Konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

10 nëntor 2022, ora 10.00, në "Tirana International Hotel"

Konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

50-VJETORI I THEMELIMIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

1972 - 10 tetor - 2022

50-VJETORI I THEMELIMIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji

2022 TNT nanoBalkan

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji

Baladat dhe audienca në kohë dhe hapësirë, 1-5 shtator 2022

Akademia e Shkencave dhe Komisioni Ndërkombëtar i Baladave organizojnë Konferencën e 50-të Botërore të Baladave në Tiranë e Gjirokastër

Baladat dhe audienca në kohë dhe hapësirë, 1-5 shtator 2022

“Mitrush Kuteli, shkrimtari, studiuesi, përkthyesi” në 115-vjetorin e lindjes

Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi i akordon Dhimitër Paskos "Nderi i Akademisë"

“Mitrush Kuteli, shkrimtari, studiuesi, përkthyesi” në 115-vjetorin e lindjes

Dekorimi nga Presidenti

Presidenti Meta dekoroi me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” akademikun Anastas Angjeli

Dekorimi nga Presidenti

Presidenti dekoron Akademikun

Presidenti Meta dekoroi me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” akademikun Dhimitër Haxhimihali

Presidenti dekoron Akademikun

 

REAGIMI SHKENCOR KUNDER COVID19

Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike miraton kandidaturat për titujt “akademik” dhe “akademik i asociuar” të ASH-së

Presidentja Marjetka Golež-Kaučič përgëzon organizatorët: “Organizim i mrekullueshëm, program i suksesshëm dhe funksional”

 

Përfundoi punimet Konferenca e 50-të Ndërkombëtare e Studiuesve të Baladës, organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe “International Ballad Commission” (KfV)

 

***

 

 

Konferenca e 50-të Ndërkombëtare e Studiuesve të Baladave, e organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe “International Ballad Commission” (KfV), mbylli punimet e saj njëjavore.

 

Seanca e fundme u zhvillua ashtu siç ishte parashikuar, si takim biznesi. U diskutua për mënyrën e organizimit, rezultatet e arritura dhe cilësinë e programit të konferencës së zhvilluar në Shqipëri.

 

Kryetarja e KfV znj. Marjetka Golež-Kaučič shprehu vlerësimet e saj të larta për nivelin e organizimit të konferencës, të cilën e cilësoi të shkëlqyer dhe shumë të suksesshme. Përveç Akademisë së Shkencave si institucion shkencor vendës që përgatiti konferencën; si dhe përveç dy komiteteve shkencorë-organizues: komitetit ndërkombëtar dhe atij shqiptar, presidentja Marjetka Golež-Kaučič çmoi edhe punën e koordinatores ndërmjet institucioneve dr. Olimbi Velaj. Programi që u zhvillua gjatë konferencës ishte plotësisht në funksion të qëllimeve të saj, theksoi ajo. Zgjedhja e Gjirokastrës si qyteti i dytë për zhvillimin e konferencës, njëherësh dhe “qytet i festivaleve folklorike”; po ashtu dhe e Butrintit si qytet antik që tregon vijimin e pandërprerë të historisë së shqiptarëve, gjithashtu qe krejt e frytshme.

 

U konstatua se në konferencë u trajtuan gjerësisht probleme të fondit të baladave dhe këngës popullore shqiptare jo vetëm nga studiuesit vendës, por edhe nga ata arbëreshë. Ishte mjaft domethënëse prania e studiuesve nga Kosova. Znj. Marjetka Golež-Kaučič u konfirmua si presidente e KfV dhe Arbnora Dushi u rizgjodh zëvendëspresidente. Konferenca e 51-të e KfV do të mbahet në Helsinki.

 

Në konferencë paraqitën kërkimet e tyre 60 studiues, të ardhur nga rreth 40 qendra kërkimore, universitete, institute e akademi.

 

Punimet e konferencës zgjatën një javë dhe aktet e saj do të botohen vitin e ardhshëm. Konferenca ndërkombëtare e studiuesve të baladës është e para e zhvilluar në Tiranë. Ajo bashkoi studiues nga më të njohurit në shkallë botërore në këtë fushë.

 

Komiteti organizator:

Prof. Nicola Scaldaferri (University of Milan),

Acad. Francesco Altimari (University of Calabri),

Acad. Vasil Tole (Academy of Sciences of Albania),

Acad. Shaban Sinani (Academy of Sciences of Albania),

Olimbi Velaj, PhD (University of Durrës),

Prof. Dr. Marjetka Golež-Kaučič, Lead Research Associate, Institute of Ethnomusicology, Ljubljana; President of  Kommission für Volksdichtung

 

With asistance from Kommission für Volkdichtung

(Executive Board)

Thomas McKean, PhD

David Atkinson, PhD

Matilda Burden, Prof. Emeritus

Arbnora Dushi, Prof. dr.

Éva Guillorel, PhD

 

Prepared by:

Dr. Olimbi Velaj

Enkelejda Misha