Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Marrëveshja e bashkëpunimit

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

10 nëntor 2022, ora 10.00, në "Tirana International Hotel"

Konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

50-VJETORI I THEMELIMIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

1972 - 10 tetor - 2022

50-VJETORI I THEMELIMIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji

2022 TNT nanoBalkan

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji

Baladat dhe audienca në kohë dhe hapësirë, 1-5 shtator 2022

Akademia e Shkencave dhe Komisioni Ndërkombëtar i Baladave organizojnë Konferencën e 50-të Botërore të Baladave në Tiranë e Gjirokastër

Baladat dhe audienca në kohë dhe hapësirë, 1-5 shtator 2022

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji nisi me sukses ditën e parë në Tiranë

 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama premton mbështetje të mëtejshme për reformimin e Akademisë së Shkencave:

“Nanoteknologjia në Shqipëri, do të financohen 1.5 mln euro në vit”

 

Falënderon përzemërsisht kryetarin akad. Skënder Gjinushi:

“Akademia e Shkencave nga një hapësirë ku më shumë e mbanin në këmbë të vdekurit sesa të gjallët, sot pikë referimi. Është një proces që s’do kishte ndodhur pa lidershipinin e ri të Akademisë së Shkencave, Gjinushi, i cili si në moshë të re, si në moshë më pak të re, i ra barra të turbulloi ujërat e ndenjura”

 

-Falënderime për dy kryetarët e konferencës, akad. Arben Merkoçin dhe dr. Antonio Correia

***

 

 

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji (TNT2022) e organizuar për herë të dytë në Shqipëri, u mbajt sot në Tiranë në Pallatin e Kongreseve në praninë e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skënder Gjinushi, akad. Arben Merkoçit dhe personaliteteve të politikës shqiptare dhe asaj spanjolle, si dr. Antonio Correia, President i Phantoms Foundation, Spanjë;  Z. Arnau Formiguera, Ambasada e Spanjës në Shqipëri, znj. Frida Krifca, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; znj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit; znj. Keti Luarasi, etj.

 

Akad. Arben Merkoçi, drejtues i qendrës NANOALB në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe profesor në Institutin e Nanoteknologjisë të Katalonjës në Spanjë, bashkëkryetar i Konferencës moderoi veprimtarinë dhe falënderoi për mbështetjen e dhënë kësaj konference nga Qeveria Shqiptare, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, NanoAlb, institucionet shqiptare, qendrat kërkimore në Barcelonë Spanjë ICN2, CERCA dhe Phantoms Foundations, që u mundësua organizimi për të dytin vit këtu në Tiranë. Ai tha se është gjarja më e rëndësishme e nanoteknologjisë!

 

“Faleminderit Kryeministër i Shqipërisë z. Edi Rama që jeni sot këtu. Për të gjithë ne në këtë konferencë, por në përgjithësi për shkencëtarët shqiptarë në përgjithësi dhe veçanërisht komunitetin NANOALB, mbështetja juaj dhe prania juaj sot këtu, me agjendën dhe nevojat tuaja shumë të ngjeshura, Shqipëria do të thotë shumë! Faleminderit shumë!

 

Nanoteknologjia është teknologjia e këtij shekulli dhe kjo konferencë sjell në kryeqytetin e Shqipërisë kaq shumë shkencëtarë, kolegë dhe miq nga e gjithë bota për të treguar përparimet e fundit në kërkimin e tyre dhe aplikimet e nanoteknologjive në fusha të rëndësishme që shkojnë nga shëndeti i qytetarëve tek energjia. , bujqësi, mjedis e më shumë fusha.”, tha ndër të tjera akad. Merkoçi

 

Përshëndeti  dr. Antonio Correia, president i Phantoms Foundation, Spanjë, Kryetar i konferencës.

 

Dr. Antonio Correia falënderoi qeverinë shqiptare për mbështetjen dhe veçanërisht Kryetarin e Aakademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skënder Gjinushin dhe akad. Arben Merkoçin. Ai falënderoi për organizimin grupet kërkimore-shkencorë pjesëmarrëse në këtë konfrenecë dhe për bashkëpunimin me shkencëtarët e shqiptarë dhe të Ballkanit që iu shërbejne kërkimeve aktuale në nano-shkencë dhe nano-teknologji.

 

Z. Arnau Formiguera tha se Ambasada e Spanjës  në Shqipëri i jep mbështetjen e saj institucionale këtij aktiviteti kaq të rëndësishëm, ku organizatorët kryesorë të së cilës janë dy institucione FondacioniPhantoms me qendër në Madrid si dhe ICN2 me seli në Barcelonë.

 

Akad.prof. Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë përshëndeti auditorin me pjesëmarrjen e kërkuesve e shkencëtarëve nga më të shquarit në shkencën e nanoteknologjisë. Ai tha se koordinimi dhe nxitja e zhvillimit të kërkimit shkencor është misioni bazë i Akademisë së Shkencave.

 

Ky mision kthehet në përparësi  për fushat e shkencës më me perspektivë, apo ku diferencat janë më të mëdha, siç janë nano e bioteknologjia te ne, prandaj dhe mbështetja për të ardhmen e tyre përbën aktualisht  sfidën më të madhe të Akademisë së Shkencave.

 

Një model për ne për të realizuar këtë synim është Njësia NanoAlb. Ecuria e saj trivjeçare ka krijuar tashmë bindjen për nevojën e mundësinë për të formuar një qendër rajonale model të kërkimit këtu në Tiranë. Ajo ka treguar se te ne e në rajon tashmë ekzistojnë specialistët për të ndërmarrë një hap të tillë". -tha akad. Gjinushi.

 

“Është koha që rëndësia dhe efektiviteti i zhvillimit të shkencës të shprehen me mbështetje financiare, i shoqëruar me ngritjen e fuqizimin e  strukturave konkrete ku ushtrohet kërkimi shkencor, si qendra e institute,  si investimi më efikas për vet rritjen e nivelit të arsimit të lartë e të ekonomisë, si mjeti më efikas për ndaljen e ikjes së trurit. Vetë Akademia e Shkencave ka konceptuar tashmë ristrukturimin e strukturave pranë saj, ku si synim kryesor ka kthimin e njësive që funksionojnë aktualisht në qendra elitare rajonale të kërkimit shkencor, me përparësi në fushat më me perspektivë për të ardhmen e më me ndikim në zhvillimin e mendimit e të  njohjes, në fushat bazë të dijës siç është nanoshkenca.

 

Një model për ne për të realizuar këtë synim është Njësia NanoAlb. Ecuria e saj trivjeçare nën drejtimin e mikut e kolegut tonë akademikut Arben Merkoçi,  ka krijuar tashmë bindjen për nevojën e mundësinë për të formuar një qendër rajonale model të kërkimit këtu në Tiranë. Ajo ka treguar se te ne e në rajon tashmë ekzistojnë specialistët për të ndërmarrë një hap të tillë.” -tha akad. Gjinushi.

 

Znj. Frida Krifca, Ministre e Bujqësisë  përgëzoi oganizatorët dhe Akademinsë e Shkencave dhe tha se ky kongres përkon me një moment delikat me të cilën pëballet bujqësia në të gjithë globin, ashtu dhe në Shipëri. Kërkimi juaj do të ishte mëse i dobishëm për bujqësinë shqiptare, duke pasur në vëmendje aplikim e nanoteknologjisë në bujqësi.

 

Znj. Krifca pëshëndeti edhe ngritjen e qendrës Nano-Alb në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe tha se gjithë komuniteti i prodhuesve e mirëpret dhe e përqafon këtë nismë.

 

Znj. Evis Kushi, ministre e Arsimit dhe Sportit e vuri theksin tek rëndësia që qeveria i ka dhënë teknologjisë dhe kërkimit shkencor.

 

Kemi rritur buxhetin për kërkimin shkencor me 2.5 herë. Financojmë rreth 1.5 mln euro në vit laboratore dhe mjete për kërkimin shkencor. Këtë vit përmes programit kombëtar të kërkim zhvillimit, kemi mbështetur 4 projekte për biotekonologjinë, ku operohet me instrumenta të nano shkencës. Sapo kemi miratuar ligjin për parqet teknologjike, -tha ministrja Kushi.

 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në fjalën e tij të përshëndetjes falënderoi organizatorët, Kryetarin e Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushin, akad. Arben Merkoçin dhe pjesëmarrësit dhe paraqiti disa nga projektet e e rëndësishme qeveritare që lidhen me të ardhmen e arsimit dhe shkencës në Shqipëri.  

 

Kryeministri Rama tha se një hap tjetër i rëndësishëm që do të ndërmerret është hapja e një qendrës së nanotekologjisë, pasi mjediset fizike janë gati.

 

“Në radhë  të parë, falënderoj nga zemra professor Merkoçin dhe Correia-n, të cilët së bashku janë angazhuar në një rrugë që në fillim dukej si një angazhim utopik, por besoj që në këtë kongres të dytë ndërkombëtar në Tiranë, është një angazhim konkret dhe i konkretizuar me 26 grupe që punojnë nga vende të ndryshme dhe që na japin mundësinë për ta parë plotësisht të realizueshëm hapin tjetër, atë të çeljes së një qendre të nanoteknologjisë; ose më saktë, hapin e futjes së NanoAlb-it në një mjedis pune fizik, që siç ia kam premtuar profesorit (akad. Sjkënder Gjinushit), e kemi gati. Me shumë kënaqësi do t’ju shoqërojmë për ta këqyrur e më pas për të zgjedhur bashkë sasinë e mjedisit të nevojshëm për ta nisur këtë proces. –tha z. Rama.

 

Kryeministri Rama vlerësoi gjithashtu iniciativën e Akademisë së Shkencave, duke vlerësuar dhe kontributin e Kryetarit akad. Skënder Gjinushi për reformimin e Akademisë .

 

“Është një proces që s’do kishte ndodhur pa lidershipinin e ri të Akademisë së Shkencave, Gjinushi, i cili si në moshë të re, si në moshë më pak të re, i ra barra të turbulloi ujërat e ndenjura dhe Akademia e Shkencave nga një hapësirë ku më shumë e mbanin në këmbë të vdekurit sesa të gjallët, është kthyer në pikë referimi, që po hap dyer që dukeshin të pamundura për botën ku Akademia ishte mbyllur.”, tha z.Rama.

 

Kryeministri foli edhe për diplomat shqiptare të barasvlefshme me ato europiane dhe projektin e përbashkët me kryeministrin holandez Rutte! Shqipëria me qendër rajonale në nano-shkencë që pritet të shqyrtohet në takimin e BE që do të mbahet që do mbahet në Pragë, Çeki, në 6 tetor.

 

Përshëndeti konferencën edhe drejtoresha e Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë, Tiranë, znj.Keti Luarasi. ZNJ. LUarasi falënderoi dhe përgëzoi shkencëtarët e ardhur nga rreth 26 vende të botës dhe Akedeminë e shkencave të Shqipërisë për sjelljen për herë të dytë të kësaj konference në Tiranë.

 

Pas fjalëve përshëndetëse dhe një pushimi të vogël, organizatorët dhe pjesëmarësit nisën sesionet shkencore sipas programit në sallat kryesore të Pallatit të Kongreseve, Tiranë.