke përfshirë hartimin e tekstit të marrëveshjes ndërqeveritare, hartimin dhe miratimin e rregullores së përbashkët për funksionimin e redaksive, hartimin e protokollit të përbashkët për modalitetet e ushtrimit të buxhetit, si dhe zgjedhjen e anëtarëve të redaksisë qendrore dhe të dy redaksive vendore. 

 

Dy kryetarët bënë të njohur rendin e ditës. Drejtimi i seancës iu kalua akad. Dhimitër Haxhimihalit, me cilësinë e një prej anëtarëve më të vjetër të redaksisë. Akad. Haxhimihali iu drejtua anëtarëve të redaksisë për të proceduar për zgjedhjen e kryeredaktorit  dhe të zëvendësit të tij, duke vlerësuar si zgjidhjen më të preferuar konsensusin, sipas traditës së krijuar gjatë dy viteve të përgatitjeve për këtë projekt.

 

Me konsensus unanim kryeredaktor i “Enciklopedisë shqiptare” u zgjodh akad. Skënder Gjinushi dhe zëvendëskryeredaktor akad. Mehmet Kraja.

 

Në vijim u mor në shqyrtim rregullorja teknike për mënyrën e funksionimit të redaksisë në pikëpamjen proceduriale. Tekstit të propozuar nga dy kryesitë pas diskutimeve në redaksi iu bënë përshtatje të vogla redaktoriale. Në seancën e parë të datës 17 janar, me miratimin nga redaksia, rregullorja u nënshkrua në mënyrë ceremoniale nga kryeredaktori dhe zëvendëskryeredaktori.

 

Në vijim u miratua përbërja e grupit të punës për hartimin e kritereve shkencore dhe për hartimin e listës së fushave për ngritjen e redaksive të këtij niveli, duke pasur si qëllim një numër mundësisht të njëjtë dhe me emërtime të njëjta ose të përafërta. Në përbërje të këtij grupi u caktuan akad. Mehmet Kraja, akad. Marenglen Verli, akad. Shaban Sinani dhe akad. Fejzulla Krasniqi.

 

Gjithashtu u ngarkuan sekretaritë gjegjëse të redaksisë të propozojnë udhëzuesin e përbashkët për çështje financiare.

 

Gjatë zhvillimit të kësaj seance u mësua lajmi i hidhur se akad. Edi Shukriu u nda nga jeta pas një sëmundjeje të gjatë dhe të pranishmit mbajtën një minutë heshtje.

Në këtë mbledhje morën pjesë edhe anëtarët e dy redaksive vendore.