Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Marrëveshja e bashkëpunimit

Nënshkruhet Memorandumit i Mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë Austriake të Shkencave

Konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

10 nëntor 2022, ora 10.00, në "Tirana International Hotel"

Konferencë jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit

50-VJETORI I THEMELIMIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

1972 - 10 tetor - 2022

50-VJETORI I THEMELIMIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji

2022 TNT nanoBalkan

Konferenca Ndërkombëtare e Trendeve në Nanoteknologji

Baladat dhe audienca në kohë dhe hapësirë, 1-5 shtator 2022

Akademia e Shkencave dhe Komisioni Ndërkombëtar i Baladave organizojnë Konferencën e 50-të Botërore të Baladave në Tiranë e Gjirokastër

Baladat dhe audienca në kohë dhe hapësirë, 1-5 shtator 2022

Presidenti Meta dekoroi me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut” akademikun Dhimitër Haxhimihali

 

***

 

 

 

Akademik Dhimitër Haxhimihali u dekorua nga Presidenti i Republikës Ilir Meta me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me propozim të Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

 

Akad. Dhimitër Haxhimihali u vlerësua për  kontributin e tij në një fushë kërkimesh dhe ekspertize pa traditë të mëhershme në vend si kimia industriale dhe ajo mjedisore dhe për veprimtari akademike dhe universitare të pandërprerë për rreth gjashtë dekada.

 

Është themelues e drejtues disiplinash universitare të të gjitha cikleve dhe hartues i lëndëve bazë për formimin e brezave të rinj në teknologjitë e zbatuara të kimisë organike; me merita të posaçme në industrinë e fosfateve; studiues me interesa të gjera në disa disiplina, duke përfshirë terminologjinë gjuhësore të fushës dhe drejtues me merita qytetare e njerëzore të shquara.

 

Akad. Dhimitër Haxhimihali ka kryer dhe drejtuar një varg studimesh në fushën e pasurimit të lëndëve të para fosfatike të vendit, të përpunimit të lëndëve fosfatike në plehra kimike, në fushën e ruajtjes e të mbrojtjes së mjedisit, të prodhimit të pastër etj dhe ka botuar librat “Histori e prodhimit kimik në Shqipëri”,AShSH, 2010; “Kimia Industriale I”, tekst universitar, 2011; “Trajtimi i ujërave të shkarkimeve industriale e urbane”, tekst universitar, 2014 (bashkautor); “Njehsime dhe probleme të kimisë industriale”, tekst universitar, 2015. Gjithashtu ai ka trajtuar gjithashtu çështje të terminologjisë së kimisë në gjuhën shqipe në librin “Fjalor i termave bazë të kimisë: shqip-anglisht, anglisht-shqip”, AShSH, 2019 (bashkautor e bashkëredaktor).

Ka marrë titullin shkencor profesor më 1994.

 

Më 2003 u zgjodh anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe në periudhën 2009 – 2014 ka drejtuar Seksionin e Shkencave Natyrore e Teknike në ASH.

 

Është autor i një vargu tekstesh universitare e monografish. Ka qenë hartues zërash në fushën e kimisë në "Fjalorin enciklopedik shqiptar" (botim i v. 1985), si dhe autor zërash, anëtar i redaksisë së përgjithshme dhe përgjegjës i redaksisë së matematikës, fizikës, kimisë, informatikës për botimin e ri të “Fjalorit enciklopedik shqiptar” (2001–2009).